SHKOLLA E ALLAHUT TË LARTËSUAR
Autor: Ikballe Berisha Huduti
“......dhe ne e zbritëm Kuranin,
shpëtim dhe mëshirë për
besimtarët.....”-El Isra 82
Kurani Famëlartë është
libri hyjnor, vlen për të gjitha kohërat, ndërsa dispozitat e tij janë të
vlefshme për të gjithë njerëzimin. Kurani Fisnik ka zbritur nëpër etapa dhe
raste të njëpasnjëshme, si dhe në muajin e shenjët të Ramazanit u përmblodh në
Natën e Kadrit në zemrën e pastër të
pejgamberit Muhamed s.a.a.
Njeriu duhet ta kuptojë se jeta prej tij kërkon
shumë përgjegjësi dhe ai vetë nuk është i aftë ti përmbush dot të gjitha këto përgjegjësi gjersa nuk posedon dituri. Atij i nevojitet një mësues dhe një
udhëzim që do ti ndihmoj në përmbushjen
e këtyre nevojave.
Ne nuk jemi të krijuar së koti, por kemi qëllimin
e krijimit është krijuar i Dërguari I Allahut edhe njeriu i thjesht duhet ta
ketë këtë qëllim të jetës. Ky qëllim i
jetës për të gjithë pejgamberet kanë qenë unanimisht i pranuar, që njeriu të ngritët moralisht dhe të lartësohet në saje të adhurimeve që i bëjnë Allahut
xh.sh. dhe në bazë të praktikumit të urdhrave të pranuara nga Ai.
Që të mund
të jemi të dobishëm për veten dhe shoqërinë duhet të ndjekim shkollën e Allahut. Sikurse çdo shkollë edhe shkolla e Zotit ka nevojë për një libër, dhe
ai është Kurani Fisnik, kjo shkollë ka
nevojë edhe për një mësues e ai është hazreti Muhamedi s.a.a..
Shkolla e Allahut ka
nevojë për klasë dhe klasa e kësaj shkolle është e gjithë bota. Përmbajtja e mësimeve
të kësaj shkolle të Zotit përbëhet prej mësimeve, rregullave fetare, etikës të
cilat mund ti gjejmë në Kuranin Famëlartë.
Shkollimi fillon nga
parashkollorët e deri në vdekje, në hadithe thuhet që prindërit e kanë
për detyrë që tua mësojnë fëmijëve faljen e namazit, agjërimin e muajit ramazan, leximin e Kuranit Fisnik , deri
sa të arrijë në moshën e pjekurisë e pastaj ai do të hulumtojë e mësojë me
potencialin e vetë dhe kushtet që i ofrohen.
Imam Aliu a.s. numëron obligimet themelore të prindërve ndaj fëmijëve,
sepse këto kanë shumë ndikim më vonë në krijimin e personalitetit të njeriut ai
thotë;
“E drejta e fëmiut është që
prindërit t’i emërojnë me emër të bukur, t’a edukojnë mirë dhe t’ia mësojnë
leximin e Kur’anit”
Gjatë
mësimit të mësimeve islame prindërit duhet
të insistojnë që fëmija i tyre çdo ditë e më shumë ti praktikoj këto mësime
deri sa të vijë në moshën e pjekurisë, atëherë
kjo praktikë fillon të kaloj në obligim (farz) apo përgjegjësi, shprehi dhe
kënaqësi duke shijuar ëmbëlsinë dhe shpërblimin e këtyre veprave adhurimi si në
këtë botë ashtu edhe në Ahiret.
Në moshën e pubertetit apo të pjekurisë, që për
vajzat është mosha nëntë vjeçare e për djemtë është mosha pesëmbëdhjetë vjeçare
pas gjithë atyre viteve të mësimit dhe praktikimit, këto mësime kalojnë në
përgjegjësin e fëmijëve ndërsa prindërit e kryejnë një amanet të madh që i kanë mësuar të bëhen robër të mirë dhe
të fillojnë jetën e tyre me adhurim, derisa inshallah të gjithë të hyjmë dhe ta
japim provimin përfundimtarë para Allahut xh.sh, si dhe të bëhemi prej banorëve
të xhenetit.
Nëse rrethi dhe kushtet se kanë ofruar një
atmosferë edukative islame, ku ka munguara praktikimi i fesë, për shkaqe dhe
rrethana të ndryshme dhe ju nuk keni mundur që këto gjëra ti mësoni dhe
praktikoni që nga fëmijëria, besojmë se
kurrë nuk është vonë të i përvileni rrugës së Allahut duke studiuar e
praktikuara me kënaqësi dhe liri të plotë.
- Çka duhet të bëjmë ?
Ne nuk
duhet të dëshpërohemi por duhet t’ia mësymë punës për mësim në shkollë të Allahut, qoftë
edhe në moshën më të shtyrë, qoftë edhe para vdekjes. Kjo shkollë e cakton
moshën por nuk e kufizon, sepse adhurimi (ibadeti) më i pëlqyer është marrja e
diturisë qoftë edhe deri në vdekje. Pejgamberi s.a.a. na ka këshilluar me fjalë
mjaftë bindëse duke argumentuar se:
“Gjumi i dijetarit është më i mirë se namazi i të paditurit" Gjithashtu
Imam Sadiku a.s ka thënë;
“Është detyrim për njeriun që të mos vdes
pa e mësuar Kuranin a.m., ose së paku vdekja ta takoj duke qenë në të mësuarit e shkronjave të Kur’anit a.m.”
Miq të nderuar! Me siguri keni vërejtur se në
shumë shtëpi falet namazi apo falet i zoti shtëpisë, një plakë i ngrysur, ndërsa
të tjerët nuk e falin namazin apo nuk praktikojnë islamin aq sa duhet. Bëhen
disa veprime qoftë agjërimi, namazi, haxhi
e tjera në mënyrë shumë tradicionale. Shpesh herë dëgjon nga disa
mysliman kur thonë “ gjyshi im ka qen hoxhë e hafëz dhe ne jemi familje e
hafëzëve... “ a në realitet tek vet ata që thonë këtë aspak nuk mund të vëresh
hije të islamit. Mbi të gjitha këta
njerëz për fat të keq kanë ra në
kthetrat e mburrjes avulluese dhe nuk kanë vijuar në shkollën e Zotit dhe tani
i praktikojnë disa farze duke mos pasur dituri dhe bindje për veprat që bëjnë.
Njeriu i paditur nuk mund ndiej kënaqësinë e
këtyre veprave, e lëre më të jetë i bindur sinqerisht, andaj namazi apo leximi
i Kuranit me shkronja arabe, siç është e njohur tek populli Hatmja e Kuranit, nuk mund të influencojë dhe shkëlqejë tek të gjithë anëtarët e familjes, përpos tek ata të cilët vendosin të shkojnë në
shkollën e Allahut. Është e hidhur kur takohesh me njerëz tradicionalist
mysliman, që me mësimet e tyre mbesin gjithmonë në parashkollor apo në klasë të
parë duke u mburrur me të parët e tyre.
Për ta
ndier në shpirt dobinë e leximit të Kuranit ne duhet të i përmbahemi ajetit
Kuranor i cili thotë: “Nuk e prekin atë
përveç të pastërve” . Sipas transmetuesve të mëdhenj të Kuranit ky ajet ka
dy domethënie, domethënia e parë është se njeriu nuk ka të drejtë t’i prek
shkrimet e Kuranit a.m. pa pastruar veten fizikisht këtu mendohet për abdesin.
Domethënja tjetër më e thellë është që nëse doni ta kuptoni Kuranin a.m. duhet
ta pastroni veten tuaj nga veset dhe imoraliteti. Gjithashtu Allahu i Lartësuar
në Suren Bekare ajeti dytë ku thuhet:
ذَلِكَ الْكِتَابُ
لاَ رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ
“ Ky libër ( Kurani) në të cilin nuk
ka dyshim aspak është udhëzim për të devotshmit! Bekare -2
Kjo
këshillë e madhe Kuranore do të ishte edhe një lajmë i mirë për të gjithë ata
që kanë vendosur të fillojnë nisjen e leximit dhe studimit të këtij Libri të Shenjët Kuranit Fisnik,
ngase me leximin e Kuranit ju jeni të udhëzuar.
Athua, a mund të jetë Kurani udhëzim për në
kriminel, hajn, të koruptuar, amoral e të shthurur? Jo pra, kurrsesi. Kurani është udhëzim për të
devotshmit, të jeni të sigurt se ju që keni kontakt me Kuranit do të jeni prej të pastërve dhe jeni me fat që ju
ka zgjedh Zoti për këtë punë si nxënës të shkollës së Tij.
Feja Islame para se të praktikohet duhet të
mësohet, mësuesi i Kuranit Pejgamberi s.a.a. na udhëzon “ Kërkojni diturin qoftë edhe në
Kinë. Vërtet kërkimi i diturisë është obligim farz për çdo musliman”. Allahu është Falës
dhe Mëshirues (Gafurur Rahim) për të
gjithë neve që dëshirojmë të jemi nxënësit e Pejgamberit s.a.a. dhe të familjes
së tij që janë mësues dhe Imam (udhëheqës) të njerëzimit deri në ditë të
Kijameti. Ja si na këshillon Muhamedi s.a.a. në lidhje më dijetarët mësuesit e
fesë “Kush shkon për të takuar një
dijetarë, ka shkuar për të më takuar mua (Pejgamberin s.a.a.), kush ulet me
dijetarë është ulur pranë meje, e kush ulet pranë meje sikur të është ulur
pranë Zotëriut tim pra Allahut xh.sh.”
Qëllimi
i jetës është që të marrim mësim dhe të përsosemi çdo ditë e më shumë, të jemi të vyeshëm për vete dhe të tjerët,
dija të na jetë udhëheqës në punët tona, ti ndriçojmë mendjet tona me dije të
gjithanshme, siguria e çdo njërit
gjendet në dituri e jo në pasuri, sepse pasurin duhet ta ruash e dituria të
ruan, pasuria shuhet ndërsa dituria mbetet sa të ekzistojë koha, gjithashtu
pasuria pakësohet ndërsa dituria është si zinxhir, sa më shumë që ia shtonë
rrathët ajo zgjatet dhe forcohet, më pas do të shohim dobinë e mrekullueshme të
Kuranit.
Allahu xh.sh. në shumë ajete të Kuranit Fisnik dëshiron t’i vetëdijesojë njerëzit për vlerat dhe dobitë të cilat vinë
nga dituria, andaj dhe bënë shumë krahasime që njerëzit t duan diturinë me
gjithë zemër.
“Thuaj:A janë njëlloj ata që din dhe ata që nuk
dinë? Mësim marrin vetëm të mençurit”.
(Zumer 9)
“Allahu , ata nga mesi i juaj, që besojnë
dhe ata të cilëve u është dhënë dijenia, do t’i ngrit në shkallë të lartë.
Allahu është i informuar se çka punoni.”
Dhurata e
kësaj Shkolle të Allahut të Lartësuar
Të dashur miq, Allahu do të ndryshojë gjendjen tuaj në të
mirë në momentin kur ju vendosni ti mësoni shkronjat e para të këtij Libri të Shenjët. Dhuratat për
të gjithë nuk do të mungojnë andaj ejani të shpejtojmë në punë të mira për të
gjet kënaqësitë në të dy botët dhe për të larguar hidhërimin e Allahut nga ne.
· Nëse jeni para pubertetit dhe filloni të
mësoni leximin e Kuranit, Pejgamberi ju përgëzon me këto premtime, se ju do të jenë të dalluar nga fëmijët tjerë dhe juve ju takon pozitat udhëheqëse në të ardhmen tuaj.
Pejgamberi Muhamedi-paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij
ka thënë:
Ai që lexon Kuran para moshës së
pjekurisë, atij është dhënë e drejta e udhëheqjes.
· Nëse jeni të moshë rritur në kohë të rinisë dhe keni vendosur të filloni
mësimin e leximit të Kuranit edhe për
juve Pejgamberi s.a.a. ju përgëzojë se në Librin e Zotit do të gjeni udhëzime ,
këshilla për të pasur një jetë të lumtur.
Pejgamberi Muhamedi-paqja qoftë mbi
të dhe familjen e tij ka thënë:
Thënia më e vërtetë, këshilla më e lartë
dhe tregimi më i përsosur është libri i Allahut xh.sh.
Si dhe:
Lexojeni Kuranin dhe thellohuni në
përmbajtjen e tij, sepse Allahu nuk e dënon atë zemër e cila është kuptuese e
Kuranit.
· Nëse dëshironi të keni personalitet dituri dhe moral të lartë atëherë atë mund ta
gjeni vetëm përmes këtij libri të shenjët pra Kuranit Famëlartë duke u bazuar
në thëniet e Pejgamberit s.a.a.
Profeti Muhamed (s.a.a.) ka thënë:
“S’ka dyshim se studiuesi e Kuranit janë
në shkallë më të lart se gjithkush tjetër, përveç pejgamberëve. Prandaj mos ia
dobësoni të drejtat atyre ( studiuesve të Kuranit) sepse ata tek Allahu kanë një pozitë të lartë”
Si dhe :
“Mësojeni Kuranin vet, pastaj mësojuani
atë të tjerëve.”
Si dhe:
“Ai që lexon Kuranin, është njëlloj sikur
të jetë i rrethuar prej kurorës se profetësisë me përjashtim të faktit se atij
nuk i vjen shpallja.”
· Gëzimi më i madh i besimtarit është atëherë kur arrin të mësoj përmendësh qoftë edhe disa sure të shkurta, andaj ti
vendos të bëhesh hafëz apo mbartës i Kuranit me aq sa do të arrin, se vërtet
Allahu xh.sh. është mbrojtës dhe dashamirë i hafëzëve të Kuranit. Mos të
harrojmë se hafëzët janë persona të zgjedhur tek Zoti dhe në shoqëri, ja seç na
këshillon Pejgamberi s.a.a.
Pejgamberi
Muhamedi-paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij ka thënë:
“Kush
mëson përmendësh 100 ajete është prej të vëmendshmëve dhe kush mëson përmendësh
200 ajete është prej të përulurve.”
Si dhe:
“Mbartësit e Kuranit (hafizat) janë të
veshur me dritën e Tij. Ai qe i urren ata, ka urryer Allahun dhe ai qe i donë
ata e donë Allahun xh.sh.”
Si dhe :
“Hafizi i Kuranit është mbajtësi i
flamurit Islam. Ata që e respektojnë atë, kanë respektuar Allahun xh.sh. ndërsa
ata, që kanë ofenduar hafizët kanë ofenduar Allahun xh.sh.”
Si dhe :
“Lutja e mbartësit të Kuranit është e pranueshme.”
Si dhe :
“Mbartësit
e Kuranit janë më të përsosurit e banorëve të xhenetit.”
Si dhe:
“Më të nderuarit e ymetit tim janë
mbartësit e Kuranit dhe falësit e natës.”
Si dhe:
“Atij që Allahu ia mbarëson mësimin
përmendësh të Librit Tij dhe mendon
se të tjerave u është thënë diçka me e
mirë se sa atij, ai ka mohuar mësimin më të përsosur”
· Kur të duket se të ka kapluar vetmia, sëmundja, varfëria apo
ligësia mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën por drejtoju Allahut me leximin
e Kuranit mu kështu siç këshillon i Dashuri Allahut Muhamedi s.a.a.
“Ai person që ka mall për Allahun, le ti
dëgjojë fjalët e tij.
Si dhe:
“Zemrat ndryshken njëlloj siç ndryshken
hekurat. Njeri nga të
pranishmit e pyeti :Cili është pastruesi i ndryshkut të zemrave . Ai (s.a.a.) iu
përgjigj: leximi i Kurani.”
Si dhe :
“Nuk ka varfëri për atë që lexon Kuran.”
Si dhe:
“Cilido që lexon Kuran duke shikuar në të,
shikimi i tij do të gjejë kënaqësi të madhe.”
Si dhe:
“Nëse dikush dëshiron të flas me Zotin e
tij, le të lexoj Kur”an.”
· Njeriu i sprovuar nga jeta, gjithnjë ka dëshirën
të pendohet dhe të jetë i mëshiruar , e sidomos kur besojmë dhe jemi të bindur se Dita e Gjykimit që do të jetë realitet për
të gjithë ne. Mjerim e shkatërrim është për ata persona që në vete nuk mbajnë
asgjë nga Kurani qoftë në bindje apo në
vepër prandaj :
Pejgamberi Muhamedi-paqja qoftë mbi
të dhe familjen e tij ka thënë:
“ Selman Farisit (r.a):-O Selman lexo sa
më shumë Kuran, sepse leximi i tij është eliminues i mëkatëve, mbrojte prej zjarrit dhe prej
dënimit.”
Si dhe:
“Për dijetarin e Kuranit luten për rahmet,
të gjitha krijesat gjeri deri peshqit e detit.”
Si dhe:
“Lexuesit e Kuranit i largohen fatkeqësive
në Ditën e Gjykimit”
Si dhe:
“Ata sy që lotojnë gjatë leximit të Kuranit,
do të kenë kënaqësinë më të madhe ne Ditën e Gjykimit.”
Si dhe:
“Ai person, në brendësin e të cilit nuk
gjendet asgjë prej Kuranit është si ajo banesa e shkatërruar.”
· Dëshira për xhenetin është një shpresë e
pafund deri në momentin kur ajo të na realizohet, andaj të mësojmë Kuranin
qoftë edhe në moshë të shtyrë apo me vështirësi. Dhashë Allahu që çdo njëri nga të devotshmit, së paku të i
mësoj shkronjat apo të lexojë sado pak Kuranin
para vdekjes së tij. Lidhur me këtë Pejgamberi s.a.a. ka thënë:
“Cilido që mëson Kuranin dhe zbaton ato qe
gjinden në të, Kurani do të jetë shërues dhe drejtues i atij personi për në
xhenet.”
Si dhe:
“Për atë person që Kurani është biseda e
tij dhe xhamia është shtëpia e tij, Zoti do ti dhurojë një shtëpi në xhenet.”
Si dhe:
“Kush e lexon Kuranin me vështirësi do të ketë më shumë shpërblime.”
Si dhe:
“Cilido që e mëson Kuranin vetëm për këtë
jetë dhe për fitimet e saj, atij Allahu do t’ia ndalojë xhenetin.”
Si dhe:
“Kush lexon në muajin e Ramazanit një ajet
Kurani, shpërblimi i tij do të jetë i barabartë me shpërblimin e atij që e ka
lexuar gjithë Kur’anin në muajt e tjerë.”
· Mëshira apo rahmeti i Allahut është gjëja më e nevojshme
që njeriut i duhet në çdo hap të jetës , por mos të harrojmë se puna dhe veprat
tona duhet gjithmonë të shkojnë barabart
me lutjet tona, andaj lutjet e lexuesit të Kuranit janë më të pranuarat, ja të shohim se çka na
këshillon Pejgamberi s.a.a.
“Kur lexon Kuran besimtari, shtohet më
tepër mëshira e Allahut për atë.”
Si dhe:
“Ai që e fillon leximin e Kuranit dhe e mbaron
atë ( kryen hatmetul Kuran) lutja e tij
është e pranueshme tek Allahu i Lartësuar.”
· Adhurimi më i mirë është në studim andaj
të nderuar miq pasi të keni filluar të lexoni rrjedhshëm Kuranin, tani është
koha të filloni studimin tij si dhe të zbukuroni Kuranin me ushtrimin e zërit
tuaj që të jetë sa më i këndshëm në veshin e të tjerëve dhe të jetë shkak apo
sebep që edhe të tjerët të fillojnë të lexojnë Kuranin e Shenjët. Ja si na këshillon Pejgamberi – paqja qoftë
mbi të dhe familjen e tij.
“Mësojeni Kuranin dhe shtoni leximin e
tij.”
Si dhe::
“Më i devotshmi tek Allahu xh.sh. në fshehtësi dhe dukshmëri, është studiuesi i Kuranit”
Si dhe:
“Adhurimi më i përsosur i ymetit tim është
leximi i Kuranit”
Si dhe:
“Kush dëshiron diturinë e të parëve dhe të
atyre të fundit, le të lexojnë Kuran.”
Si dhe:
“Lexojeni Kuranin me melodinë arabe dhe me
zërat e tyre.”
Si dhe:
“Zbukurojeni Kuranin me zërin tuaj, sepse
zëri bukur ia shton bukurin e Kuranit.”
Si dhe:
“E pyetën Pejgamberin s.a.a.; -Cili njeri
e ka zërin më të bukur për Kuranin?
Ai s.a.a. iu përgjigj:
-Ai person të cilit, kur të dëgjosh
leximin e tij dhe vëresh se ai i frikësohet Allahut të Lartësuar. “
( pra leximi i Kuranit me përkulshmëri)”
Mirësitë e Kuranit
Fisnik
Të lexuarit dhe studiuarit
e Kuranit a.m. janë dy vepra të pandashme të cilat personin e afrojnë tek Allahu xh.sh., andaj çdo mysliman i sinqertë
i cili pas leximit ose duke lexuar Kuranin a.m. thellohet, mediton dhe studion
më pas për ajetet e tij, ai person do t’i vërej dhe shijoj mirësitë e Kuranit
a.m. në të dy botës. Leximi i këtij libri të shenjët numërohet si njëri prej
ibadeteve (adhurimeve) më madhështore,
si ilaç kundër sëmundjeve morale të cilat sjellin fatkeqësi dhe jetën na dërgojnë në humnerë.
Të lexuarit rrjedhshëm të
Kuranit a.m, bukur leximi me texhvid (rregulla), meditimi, studimi si dhe ndarja e kohës
ditore për t’iu kushtuar Kuranit a.m. sjellë shumë mirësi (fadilete) që bëjnë
ndryshime të hatashme në jetën e njeriut duke larguar terrin me dritë e të
keqen me të mirë dhe devijimin me udhëzim.
Feja islame është nder,
respekt, sinqeritet dhe fisnikëri, që ne ia kemi borxh Allahut xh.sh. Këtë
borxh do ta paguajmë vetëm atëherë kur në planë programit tonë jetësorë e kemi
në radhë të parë leximin dhe studimin e përditshëm të këtij Libër të famshëm që është udhëzim për të gjithë njerëzimin që
dëshirojnë të bazohen në ligjet e tij dhe të kenë jetë shembullore për vete dhe
pasardhësit e tij.
Lumturia dhe fati më i
madhe për të gjithë neve myslimanët është, që Allahu xh.sh. na ka zgjedhur të
jemi prej umetit të Muhamedit s.a.a. Ai çdo
gjë që ka krijuar duke pasur hatrin e Muhamedit s.a.a., duke filluar prej tokës qiellit e deri te
insekti më i vogël. Besimi dhe dashuria për Pejgamberin s.a.a. si mësues të
njerëzimit, në mesin e myslimanëve gjithmonë
është shprehur duke i dërguar salavate duke bërë manifestime kremtime të
ditëlindjes së tij ( mevlude) dhe duke
kërkuar shefatin (ndërmjetësimin) e tij për të mirat e kësaj bote dhe botës
tjetër.
Kur thuhet Allahumme
asaluke bi-Nebijjike Muhammed (O Allah! Të përgjërohem me pejgamberin Tënd
Muhammed),(1) kjo do të thotë: “Kërkoj prej Teje në bazë të besimit dhe
dashurisë që kam për të Dashurinë Tënd nga kjo kuptojmë se Allahu xh.sh. për hatrin e Pejgamberit, neve
na ka krijuar si musliman, na ka dërguar mësuesin e
njerëzimit, ndërsa ajetet Kuranore na ka bërë mjet për t’iu afruar Zotit, përmes bindjes ndaj Tij
dhe të Dërguarit të Tij. Kush i bindet Profetit, i është bindur me këtë
Allahut. Madje njeriu i parë i krijuar, Ademi a.s., iu përgjërua Allahut për
falje përmes hakut të Muhamedit s.a.a me fjalët: "O Allah! Për hakun e Muhamedit s.a.a. të lus të m’i falësh
fajet."(2)
Dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberit -
paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij, ata
janë mësuesit e njerëzimit, andaj për të fituar mirësitë e Leximit të Kuranit
ne duhet të jemi nxënës dhe studiues të pandashëm të këtij libri të shenjët, që
të mund ti shijojmë mirësitë e tij të pashtershme në të dy botët. Allahu i
Lartësuar na ruajt nga leximi jo i sinqertë i Kuranit dhe dhashë Allahu që të
mos jemi dëshmitarë të kohës së ligë, kur Kuran
Fisnik do të lexohet mu kështu siç na ka thënë Hz. Alia në një thënie
apo hadith të mençur.
Prijësi i besimtarëve-Hazreti Imam Aliu, Allahu qoft i
kënaqur me të ka thënë: Do të vijë një kohë për njerëzit, kur për ta nga Kurani nuk do të mbetet gjë pos
shkronjave të tij, ndërsa nga Islami asgjë pos emrit të tij. Xhamitë e tyre në
atë kohë do të jenë të mëdha në aspekt të ndërtimit, porse të zbrazëta në
aspekt të udhëzimit. Ata të cilët rijnë në to dhe ata të cilët i vizitojnë ato
do të jenë nga më të urrejturit ndër banorët e tokës. Prej tyre do të përhapet huti
dhe atyre do t’u jetë e afërt çdo gjë që është e prapë. Nëse dikush ndahet nga
kjo, ata do ta flakin prapa në të. Kurse nëse dikush prapësohet nga kjo, ata do
ta shtyjnë në të. Allahu i Madhëruar thotë: “ Betohem me emrin Tim se do të
lëshojë mbi ta sprovë nga e cila edhe i urti do të hutohet!” dhe Ai këtë do ta
bëjë. I lutem Allahut të na mbrojë nga të rënët në pakujdesi!(3)
Autor: Ikballe Berisha Huduti.
Nëntorë 2009 Prishtinë
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>><<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
LITERATURA
-Kurani
Fisnik nga përkthimi i Doc.Prof. Feti Mehdiu
Libri shkollor Islam -Mësimi i Kur’anit Kerim,
botuar nga” Foundacioni i Kura’anit”
Tiran
*
(1) Sherh al-Mawahib, vol. 8, f. 304; el-Mexhmu',
vol. 8, f. 274; Ibn 'Abidin, vol. 5, f. 254; al-Fetawa al-Hindijjeh, vol. 1, f.
266 dhe vol. 5, f. 318; Fet’h ul-Kadir, vol. 8, f. 297, 298 dhe el-Futuhat
el-Rabbanijjeh 'ala el-Azker en-Nebewijjeh, vol. 5, f. 36.
(2) Bejhaki, Dela'il en-Nubuwweh, vol. 5, f. 489
(Dar al-Kitab al-'Ilmijjeh, Beirut), cituar në al-Mausu'ah al-Fikhijjeh
el-Kuwaitijjeh, vol. 24; el-Hakim, el-Mustedrek, vol. 2, f. 615, Ibn Tejmijje,
al-Fatawa, vol. 1, f.
(3)Nehxhul Belaga – Shtegu i elokuencës,
(Fjalimet, letrat dhe fjalët e urta nga Hz. Imam Aliu Ibn Ebi talibi) cituarë
në faqen 342 fjalë e urtë numër 379 – material i mbledhur nga ESSEJID
ESH-SHERIF ER-RADI,