Saturday, November 24, 2012




QERBELASË

Ah e mjera unë Fatimja, si nuk mund të ju tregojë,
Për hidhërimin që kam në zemër,  për Husejnin unë vajtojë.

O ju njerëz sa ju kam dashur, unë dhe babai im Pejgamber
Sa shpejt na harruat dhe devijuat, e fëmijët e tan na masakruat.

Pasha Zotin, pasha të vërtetën, pasha ty që e njeh Ehli Bejtin,
Ç’mund të ndien për Qerbelanë, përveç lotit, mallit e dhimbjes për ta.

Çdo horë i pafytyrë juve ju ka lënduar, barkun e Fatimes në brendi e helmuan.
Ia prenë gjymtyrët Imamëve  të Islamit,  ia prenë kokën e Husejn alejhiselamit.

Ah Zejnebe motër, thoshte Imam Husejni, e lëshuam vatrën  dhe varrin e Pejgamberit.
Këtë natë kur dolëm nga qyteti Medines, u dridh toka përreth varrit të  Fatimes.

Atë natë edhe hëna deshi të pëlciste, nga dhimbjet që ndjeu për birin e Murtezas,
Atë natë edhe toka deshi të gëlltiste, mushrikët e mallkuar pjellën e Hindas.

Tërë natën ecën e pastaj u afruan,  te shtëpia e Allahut mallin e larguan,
Se babi  i Hasanit Ali Murteza, nga brendia e Qabes kishte ardhur në këtë dynja.

Vajtonte Qabeja si fëmijë i dëshpëruar, për trishtimin që ndjen për trimat e uruar.
Që për hatër të Muhamedit dhe për hir të Mekes, ja mësyn migrimit për në rrugën e Kufes.

Rruga e gjatë për në fushën e Qerbelasë, me zallin e nxehtë që piqte këmbët e Sukejnës
Vapa e madhe shkrumboi buzët e njoma, vajtonin dhe melaqet përmbi kokat tona.

Fjalët e Imam  Husejnit jepnin gjallëri, mezi pritnin njerëzit të takohen në ty o Perendi.
Andaj ia mësyn rrugës së migrimit, ta ruajnë Islamin, të pastër nga burimi.

Jezidët e munduan, pa mëshirë e pa rahmet, për një pik uji e dogjën  foshnjën  krejt
E në vend të ujit gjaku i Abdullahut u drejtua nga qielli Arshi i Allahut.  

Lumi Eufrat  ofshan i tërbuar, për buzët e shenjta e të shkrumbuara,
Që s’mundi  t’ia ofrojë një gllënjkë për të pir, e kështu ti njomi trupat e dëlirë.

Sukejna e durueshme  baba Husejnit  nuk ju ankua, se goja fyti nga etja ishin zaptuar,
Por ngadalë xhaxha Abasit ajo iu drejtua, dua ujë,  dua ujë, pëshpëriti duke  gjëmuar.

Ali Abasit trim i rrallë  më nuk  iu durua, ja mësyu  Eufratit  ujë për të grumbulluar,
Sa iu afrua ujit , deshi ta shijoj,  kur ju kujtua Sukejna ujin e largoj.

Kur ju kujtua Sukejna me buz të shkrumbuara,  ai mbushi ujin me vrull vrapoi.
Mbesës së vogël ujin që t’ia dhurojë,  por shtiza nga harku shpejt e  qëlloi .

Kur e pa Sukejna  xhaxha Ali Abasin,  filloi të qaj e për toke u përplas ..
Oh nuk dua ujë , tani zeher mu bëftë,  e humba xhaxhain , o gjyshi im Mustafa.

Oj  fushë  e Qerbelasë që po më dhimbesh fort, Jezidët e lig që po të shkelmojnë kot.
Unë Husejni të dhurojë gjakun tim të njom, që mbjellë  urtësi për brezat e ri.

Autore : Ikballe Berisha Huduti
                                     Xhamia  dhe varri i  Hz. Zejnebes  r.a. në Damask.



    TRIMËRESHA

Fjalët e tua na zunë vende
Në zemrat tona të pikëlluara
Tani shpirti jonë i dobët
Thur mjerim për ditë të shkuara.

Ju bashkua vëlla Husejnit
Në gëzim e hidhërim
I përballoj të ligat e jetës
Për hir t’islamit dhe t’vëtvetës.

Ju mizor të pa shpirt
Ju shpirtligë e Jezid
Menduat se bëtë trimëri
Që mbytët bijtë e Muhamedit.

Shembulli  i zjarrtë në histori
Është Zejnebja  bija Alis
Trimëresha e Qerebelas
Mbesa e dashur e Mustafas

H. Ikballe Berisha Huduti 




Wednesday, September 26, 2012


   Kush është Hazreti Fatimja s.a. –paqja qoftë mbi të



Me rastin e lindjes së  Hz. Fatimes  (selamullahi aleja), Allahu i Lartësuar zbriti  Suren KEWTHER -  pra “Mirësi të shumta”   
 Fatimja u  lind në shtëpinë ku për herë të parë u dëgjua leximi i tekbirit, adhurimi i Allahut dhe përmendja e Tij.
Hazreti Fatimja (paqja qoftë mbi të) ishte e veçantë nga motrat e tjera sepse ajo lindi  pesë vite pas fillimit të shpalljes së Kuranit, në kohën kur Muhammedi s.a.a. tani më ishte caktuar si i  Dërguari i Allahut.
Hazreti Fatimja (paqja qoftë mbi të) u  edukua pranë të Dërguarit të Allahut, në shtëpinë e pejgamberisë, aty ku ishte vendi i zbritjes së engjëjve dhe qendra e zbritjes së ajeteve të Kuranit. 
Fatimja e vogël rritej në shtëpinë e babait të saj Pejgamber dhe i pranonte mësimet e Allahut në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse babai i saj e mësonte atë në mënyrë të veçantë. Çdo ditë e saj kalonte duke u sprovuar, e çdo natë e saj kalonte në asketizëm.
Fatimja mbeti jetime në kohën kur i duhej më së shumti nëna  Hatixhe, por ajo, krahas mungesës së nënës, mori një përgjegjësi dhe shfaqi një përkujdes të madh  ndaj babait të saj  Pejgamber dhe, për këtë arsye, i Dërguari i Allahut e quajti atë “UMMI EBIHA” (Nëna e babait) sepse ajo ishte njëkohësisht edhe vajzë, edhe nënë e babait të saj.
Aq shumë e donte Pejgamberi bijën e tij, Fatimen, saqë kur asaj i erdhi koha të martohej, i   dërguari i Allahut u plogështua nga mërzia që kishte. Kur e kuptuan dashamirët e tij se Pejgamberi vuante për largësinë e bijës së tij,  ata e ndërruan shtëpinë e tyre  me Imam Aliun,  në mënyrë që Pejgamberi ta shihte përballë vajzën e tij sa herë që ta merrte malli.
I dërguari i Allahut ka thënë: Vajza ime Fatimja është femra më e virtytshme prej të gjitha femrave të botës. 
“Oj Fatime, Allahu të ka zgjedhur ty, të ka dhënë epërsi ndaj të gjitha femrave të botës.”   
Pejgamberi s.a.a.  kishte aq shumë respekt ndaj bijës së tij, saqë zgjonte habi tek të tjerët. Sa herë që Fatimja hynte në dhomë, Pejgamberi pavarësisht personalitetit të lartë që kishte,  ngrihej, ia  puthte duart dhe e ulte tek vendi i tij.
I dërguari i Allahut përdorte gjithmonë shprehje të larta për personalitetin e Fatimes. Ndonjëherë thoshte lule (Rejhane), ndonjëherë e ndritshme (Zehra), ndonjëherë thoshte “Fatimja është pjesë e trupit tim” dhe ndonjëherë tjetër “Fatimja është njeriu më i dashur për mua.” Në një rast tjetër thoshte: “Çdokush që e gëzon Fatimen, më ka gëzuar mua dhe çdokush që e hidhëron Fatimen më ka hidhëruar mua. Ndërsa gëzimi dhe hidhërimi im është gëzimi dhe hidhërimi i Allahut.”

Muhamedi (salallahu alejhi ve alibi) ishte Kurani i gjallë, ndërsa Fatimja ishte brendia e Kuranit, sepse ajo ishte më shumë se hafize e Kuranit. Ajo ishte pjesë e Kuranit, sepse Kurani fliste për të dhe familjen e saj të mrekullueshme.
Fatimja ishte Masume – e paprekur nga mëkatet.  Kjo vërtetohet në suren Ahzab.
Fatimja ishte mëshiruese, bamirëse dhe altruiste e madhe, pasi ajo brengosej më shumë për të tjerët se sa për veten. Kjo vërtetohet në  suren  Insan.
Hazreti Fatimja kishte një qëndrim plotësisht femëror. Ajo e dëshmonte me veten e saj se është nëna e gjithë umetit musliman, andaj Pejgamberi e thërriste atë UMMI UMEH – Nëna e Umetit musliman. Ajo e meritonte këtë, sepse ishte nëna e Hasanit, Husejnit dhe e 12 imamëve lider.
Hazreti Fatimja (selamullahi alejaha) shkonte kudo që preferonte babai i saj. Edhe në rastin kur u nxit mallkimi për ata që mohonin pejgamberinë dhe Islamin e vërtetë. Prandaj Mubahila  mbeti argument në suren Ali Imran.

 Mbi të gjitha, Fatimja ishte KEWSER (me mirësi të shumta), simbol i trashëgimisë dhe i mirësisë së Islamit në atë kohë, sot, nesër dhe deri në Ditën e Kiametit.
Pra, Fatimja është Fatime.