Wednesday, November 5, 2014

UNË JAM DHIMBJA E TIJ, AI ËSHTË ILAÇI IM



UNË JAM DHIMBJA E TIJ, AI ËSHTË ILAÇI IM

Në natën e fundit të jetës në këtë botë,
Kumboi një zë i kobshëm nga qielli gjer në tokë,
Një dremitje e jotja shumë gjëra na kumtoi,
Një ëndërr e hidhur shpirtrat na shqetësoi.

Pyeti motër Zejnebja, vëlla ç’ishte ky zë?
Ti ishe duke pushuar e gjumi të kishte kapluar,
Vëlla, a më thua se ç’mund të jetë kjo?
Imam Husejni me buzë në gaz e me lot në sy,
Ia shtrëngoi duart motrës, e mori në gji
Motër, e dashura ime, gjithmonë për mua je trazuar,
Njëmijë e një gjëma ke për t’i përjetuar
Këtë të tha gjyshi ynë, i dashuri Pejgamber,
Që kur erdhe në këtë botë, me vuajtje plot.

Ti e shijove dhembjen kur gjyshi na la
Ti e shijove hidhërimin e nënës Zehra
Ti e shikove kokën me gjak, të babait Murteza
Ti e mbështolle me qefin, trupin e Hasanit vëlla

Më kujtohet si sot i thotë motra, Husejnit vëlla
Të kam thënë, mos e ke dert o vëlla
Se Zejnebja është si një dragua,
Që të gjitha këto i ka përballuar.

Por dashuria dhe brenga për ty është mbi të gjitha, o vëlla
A më thuase çfarë ke ëndërruar në këtë natë të Qerbelasë?
Mos vallë ka lajme të mira që moti s’kam dëgjuar,
Një zë i madh nga qielli, ndihmë kërkonte si i bekuar:
“Më jepni ndihmë, o i Dashur i Allahut, o i Dashuri i Perëndisë,
Nga kjo jehonë e zërit u ngrita në këmbë befasi“

U trembëm o vëlla, zemra në kraharor rreh pa ia ndalë,
thanë dy motrat e dashura, Ummu Kulthumi dhe Zejnebja.
- Husejni pyet, edhe ju këtë zë e dëgjuat?
Po o vëlla, thanë motrat të dyja me një zë,
Atëherë mua s’më mbetet pa ju kumtuar

-Në ëndërr më erdhi gjyshi ynë Mustafa, dhe kështu më tha:
“O drita ime Husejn, të gjithë engjëjt e lartë, të gjithë shpirtrat e profetëve,
të gjithë shpirtat e shehidëve, nëna jote Fatimeja, babai yt Veliullah,
Po e presin shpirtin tënd, të pastër, o nipi im, i biri i Zehras.
Ne presim, presim e të mirëpresim, ti do të vish nesër tek ne,
Me këtë ardhjen tënde disa do të hidhërohen, por ne këtu do të gëzohemi”

O i Dashuri i Allahut, o babai i Zehras,
Më sqaro pashë Allahun, si ke mundur që këtë lajm të dhimbshëm,
t’ia kumtosh nipit tënd, o Mustafa?
Ti moj krijesë e brishtë, mos u brengos e mos u mallëngje,
Se Husejni dhe njerëzit e ngritur kështu nuk mendojnë
Ata shohin me sytë e zemrës, e zemrat e tyre larg vrojtojnë
Ata flasin me gjuhën e shpirtit
E fjalët e shpirtit shumë shpirtra rehatojnë,
Prandaj lajmi i keq, nuk është lajm, por sihariq,
Për njerëzit si Imam Husejni që këtë botë e kanë një hiç

Vazhdoi Imam Husejni ëndrrën t’ia kumtojë,
Motrës së dashur Zejnebes, që rrugën e tij do ta vazhdojë,
“Prapa shpinës së Profetit, pash një engjëll hyjnor,
Me kupë qelqi në dorë, të vulosur në një anë,
Atëherë unë e pyeta, ”o gjyshi im Pejgamber,
Që kërkon me kupë të zbrazur, ç’pret ky engjëll i ndjerë?
Ai pret çastin tënd, që gjakun tënd ta tuboj,
Me këtë kupë qelqi Allahut t’ia dërgojë,
Gjaku yt do të jetë dëshmi në Dunja e Ahiret,
Gjaku yt do të ringjallë Islamin, fenë e vërtetë“

Imam Husejni tregonte, e Zejnebja gjëmonte
O vëlla mos ma thuaj, mjaft vuajtje kam përjetuar
Unë nuk mundem të përballoj më, zemrën po ma përvëlon
Më është tronditur zemra, nga vuajtjet e kësaj dunjasë
Shpirti më është helmuar për familjen e Mustafasë

A nuk ishte mjaft për mua, o Allah i Lartësuar,
Që e pashë trupine gjyshit tim, me dhëmbë të helmuar,
A nuk ishte mjaft që nënën e mjekoja,
Trupin e saj të gjakosur, në Ahiret ta përcolla,
A nuk ishte mjaft kur e pashë gjakun në kokën e babait,
Dhe sexhaden e gjakosur në mihrabin eXhumasë,
A nuk ishte mjaft për mua, vëlla Hasanin kur e pashë,
Që me lot mbi fytyrë të vdekur,në buzë helmin ia lashë.
Ia pashë e ia lashë, asgjë s’kishe çfarë t’i bësh
A nuk ishte mjaft vëlla Muhsinin, që ta dhashë
Dhe tani dëshiron të më marrë Husejnin e gjithë dunjasë?

Jo, o Zot jo, se mjaft zemra më është copëtuar,
Nuk e lë vëlla Husejnin një hap të shkojë askund pa mua

U mblodhën gra, fëmijë, burra, familje e shoqëri
Në natën e fundit, të ngrohtë në qetësi
Të gjithë gratë, fëmijët, motra e vëllazëri
I përqafoi Imam Husejni me mall e dashuri

Me lot gjaku që pikonin nga zemra e copëtuar
Unë po ndahem nga ju, por skam për t’ju harruar
******Jeni viktima në vend të huaj, askush nuk ka mëshirë
Unë po ndahem nga ju, por jo përgjithmonë
Do të takohemi në Xhennet, të gjithë do të jemi një
Por e kam një brengë që zemrën ma shkrumbon
Do të jeni në duart e këtyre gjakpirësve muavijan
Por e keni motrën Zejnebe, që ju do e ju mbron
Prandaj kjo pak shpirtin, mua ma qetëson”

Zejnebes dhe motrave të tjera, gjoksi iu kishte shtrënguar
E rrihnin atë dhimbjet e frymëmarrjes së shpeshtuar

“O kandil i shtëpisë së Profetit
Ti  na le të mallëngjejmë
Zemrat tona janë brymosur
Me gjak e me dhimbje  plot

Husejn vëlla, Husejn vëlla

O zotriu i Qerbelasë  
Mos ke dert për ne në dunja
Se  kemi motrën Zejnebe
Trimëreshën e Qerbelasë

Aq shumë vaje e rënkime, toka e qielli i dëgjonte,
Aq shumë ah-uh, nga zemrat e tyre, qielli, toka mezi duronte
Nga gjëmat e shteruara, nga zemrat e copëtuara
Lindi dielli i Qerbelasë, ditën e dhjetë të Ashurasë
Së bashku me shokët tij namazin përfundoi
I lajmëroi të gjithë se lufta filloi
Nga ana tjetër armike, buçisnin daullet me brohoritje
E të dashurit e Imam Husejnit rrinin të gatshëm pa pikë frike
Të dëshmonin për Islamin, me jetë e me Kur’an
Përuleshin para këmbëve të tij, jemi gati Ja Imam
Dilnin para ushtrisë armike me bindje dhe trimëri
Luftonin deri në frymën e fundit, me gëzim e krenari

Erdhi radha e Imamit, shehidit të Qerbelasë
Me qëndrim stoik të bukur si të Mustafasë
Vendosi mbi kokëne tij, sarëkun e zi
Që e kishte dhuratë, kujtim nga gjyshi i tij
Në shpatullat e gjera vendosi hirkën profetike
Që ia kishte dhuruar gjyshi me salavate të përshpirtshme
Allahumme sali ala Muhammed, ve ala ahli Muhammed

Doli ballë përballë armiqve mizorë jezidij
Aspak nuk iu tremb syri, i këshilloi si njeri:
“Unë jam biri i Aliut , nga fisi Hashimij
Mua më mjafton ky emër që është nder dhe fisnikëri
Në shtëpinë tonë të shenjtë, të quajtur Ehli Bejt
Tek ne është vend i dritës, i kujtimit Muhammed
Libri i Zotit të Vërtetë tek ne gjendet pa u prekur
Gjyshi im, i Dërguari i Zotit, mbi të gjithë pejgamberët
Kandil i Zotit ne jemi, në këtë botë ne ndriçojmë
Zemrat i gjallërojmë, Islamin e lartësojmë
Fatimja është nëna ime, më e mira femër në botë
Aliu është babai im, që ju e kishit shok”

U nis Husejni në dyluftim, në fushën e Qerbelasë
Me shokët e tij së bashku, me Ali Abbas
Tani erdhi radha e Imamit që të dalë në mejdan
Para ushtrisë së Jezidit, rrinte si kapiten
Kishin kulturë dhe urtësi fëmijët e Imam Aliut
I kishte mësuar babai, shpata menjëherë s’duhet ngritur
Prandaj Imam Husejni iu drejtua me këto fjalë
Nuk e donte gjakun e tyre, të shitur me para
“O populli i Kufes, o ushtri e Jezidit, do t’ju kumtoj një lajm të ri
Do të vijë një ditë kur para Zotit me ju do të rri
Unë do të kërkoj të drejtën time, gjakun që ma keni derdhur
Atëherë ju do të dridheni, para të dashurit Pejgamber
O popull i paturp, ky sarëk që kam në kokë
Kjo shpatë e ngjeshur në belin tim
Kjo hërkë që kam në krah
Këtij kali që i kam hipur
Janë të gjyshit tim që ai m’i ka bërë kujtim
Unë jam trashëgimtar i dijes profetike
Jam dritë e syve, për nënën time Fatime
Kurrë në jetën time s’ka dalë ndonjë rrenë nga goja ime
Kurrë në jetën time s’kam mohuar fenë time
Unë jam biri i Murtezait që ishte dhëndëri Mustafait
Për të cilin Pejgamberi shumë gjëra na ka thënë
“Men kuntu mevla fe hadha Alijun mevla”
Kush më njeh mua për të parë, Aliu është i pari i tij
Unë jam qytet i dijes, Aliu është porta e tij

Këto fjalë i thoshte Pejgamberi, edhe unë po jua them
“Husejn minni ve enne minel Husejn”
Husejni është nga unë, e unë jam nga ai
Unë jam gjak Muhammedi, ai është gjaku im
Unë jam nip profeti, ai është gjyshi im
Unë jam zemra e tij, ai është jeta ime
Unë jam feja islame, ai është Kur’ani im
Unë jam prijës në Xhennet, ai është Xhenneti im
Unë jam dhimbja e tij, ai është ilaçi im

O ju popull i Kufes, jezidij e muavijë
Si na dolët aq të pabesë?
A s’më thoni ç’ju kam bërë?
A mos vallë ju kam tradhtuar, apo ndoshta mashtruar
Gjakun s’jua kam derdhur, mallin nuk jua kam prekur, nderin kurrsesi
Pse atëherë dëshironi shpirtin tim, o njerëzi?

Unë para se të vija në këtë vend të Qerbelasë
Isha në xhami te varri i Muhammed Mustafasë
Kur u nisa në mërgim, përreth Qabes kërkova shpëtim
Në vendlindje nuk më latë të jetoj në qetësi
E lashë shtëpinë dhe çatinë pa zot shtëpie e pa dry
O ju popull i pabesë, më thirrët dhe më ftuat
Me dhjetëra letra besnikërie, mirëseardhje më ofruat
Unë iu përgjigja ftesës suaj, e lashë shtëpinë e bagëtinë
Në mes të natës dola në arrati
Me familje e fëmijë, vëllezër e shoqëri
E lashë bukën e papjekur, shtratin e ngrohtë në vetmi
M’i latë fëmijët pa kujtime, pa ushqim e ledhatim
E tani m’i trishtoni me britma, gjak e masakrim
A keni besë muslimani apo besë tradhtari
Musafirin mos ta mbroni, e hakun t’ia cungoni
Të m’i leni fëmijët jetimë para syve të mi
Tëm’i leni gratë e veja në skamje e mjerim
A keni shpirt në vete, o ju muslimanë
Ti që ke gjak Muaviu, gjak Ebu Sufjan

E gjithë ushtria armike, kishin vesh  por ishin të shurdhër
Kishin zemra por i kishin vulosur me besën jezidite
Omer Sadi komandat kriminel, i tha Imam Husejnit
“Leri këto tregime e llafe për të tjera herë
Dy gjëra i ke në dispozicion
Të pranosh Jezidin si halife ose vdekja të takon”

Iu drejtua Imam Husejni: ne jemi të denjë për këtë që besojmë
Ndërsa ti dhe pasuesit e tu jezidij
Me fenë islame jeni duke bërë gërdi
Ju them, nëse feja Islame ka ardhur deri në këtë gjendje
Atëherë unë këtij Islami i them lamtumirë

Ne dimë të vdesim para se të vdesim
Na ka mësuar jeta e cila na takon
Njerëzit si ne nuk vdesin, por gjithmonë jetojnë
Prandaj ranë dëshmorë në fushën e Qerbelasë
Trimat që i priste shpirti i Mustafasë
Kishin të gjithë një ideal, një gjallëri në shpirt
Se rruga e Ehlul Bejtit është i vetmi shpëtim
Që ta mbrosh Islamin, Kur’anin fisnik
Ishte urdhër i Allahut atëherë dhe çdo ditë

Kësaj ngjarje të Qerbelasë shumë vlera i janë kushtuar
Elegji e fjalë trimërie, janë thurur e krijuar

Çdo ditë është Ashura, çdo vend është Qerbela
Çdo ditë është Ashura, çdo vend është Qerbela
Çdo ditë  është Ashura, çdo vend është Qerbela

Thursday, July 17, 2014


Shehadeti  Imam Aliut

  paqa qoftë mbi të








Sa e madhe është dhimbja jonë në këtë ditë,
Në këtë muaj Ramazan.
Sa e zezë është nata e nëtëmbëdhjetë  e muajit të shenjtë.
Sa i zi është fati i umetit  mysliman, për këtë  punë të zezë që Imamit ia bënë.
Sa i pandjenjë është shpirti  mizor , për  këtë humbje të madhe,  qëai  nuk  vajton.
Sa të mjerë janë ato zemra që loti gur iu është bërë.  

Duke qenë në lule t’rinis,  ishte i pari përqafues i fjalës Perëndisë.  
Duke qen në momente t’vështira,  kur Muhamedi ndihmë kërkonte
Aliu ia zgjati  duart , i dha mbështetje dhe vullnet,  si vëlla e pat emëruar.

Ti ishe shembull i kulluar,
Ngase duart e Pejgamberit  të kishin  edukuar.
Askush nuk mund  ti jap fund,  jetës sate mik,
Sepse çdo vepër e jotja  është shembull fisnik.
 
Shkolla jote e shenjtë,  me Hasan e Husejn, me Zejneb, Malik Ashtar
Në këmbë mbeti  përgjithmonë,  i dhanë shembull botës mbarë.  

Jeta jote, o mik i Zotit,  me shehadet u kurorëzua,
 Varri për një trup të shenjtë ishte i papranuar.
Shehadeti yt,  mbeti legjendë në histori,
Prandaj për ty nuk ka vdekje O  Imam Ali.
Ti do të mbesësh gjallë në jetë gjeri në Kijamet,
Kështu ka caktuar Allahu,  Zoti i vërtet.

Njerëzit e mëdhenj , fisnik e shenjtëror
Nuk meritojnë të ndahen nga kjo jetë
Me vdekje pa shehadet. 

Krimet Muvijane nuk ndalen në këtë jetë,
Se po mos të ishte gënjeshtra , e vërteta nuk do  delte në shesh.

Ibni Mulxhemi i mallkuar, me guxim satanik,
Në ditën e nëntëmbëdhjetë  në muajin  e shenjtë
Në vendin më të dashur në mihrab,  imam  xhamie,
Iu vërsul si ujk i çartur, mu në  kokë e plagoj,  këtë luan Perëndie.

Me 21 Ramazan të vitit katërdhjetë  Hixhri
U bë shehid Imam Aliu për  të Vërtetën dhe Drejtësinë.
Prandaj shehidët nuk vdesin, ndodhen  në mes nesh,
Kështu deshi Allahu i Madhëruar, që Imam kur të mos vdes. 


Ramazan 2014






IMAM ALIU




IMAM ALIU -  paqja qoftë mbi të


            A ka dëgjuar dikush, për këtë mrekulli,            
Se në shtëpinë e Allahut, u lind një fëmijë.

Ky fëmijë i pastër është Imam Alia,
E rriti  Pejgamberi me duar nga dashuria.

Si shkëndijë nga qielli zbriti Imam Alia,
Shndritës i shpirtit, siç kërkon njerëzia.

Mendjeprehtë inteligjent, mrekulli e vërtet
e kuptoi tërësishtë Kuranin e shenjët.

Adhurues i të vërtetës, i pari musliman,
I lindur, i rritur, i martirizuar për Islam.

I zgjati dorën të varfërit, kudo që e takoi,
Por edhe në ruku ata nuk i harroi.

Krenar jemi ne, që kemi këtë fe, këtë Kuran dhe Ehli Bejt
Që na përcollën Islamin me dymbëdhjetë Imam të shenjët.