Wednesday, April 11, 2012


LUTJA APO DUAJA   

 H.Ikballe  Berisha Huduti


Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut, Krijuesit dhe Rregulluesit të botëve. Atij i lutemi të dhurojë paqe e nderim për Pejgamberin Muhamed s.a.a., për familjen e tij të pastër, për shokët e tij besnikë, për imamët e drejtë dhe për të gjithë muslimanët e muslimanet.
            Allahu i Lartësuar në  Kuranin Famëlartë e preferon lutjen si një ndër mënyrat më kryesore të orientimit, si dhe hapin e parë për të bërë lidhjen e njeriut me Krijuesin e tij, prandaj Ai thotë: “Luteni Zotin tuaj me përulje në fshehtësinë e zemrave tuaja. Më të vërtet, Ai i do ata të cilët nuk i kalojnë kufijtë e asaj që është e drejtë. Prandaj , mos e përhapni prapësinë në Tokë pasi që është rregulluar aq bukur. Dhe luteni Atë me frikë dhe shpresë. Me të vërtetë, Mëshira e Zotit është fare afër për kryesit e veprave të mira.  Gjithashtu, në një ajet tjetër,  Allahu na mëson mënyrën se si duhet të lutemi duke na këshilluar:       وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَاَ
“All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata........”  
 Apo ajeti tjetër:
 “Luteni Zotin ose luteni Mëshiruesin. Me cilin emër t’i drejtoheni, Emrat e Tij janë më të bukurit .”
 
Ju pyesim të nderuar miq: a ka diçka që Allahu nuk e ka, e ne e kemi? Është e vërtetë se Allahu i ka të gjitha gjërat, qofshin ato abstrakte apo fizike, ndërsa vetëm një gjë nuk e ka. Ndërkaq ne e kemi dhe e posedojmë si pjesë të jetës sonë. Ajo gjë që ne e kemi, e Zoti nuk e ka, është pra LUTJA. Ne kemi kujt t’i lutemi, ndërsa Allahu nuk ka kujt t’i lutet, sepse Ai është i Vetmi, i Fuqishmi,  Mbizotëruesi i çdo gjëje, andaj lutja për të është e panevojshme dhe Ai nuk ka kujt t’i drejtohet.  
Një ndër ajetet më bindëse për rëndësinë e lutjes tek njeriu është ajeti 186, në suren Bekare (Lopa), si vijon;
 وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُواْ لِي وَلْيُؤْمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
“Dhe kur të të pyesin robërit  e mi për Mua ,Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Prandaj le të kërkojnë përgjigje prej Meje dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.”   
Ky ajet të vë në mendime, se Allahu është Ai i cili  kërkon nga ne, e kërkesa  e Tij varet prej nesh se sa do t’i drejtohemi Atij. Ky ajet kuranor ka zbritur kur një burrë e kishte pyetur Muhamedin – paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij.  - Pashë Allahun, a është afër meje Zoti kur lutem me zë të ulët dhe a është larg kur lutem me zë të lartë?[1] Atëherë, pra, zbriti ky ajet, tema e të cilit është duaja si një mjet lidhës mes njeriut dhe Zotit. Përmes këtij ajeti shfaqet edhe një kuptim i ri: se duaja dhe afrimi tek Allahu janë adhurim. Përmes këtij ajeti, Allahu i Lartësuar i drejtohet Muhamedit s.a.a. se Ai është shumë afër. Si dhe në një ajet tjetër, Allahu na tregon konkretisht afërsinë e njeriut me Të. Kjo afërsi tregohet në suren Kaf, ajeti 16, ku thuhet: “Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet….” 
Në  vazhdim të ajetit 186, të sures Bekare, Allahu xh.sh. na pohon se Ai i përgjigjet lutjes së lutësit “….I përgjigjem lutjes së  lutësit….”  Dhe më pas mund të kuptojmë se përderisa çështja është e tillë, Allahu thotë: “….prandaj le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë. “  Ajo që tërheq vëmendjen në këtë ajet është se Allahu i Madhëruar e ka përmendur Veten e tij shtatë herë dhe robërit e Tij po ashtu shtatë herë.
 Në ajetin e lartcekur përmendet me shumë bindshmëri se lutja është një ndër adhurimet kryesore të njeriut, e jo siç flasin disa smirëkeq nga injoranca duke thënë se lutja është  faktor narkotik, që i largon njerëzit nga veprimtaria, aktiviteti dhe zhvillimi i shoqërisë. Ndërsa psikologët dhe dijetarët islamë na mësojnë se një njeri që nuk e praktikon lutjen përballet me vështirësi të ashpra shpirtërore dhe shoqërore. Shumë klinika psikiatrike, që kanë trajtuar sëmundje të mëdha psikike, pas analizave të bëra kanë ardhur në përfundimin se klientët e tyre, para se të ballafaqoheshin me këto sëmundje mendore, nuk kanë qenë aspak adhurues dhe praktikues të fesë. Nga kjo kuptojmë se njeriu i cili është praktikues i lutjes ka një ndjenjë krenarie, një forcë të papërshkrueshme, si dhe nuk ndihet kurrë i mposhtur.
 Njeriu që falet dhe lutet posedon ndjenjën e krenarisë sepse është gjithmonë me Allahun. Ai ndihet krenar ashtu siç ndihemi ne krenarë kur ecim përkrah një njeriu të mençur e të moralshëm. Njeriu që lutet është i fuqishëm sepse lutja i jep atij fuqi, ashtu si fëmija i vogël që, kur i kanoset rreziku nga qeni, e kap fort dorën e babait të tij. Njeriu që praktikon lutjen është i pamposhtur nga çdo fatkeqësi e jetës dhe nga çdo e keqe që mund ta kaplojë, sepse njeriu i namazit dhe i lutjeve është njeriu i Kuranit, mu ashtu siç na  këshillon Allahu që të kërkojmë shpëtim në durim dhe namaz.
وَاسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلاَّ عَلَى الْخَاشِعِينَ
 “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).  [Surja Bekare, ajeti 45].
            Trupi ka nevojë për shpirtin, shpirti për lutjen, si dhe lutja ka nevojë për Allahun i Cili është el-Muxhib, pra Lutjepranues.  Shpirti është mizor dhe i lig nëse nuk beson se Allahu është el- Gaffar, pra Gjithëfalës. Allahu i Lartësuar është Ai i cili i dha shpresë njeriut mëkatar dhe i tha se është et-Tevvab, pra Pendimpranues. Shpresa dhe kurimi nga çdo brengë dhe pesimizëm gjendet në fjalët e Tij shumë premtuese se Allahu, me të vërtet, i do ata që pendohen dhe pastrohen (Bekare, 222).
Njeriu i urren faktorët të cilët e kanë çuar deri në dhimbje të mëdha shpirtërore. Ai pendohet thellësisht,por në vete gjithmonë ekziston dyshimi se a do t’ia pranojë Allahu xh.sh. pendimin e tij. Prandaj imamët dhe pejgamberët, paqja qoftë mbi ta, na kanë mësuar se si të lutemi.
Përmes lutjeve të Kuranit, që i keni në këtë libër, do ta gjeni veten tuaj  dhe do të ndieni prehje shpirtërore. Të gjithë ajetet, që në vete janë lutje, janë si një çelës i bardhë për shpirtrat e  kërrusur. Të gjitha emrat e Allahut - Esmaul Husna - janë atribute të Zotit që bëjnë mrekulli  dhe ndryshime në jetën tonë. Vlen të përmendim edhe Duanë e Kumejlit, dua e cila është kurora e të gjitha lutjeve ekzistuese. Duaja e Kumejlit përmban në vete jo vetëm lutje, por edhe falënderim, mirënjohje, përgjërime (bën rixha) të lara në lot, e loti është shenjë e asaj se zemrat tona janë të dashura tek Allahu e presin përgjigje të mbarë. E gjithë kjo vërtetohet në një paragraf të Duasë së Kumejlit, që përndryshe është ajeti 62 kuranor, në suren Neml:  
 “Ai që i përgjigjet nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen...”
أَمَّن يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءُ...



Lutja është kurim për mendjen


  Lutja, nëse e ka forcën absolute për dërgimin e qetësisë dhe të bindjes se çdo gjë është e mundshme nga ana e Zotit, e çon në një veprimtari aktive mendjen e njeriut. Prandaj Pejgamberi Muhamed s.a.a ka thënë se: “I pafuqishëm nga njerëzit është ai që nuk është në gjendje të bëjë lutje”; si dhe “lutja është arma e besimtarit, shtylla e besimit dhe drita e Qiellit dhe Tokës.”[2]
 Lutja çon në një lloj lehtësimi shpirtëror dhe nganjëherë e bën shumë të madhe rritjen e ndjenjës heroike dhe guximtare tek shpirti i njeriut. Pra, lutja është një lloj adhurimi, bindjeje dhe nënshtrimi. Nëpërmjet lutjes njeriu e shton më shumë lidhjen me Allahun e Madhërishëm, duke ndikuar në edukimin shpirtëror, mu ashtu siç na mëson Imam Sadiku – paqja qoftë mbi të: “Vërtet te Allahu është një gradë që nuk fitohet me asgjë, veçse me lutje,”[3]  si dhe “Përqafoni lutjen sepse në të është ilaçi për çdo sëmundje.”
Një psikolog i njohur thotë: “Vërtet dija më bashkëkohore, e kam fjalën për dijen e psikologjisë, na mëson po ato mësime të të dërguarve, pejgamberëve. E përse? Sepse doktorët psikiatër e kanë kuptuar se lutja, namazi dhe besimi i fortë në fe, i largojnë faktorët e zemërimit, të frikës dhe të stresit, që janë shkaqet e sëmundjeve tona.”[4]




[1] Mexhmaul Bejan, komentimi i ajetit në fjalë
[2] Usuli Kafij, vëllimi II, fq 220
[3] Usulu Kafij, vëllimi II, fq 338, hithi 3
[4] Ajin Zendegi, në persisht fq 157.

2 comments:

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete
  2. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse doni fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të bëheni të famshëm.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete