Monday, April 16, 2012




LINDJA E BEKUAR E PRIJËSES SË GRAVE TË XHENETIT


Të gjithë muslimanët e botës festojnë ditëlindjen e vajzës së dashur të Pejgamberit Muhamed - paqja e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij. Fatime Zehras selamullahu alejah-paqja qoftë mbi të,  me jetën e saj të shkurtër ndriçoi si një yll flakërues në gjithë shoqërinë.  Ajo ishte një pasqyrim i madhështisë së gruas, ishte një shembull i krijimtarisë së Allahut të Lartësuar.
Pa dyshim, Hazreti Fatimja është shquar si figura më e dashur e fesë, e etikës morale, e virtytit, e kulturës dhe e devotshmërisë. Nuk mund të gjendet  shembull më i bukur, para e pas saj, deri në Ditën e Kiametit. Ne, umeti musliman, krenohemi me virtytet e  Hazreti Fatimes (s.a.). Është e mjaftueshme që i Dërguari i Allahut është babai i saj, është e mjaftueshme që bashkëshorti i saj është Imam Alia (paqja qoftë mbi të), udhëheqësi  më i përkryer i besimtarëve, është e mjaftueshme që Hazreti Fatimja është nëna e Imam Hasanit dhe Husejnit (paqja qoftë mbi ta) si dy personalitete të shquara të dy botëve.
Lindja e bekuar         
 Ishin vitet e para të  predikimit të fesë islame në Gadishullin Arabik, dita e njëzetë e muajit të shenjtë Xhemadul Ahir. Nëna Hatixhe Kubra dhe babai i dashur, Pejgamberi  Muhamed (s.a.a.), shkëlqenin nga gëzimi i lindjes së kësaj vajze të vogël, të veçantë nga të gjitha foshnjat e tjera që kishin më parë. Ishte e veçantë sepse kishte lindje të veçantë, si askush më parë.
Askush nuk dëshironte ta ndihmonte lehonën e ardhshme, Hazreti  Hatixhen (Allahu qoftë e kënaqur me të). Kishin xhelozi  sepse ajo ishte gruaja e mashkullit më të mirë të Medinës dhe  ajo kishte një shtatzënësi të çuditshme si kurrë ndonjëherë. Prania e saj në çdo vend kundërmonte një aromë të këndshme xheneti. Fytyra e Pejgamberit, kur shikonte fytyrën e Hatixhes, jepte një shkëlqim të dyanshëm dhe ndriçonte një dritë e papërshkruar që foshnja e ndiente në trupin e nënës së saj. Mrekullia e Zotit ishte se foshnja fliste me nënën e saj ende pa ardhur në këtë dynja. Shpirtrat e ndienin  shpirtin e vogël. U bashkuan tri drita të papërshkruara për të dhuruar  trashëgiminë e pafund  të imamëve të pagabueshëm.
            Megjithatë, kur iu afrua koha e lindjes, Hatixhes iu largua frika sepse u përgëzua me praninë e katër zonjave të xhenetit, të cilat me butësi, shenjtëri dhe bukuri të papërshkruar hynë në shtëpinë e Ehlul Bejtit (Familjes ë Pejgamberit).
-E para tha: “Unë jam nëna jote, Hava.”
-E dyta tha: “Unë jam Ummi Kulsumja, motra e Musait.”
-E treta tha: “ Unë jamë Asija Bint Muzaim.”
-E katërta tha: “Unë jam Merjemjam, nëna e Isasë.”
- Kemi ardhur të të ndihmojmë! - thanë të gjitha së bashku.
Lindja e Fatimes s.a. ka qenë një lindje e veçantë, sepse ajo nuk ka lindur për të jetuar, por ka ardhur në këtë botë që të mund të  lindë në botën tjetër dhe të jetë lidere e xhenetit me gratë më të çiltra, më të pastra, më të devotshme që e meritojnë praninë e saj.  Allahu ka treguar me qenien, etikën, edukatën, përsosmërinë, sinqeritetin, çiltërsinë, mëshirën, devotshmërinë dhe sakrificën e saj,  se njeriu i thjeshtë nuk mund t’i posedojë të gjitha këto virtyte, përveçse nëse e merr si shembull Hazreti Fatimen (s.a.), babanë e saj Pejgamber, burrin dhe fëmijët e saj lider.
Ajo është lindur nga zanafilla e Dritës, është ngjizur nga trupi i Dritës, ka ardhur në këtë botë  nga duart e Grave të Dritës, është rritur duke e parë dritën e shenjtë të Xhebrailit që fliste me babanë e saj dhe ka jetuar me grimcat e dritës, gjersa është takuar me Dritën më të madhe që ka qenë pjesë e dritës së saj.
Ajo nuk është asgjë tjetër veçse Dritë.
 “Zjarr nuk është, ndoshta dritë është.
 Dritë e dritës, në emër të Zotit Dritë,
 Dritë përmbi drita, dritë mbi të gjitha dritat, është pra Fatimja”

Tiparet dhe virtytet e saj të bekuara

Ngjizja e Fatimes (s.a.) në trupin e nënës Hatixhe ishte një porosi nga Allahu që Ai ia përcolli  të Dashurit të tij, gjersa ai ishte në Miraxh, ndërsa molla e xhenetit që ia dhuroi Meleku Xhebrail  ishte eliksir i dashurisë hyjnore në mes çiftit të mrekullueshëm.
 Fatimja s.a. nuk kishte vëllezër për të lozur me ta, por ajo e donte aq shumë babanë e saj sa që nuk e ndjeu mungesën e vëllait, bile përkundrazi, ajo që nga fëmijëria e saj e ndjeu kënaqësinë dhe  përgjegjësinë se duhej të kujdesej për babanë e saj me një fuqi dhe guxim mashkullor, sa herë që të paraqitej nevoja.
 Duart e saj të vogla shumë herë janë gëzuar, sepse sa herë që hynte  brenda në shtëpi, babai ia puthte me buzë të ngrohta dhe i ledhatonte me mjekrën e tij.  Ato duar të vogla shpesh herë kanë qenë të zëna duke ia pastruar fytyrën e babait,  për t’ia parë shikimin e pikëlluar që i sillnin mushrikët e pandershëm.
 Sytë e saj ishin ngjyrë gështenje. Kur nguliteshin në një vend, ato rrëfenin shumë. Lëkura e bardhë, me një hije të shkëlqyer, ia vinte në dukje vetullat e saj si hëna pesëmbëdhjetëshe. Sytë e saj panë shumë: panë vdekjen e nënës që në fëmijëri, por panë edhe dritën e Xhebrailit kur fliste me babanë e saj. Pejgamberi e mësonte se shikimi i fëmijës  në sytë e prindërve është ibadet (vepër adhurimi), andaj ata babë e bijë ishin si bebëza e syrit të njëri-tjetrit.
Të folurit  e saj që nga fëmijëria ishte i lidhur me zemrën dhe arsyen. Ajo fliste fjalë të shenjta që nga fëmijëria e hershme, pasi ishte rritur me fjalë  kur’anore nën hijen e Shpalljes. Rrjedhshmërinë e të folurit e trashëgoi nga babai i saj, e më pas e përforcoi nga burri i saj, Imam Aliu (r.a.)  Kur fliste Fatimja, njerëzit shpesh përloteshin nga fjalët e saj. Fjalët e saj ishin të drejta, të sinqerta, të matura, të zgjuara dhe të çiltra. Fjalët e saj të jepnin besim e vullnet për të ardhmen. Ajo nuk fliste kurrë fjalë pesimiste, por tiparet e fytyrës së saj flisnin për një optimizëm që i nxiste njerëzit që ta pranonin Islamin me dashuri e jo me frikë. 
Ecja e Fatimes (s.a.) ishte e njëjtë si e babait të saj. Kishte aq shumë ngjashmëri në të ecur, sa që ata nuk ishin dy persona, por ata në esencë ishin një. Prandaj i Dashuri i Allahut shpeshherë thoshte: “Fatimja është pjesë e trupit tim. Fatimja është nga unë. Çka jam unë për burrat, Fatimja është për gratë.”
Jeta e Fatimes është legjendë mbi legjendat, roman mbi të gjitha romanet  e vërteta, elegji mbi të gjitha elegjitë, shenjtëri mbi të gjitha shenjtëritë, mesazh mbi të gjitha mesazhet.







2 comments:

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një provë në internet se si Dr Fady ndihmoi shumë gra të merrnin. shtatzënë me magjinë e saj të fuqishme, shkrova dhe shpjegova situatën time, më premtoi se do të më ndihmonte dhe do të mbetem shtatzënë para 1 muaji, bëra gjithçka që më urdhëroi dhe shkova në spital për një mesazh dhe mjeku më konfirmoi që jam 5 vjeç ditë shtatzënë, deri tani kam sjellë në jetë djalin tim të pashëm, burri im tani është i lumtur dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. Fady kontaktoni nëse keni nevojë për ndihmë.
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni fuqi shpirtërore.
    * Nëse dëshironi të bëheni të famshëm.
    * Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje. Si HIV/AIDS
    E.T.C.
    Email:doctorfady720@Gmail.com
    WhatsApp: +2349039422406

    ReplyDelete
  2. Një dëshmi e mahnitshme për një burrë që ma ktheu burrin tim. dhe jam e martuar për fat të mirë me një burrë të mrekullueshëm dhe të kujdesshëm me dy fëmijë. Kishte një problem të madh në familjen time gjashtë muaj më parë mes meje dhe burrit tim. Aq e tmerrshme sa e çoi çështjen në gjykatë për divorc. ai tha se nuk donte të qëndronte më me mua dhe se nuk më donte më. Kështu ai u largua nga shtëpia dhe shkaktoi disa dhimbje mua dhe fëmijëve të mi. U përpoqa maksimumin për ta rikthyer pas shumë vitesh, por pa rezultat. dhe ai konfirmoi se kishte marrë vendimin e tij dhe nuk donte të më shihte më. Kështu një mbrëmje, kur po kthehesha nga puna, takova një mikun tim të vjetër, i cili e pyeti burrin tim. Kështu që i shpjegova gjithçka, kështu që ai më tha se e vetmja mënyrë që mund ta ktheja burrin tim ishte të vizitoja një magjistar, sepse edhe kjo funksionoi. Kështu që unë kurrë nuk besova në magji, por nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të ndiqja këshillat e tij. Pastaj më dha adresën e emailit të magjistarit: {Drfrank1920@gmail.com}.
    WHATSAPP: +1 (570)-789-1260 Kështu të nesërmen në mëngjes dërgova një e-mail në adresën që më dha dhe magjistari më siguroi se do ta ktheja burrin tim të nesërmen. Çfarë deklarate e mahnitshme!! Nuk e besova kurrë, kështu që ai foli me mua dhe më tha gjithçka që duhej të bëja. Pastaj të nesërmen në mëngjes, çuditërisht, burri im, i cili nuk më ka telefonuar në gjashtë muajt e fundit, më telefonoi për të më njoftuar se do të kthehej. Kështu ai u kthye po atë ditë, me shumë dashuri dhe gëzim, dhe kërkoi falje për gabimin dhe dhimbjen që më ka shkaktuar mua dhe fëmijëve të mi. Më pas, që nga ajo ditë, marrëdhënia jonë ishte më e fortë se në të kaluarën, me ndihmën e një spell player. Prandaj, unë do t'ju këshilloja të vizitoni me dashamirësi Drfrank-un e madh nëse jeni në të tillë ose nëse keni ndonjë problem me "kthimin e ish-it tuaj, faleminderit Drfrank që më ktheve bashkëshortin tim dhe i keni sjellë sërish gëzim familjes time. {Drfrank1920@gmail.com}
    WHATSAPP: +1 (570)-789-1260
    Ai gjithashtu shëron dhe e kthen EX-in,
    1 Ilaç bimor për HIV/ADIS.
    2 Trajtimi i kancerit bimor.
    3 Pastrimi i kyçit të këputur.
    4 herpesi shëron barishtet.
    5 lloje orizi pelte.
    6 Mjekësi bimore HPV.
    7 Shërimi i diabetit.
    8 kthejeni ish-in tuaj.
    9 Magjia e shtatzënisë.
    10 kura HTP.
    11 Shërimi i ajrit të mëlçisë.
    12 )Shërimi i koronavirusit Covid 19.
    13) Perqindja astmatike

    ReplyDelete