Tuesday, June 4, 2013

TË THËRRAS NË NDRYSHIME

                                     

                         

A do mund të flisnim për problemet e shoqërisë sonë kosovare, e të mos e prekim përditshmërinë e cila është përplot me intriga, varfëri, padrejtësi, parregullsi,diskriminim dhe jonormalitete të dukshme. Për fat të keq, kjo ndjejnë e hidhur e përditshmërisë sonë, nuk është  aq e pranishme tek ne, sa do të duhej të ishte. Po të ishte eminente do të  krijohej një masë kritikuese e së keqes, e cili do të merrte përgjegjësitë në supet e saja.
Pa marrë parasysh kësaj prezence të neglizhencës tek ne, bota njerëzit e vetëdijëshëm i njofton me e cilësitë e saja duke i zbuluar ligësitë e saj. Ne nuk duhet të lejojnë të na mashtrojnë ata të cilët janë të dhënë pas kësaj bote. Ata që janë të dhënë pas kësaj bote, janë bërë sikur qentë që lehin dhe vrapojnë pas gjahut, ose, sikur bishat e egra që e sulmojnë njëri tjetrin për shkak të ndonjë cofëtine. I forti e ha të dobëtin dhe i madhi, të voglin. Mendoj se bota i ka larguar adhuruesit e saj nga rruga e drejtë, i ka drejtuar në rrugën e verbërisë, ua ka mbuluar sytë, që të mos e shohin rrugën e drejtë. Në këtë mënyrë, kanë mbetur të habitur mbas çoroditjeve të kësaj bote, janë fundosur në intrigat e saj, e kanë bërë atë Zot të vetin dhe ajo luan me ata. Dhe kështu, duke lozur me këtë botë kanë harruar atë të ardhshmen, andaj Pejgamberi – Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij e këshillon Imam ALiun duke i  thënë se:
 O Ali, shenjat e fatkeqësisë e tek njeriu,  janë katër: Tharja e lotit, të bërit zemërgurë, dëshira e gjatë dhe dashuria ndaj botës.”
Shumë njerëz lindin e rritën në shoqëritë familjare në të cilat mbretërojnë marrëdhënie jo të shëndosha, në bashkësitë ku kultivohet egoizmi dhe agresiviteti, urrejtja dhe jo toleranca. Këtij lloji të bashkësive njerëzore  është shumë vështirë ti ofrosh çfarëdo çoftë nga vlerat jetësore, qofte edhe ato fetare, kombëtare e morale, sepse këta njerëz mjerisht nuk dinë të jetojnë në paqe, në marrëdhënie dhe relacione të ndershme njerëzore. Këta  nuk njohin njeri, kur  është në pyetje paraja, pra, me një fjalë  bota.
Shumë njerëz që nga vegjëlia kultivojë ndjenjën e egoizmit,  ata me kalimin e kohës bëhen edhe agresivë. Agresivitet i tyre dërgon deri te mendjemadhësia, i cili ves është njeri ndër veset me të shëmtuara të njeriut. Mendje madhësia i hap dyert e së keçes, njerëzit që kanë një pikë dinjiteti në veten tyre, ata janë në gjendje të vuajnë e të vdesin nga uria, e të mos kërkojnë edhe të vetmen gjë nga njeriu mendje madh.
Mendjemadhësia  është afrim nga vetmia, sepse askush smund ta duroj teket e mendjemadhit dhe mburrësitë të rrejshëm. Vetmia e mendjemadhit  është hap nga çmenduria, sepse ai e ndien veten si Zot dhe nuk ndien  nevojën e prezencës së Zotit.  Andaj depresionet dhe sëmundjet e ndryshme mendore vinë nga veset tona jo të mira që nuk përputhen me njohurit dhe mësimet e Krijuesit të vet.
Ndonjëherë jemi të lodhur nga të gjithë, e pastaj bërtasim. Bërtas edhe unë, por e kam dëgjuar atë britmë edhe nga miqtë e mi. Këto britma janë pothuajse të njëjta dhe na shpijnë vetëm tek një lirim apo shfryrje nga streset dhe dhimbjet e brendshme shpirtërore.
I them vetes;-më ruaj O Zot nga këto shoqëri të rreme!, që për hir të interesit të kësaj bote janë në gjendje të shesin dinjitetin e vet, të cilin edhe nuk e e kanë.  Njerëzit e sotshëm të shikojnë në sy dhe aty për aty të rrejnë. Nuk  do të kisha dëshirë të jem pjesë e kësaj shoqërie  ku kultivohet rrena dhe shpifja që të ndjek në çdo hap, por qe do, jam dhe rrojë në të, nga ana tjetër e falënderojë Zotin që më bënë të jem vigjilente e nuk bie lehtë në kurthet e tyre djallëzore.
Nuk do të doja të jem pjesë e shoqërisë ku në çdo hap te shpërndahen përshëndetje dhe tregojnë fytyrate e tyre  me mirësjellje fallëse, e nga ana tjetër janë në gjendje të pështyjnë prapa shpine, për arsye se paragjykimet, xhelozit, smirëkeqësia, injoranta   e tyre kanë formuar një bindje me  ndihmën e dredhinave të shejtanit dhe kanë harruar apo nuk i din  fjalët e Allahut në  “Suren Huxhurat” ajeti 12  “O besimtar, shmanguni një mori parashikimesh ( paragjykimesh)! Disa parashikime, me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiunoni njeri- tjetrin!  A do dikush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur- ju atë e dini se është shumë keq- prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu, vërtetë, pranon pendim dhe është shumë i mëshirshëm.”
Nuk do të doja të jem pjesë e shoqërisë, ku akademikët dhe njerëzit e ditur nuk mund  të bashkohen me asgjë si dhe egoja e këtyre njerëzve ti humb shpresat dhe të dekurajon në çdo hap të suksesit. Këta njerëz të dijës aq shumë janë bërë mendjemëdhenjë në lëmitë e tyre e jo në shumë sfera të  jetës, sa që nuk të lënë të depërtoshë kursesi në “ideologjin” e tyre, sepse frikohen nga dijet e të tjerëve dhe kështu bëhen inferior duke menduar se vetëm ata dinë.
Mua më dhimbsen këta njerëz që ia bëjnë vetes qefin me  mburrje të rrejshme që nuk i sjell aspak dobi. Këto mburrje të rrejshme shpejt bien nga forma dhe poseduesit e tyre hynë në depresione e demoralizime jetësore, sepse ai që është i mësuar që të tjerët t’i duartrokasin, e kur ndodhë njëherë të mos pranoj lëvdata e mirënjohje ata bien në humnerën e errët pa Zot sepse rrugën e trasuar ia ka zbukuruar shejtani e më pas i ka lëshuar.
Nuk do doja  t’i  takoj shoqërisë ku i vogëli e i madhi jetojnë nga harami. Nuk janë të pakët ata njerëz të cilët falin namaz apo lahen nga xhunubllëku  i tyre,  por nga ana tjetër, e vjedhin rrymën për ta ngrohur ujin e vjedhur.
Unë do tju këshilloja të bëni  ndryshime, se po e fale namazin me abdesin e vjedhur ( ujë+rrymë)  nuk do të kesh dobi, as do ti jetë namazi yt i pranuar. E ti, që nuk i përulesh Allahut je më shumë i atakuar nga këto sjellje të shëmtuara, por do të shpërblehesh nga Zoti nëse e mban veten larg këtyre dukurive, prandaj edhe nëse nuk falesh Allahut,  veprat e tua mund të shkëlqejnë më shumë se sa një namazliu i cili  mbas namazit bënë shumë vepra të pahijshme në shoqërinë ku jeton, e që është më e keqja se këto fanatizma ia etiketon  fesë islamit. Por Allahu i Lartësuar na ka dhënë mendje që të mendojmë dhe të dallojmë se Islami është i ngritur nga muslimanët  me sjellje të pahijshme.
Prandaj të thërras në ndryshim me mendime, se Feja islame ka shumë dallim nga myslaminët, mysliman mund të jemi 95% të shqiptarëve në Kosovë, por mysliman besimtarë ndoshta as 5 % e tyre nuk mund ta gjesh.
Prandaj miq të dashur ju thërras të mendoni të studioni fenë Islame, sepse ajo është e përkryer prandaj e pranojnë çdo ditë në Perendim  e në Lindje. Feja islame është  udhëzim më i duhur  për të gjithë njerëzinë, ndërsa sa i përket myslimanëve dhe gjithë njerëzisë të paudhëzuar,  ejani të i lutemi së bashku Allahut të  madhëruar që t’i udhëzojë  Zoti, t’i udhëzo në rrugë të drejtë duke e dalluar të mirën nga e keqja dhe duke marrë hapa për ndryshime në jetë.

Hoxhanesha Ikballe Berisha Huduti 

3 comments:

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një provë në internet se si Dr Fady ndihmoi shumë gra të merrnin. shtatzënë me magjinë e saj të fuqishme, shkrova dhe shpjegova situatën time, më premtoi se do të më ndihmonte dhe do të mbetem shtatzënë para 1 muaji, bëra gjithçka që më urdhëroi dhe shkova në spital për një mesazh dhe mjeku më konfirmoi që jam 5 vjeç ditë shtatzënë, deri tani kam sjellë në jetë djalin tim të pashëm, burri im tani është i lumtur dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. Fady kontaktoni nëse keni nevojë për ndihmë.
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni fuqi shpirtërore.
    * Nëse dëshironi të bëheni të famshëm.
    * Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje. Si HIV/AIDS
    E.T.C.
    Email: www.doctorfady720@Gmail.com
    WhatsApp: +2349039422406

    ReplyDelete
  2. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk munda. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Spell për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  3. Emri im është loana dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij për të shpëtuar marrëdhënien time. I dashuri me la sepse isha i shpejtuar dhe e kam luftuar disa here per shkak te pasigurive duke mos e pare asnjehere afer zonje. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
    dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete