Showing posts with label POEZI. Show all posts
Showing posts with label POEZI. Show all posts

Wednesday, November 5, 2014

UNË JAM DHIMBJA E TIJ, AI ËSHTË ILAÇI IM



UNË JAM DHIMBJA E TIJ, AI ËSHTË ILAÇI IM

Në natën e fundit të jetës në këtë botë,
Kumboi një zë i kobshëm nga qielli gjer në tokë,
Një dremitje e jotja shumë gjëra na kumtoi,
Një ëndërr e hidhur shpirtrat na shqetësoi.

Pyeti motër Zejnebja, vëlla ç’ishte ky zë?
Ti ishe duke pushuar e gjumi të kishte kapluar,
Vëlla, a më thua se ç’mund të jetë kjo?
Imam Husejni me buzë në gaz e me lot në sy,
Ia shtrëngoi duart motrës, e mori në gji
Motër, e dashura ime, gjithmonë për mua je trazuar,
Njëmijë e një gjëma ke për t’i përjetuar
Këtë të tha gjyshi ynë, i dashuri Pejgamber,
Që kur erdhe në këtë botë, me vuajtje plot.

Ti e shijove dhembjen kur gjyshi na la
Ti e shijove hidhërimin e nënës Zehra
Ti e shikove kokën me gjak, të babait Murteza
Ti e mbështolle me qefin, trupin e Hasanit vëlla

Më kujtohet si sot i thotë motra, Husejnit vëlla
Të kam thënë, mos e ke dert o vëlla
Se Zejnebja është si një dragua,
Që të gjitha këto i ka përballuar.

Por dashuria dhe brenga për ty është mbi të gjitha, o vëlla
A më thuase çfarë ke ëndërruar në këtë natë të Qerbelasë?
Mos vallë ka lajme të mira që moti s’kam dëgjuar,
Një zë i madh nga qielli, ndihmë kërkonte si i bekuar:
“Më jepni ndihmë, o i Dashur i Allahut, o i Dashuri i Perëndisë,
Nga kjo jehonë e zërit u ngrita në këmbë befasi“

U trembëm o vëlla, zemra në kraharor rreh pa ia ndalë,
thanë dy motrat e dashura, Ummu Kulthumi dhe Zejnebja.
- Husejni pyet, edhe ju këtë zë e dëgjuat?
Po o vëlla, thanë motrat të dyja me një zë,
Atëherë mua s’më mbetet pa ju kumtuar

-Në ëndërr më erdhi gjyshi ynë Mustafa, dhe kështu më tha:
“O drita ime Husejn, të gjithë engjëjt e lartë, të gjithë shpirtrat e profetëve,
të gjithë shpirtat e shehidëve, nëna jote Fatimeja, babai yt Veliullah,
Po e presin shpirtin tënd, të pastër, o nipi im, i biri i Zehras.
Ne presim, presim e të mirëpresim, ti do të vish nesër tek ne,
Me këtë ardhjen tënde disa do të hidhërohen, por ne këtu do të gëzohemi”

O i Dashuri i Allahut, o babai i Zehras,
Më sqaro pashë Allahun, si ke mundur që këtë lajm të dhimbshëm,
t’ia kumtosh nipit tënd, o Mustafa?
Ti moj krijesë e brishtë, mos u brengos e mos u mallëngje,
Se Husejni dhe njerëzit e ngritur kështu nuk mendojnë
Ata shohin me sytë e zemrës, e zemrat e tyre larg vrojtojnë
Ata flasin me gjuhën e shpirtit
E fjalët e shpirtit shumë shpirtra rehatojnë,
Prandaj lajmi i keq, nuk është lajm, por sihariq,
Për njerëzit si Imam Husejni që këtë botë e kanë një hiç

Vazhdoi Imam Husejni ëndrrën t’ia kumtojë,
Motrës së dashur Zejnebes, që rrugën e tij do ta vazhdojë,
“Prapa shpinës së Profetit, pash një engjëll hyjnor,
Me kupë qelqi në dorë, të vulosur në një anë,
Atëherë unë e pyeta, ”o gjyshi im Pejgamber,
Që kërkon me kupë të zbrazur, ç’pret ky engjëll i ndjerë?
Ai pret çastin tënd, që gjakun tënd ta tuboj,
Me këtë kupë qelqi Allahut t’ia dërgojë,
Gjaku yt do të jetë dëshmi në Dunja e Ahiret,
Gjaku yt do të ringjallë Islamin, fenë e vërtetë“

Imam Husejni tregonte, e Zejnebja gjëmonte
O vëlla mos ma thuaj, mjaft vuajtje kam përjetuar
Unë nuk mundem të përballoj më, zemrën po ma përvëlon
Më është tronditur zemra, nga vuajtjet e kësaj dunjasë
Shpirti më është helmuar për familjen e Mustafasë

A nuk ishte mjaft për mua, o Allah i Lartësuar,
Që e pashë trupine gjyshit tim, me dhëmbë të helmuar,
A nuk ishte mjaft që nënën e mjekoja,
Trupin e saj të gjakosur, në Ahiret ta përcolla,
A nuk ishte mjaft kur e pashë gjakun në kokën e babait,
Dhe sexhaden e gjakosur në mihrabin eXhumasë,
A nuk ishte mjaft për mua, vëlla Hasanin kur e pashë,
Që me lot mbi fytyrë të vdekur,në buzë helmin ia lashë.
Ia pashë e ia lashë, asgjë s’kishe çfarë t’i bësh
A nuk ishte mjaft vëlla Muhsinin, që ta dhashë
Dhe tani dëshiron të më marrë Husejnin e gjithë dunjasë?

Jo, o Zot jo, se mjaft zemra më është copëtuar,
Nuk e lë vëlla Husejnin një hap të shkojë askund pa mua

U mblodhën gra, fëmijë, burra, familje e shoqëri
Në natën e fundit, të ngrohtë në qetësi
Të gjithë gratë, fëmijët, motra e vëllazëri
I përqafoi Imam Husejni me mall e dashuri

Me lot gjaku që pikonin nga zemra e copëtuar
Unë po ndahem nga ju, por skam për t’ju harruar
******Jeni viktima në vend të huaj, askush nuk ka mëshirë
Unë po ndahem nga ju, por jo përgjithmonë
Do të takohemi në Xhennet, të gjithë do të jemi një
Por e kam një brengë që zemrën ma shkrumbon
Do të jeni në duart e këtyre gjakpirësve muavijan
Por e keni motrën Zejnebe, që ju do e ju mbron
Prandaj kjo pak shpirtin, mua ma qetëson”

Zejnebes dhe motrave të tjera, gjoksi iu kishte shtrënguar
E rrihnin atë dhimbjet e frymëmarrjes së shpeshtuar

“O kandil i shtëpisë së Profetit
Ti  na le të mallëngjejmë
Zemrat tona janë brymosur
Me gjak e me dhimbje  plot

Husejn vëlla, Husejn vëlla

O zotriu i Qerbelasë  
Mos ke dert për ne në dunja
Se  kemi motrën Zejnebe
Trimëreshën e Qerbelasë

Aq shumë vaje e rënkime, toka e qielli i dëgjonte,
Aq shumë ah-uh, nga zemrat e tyre, qielli, toka mezi duronte
Nga gjëmat e shteruara, nga zemrat e copëtuara
Lindi dielli i Qerbelasë, ditën e dhjetë të Ashurasë
Së bashku me shokët tij namazin përfundoi
I lajmëroi të gjithë se lufta filloi
Nga ana tjetër armike, buçisnin daullet me brohoritje
E të dashurit e Imam Husejnit rrinin të gatshëm pa pikë frike
Të dëshmonin për Islamin, me jetë e me Kur’an
Përuleshin para këmbëve të tij, jemi gati Ja Imam
Dilnin para ushtrisë armike me bindje dhe trimëri
Luftonin deri në frymën e fundit, me gëzim e krenari

Erdhi radha e Imamit, shehidit të Qerbelasë
Me qëndrim stoik të bukur si të Mustafasë
Vendosi mbi kokëne tij, sarëkun e zi
Që e kishte dhuratë, kujtim nga gjyshi i tij
Në shpatullat e gjera vendosi hirkën profetike
Që ia kishte dhuruar gjyshi me salavate të përshpirtshme
Allahumme sali ala Muhammed, ve ala ahli Muhammed

Doli ballë përballë armiqve mizorë jezidij
Aspak nuk iu tremb syri, i këshilloi si njeri:
“Unë jam biri i Aliut , nga fisi Hashimij
Mua më mjafton ky emër që është nder dhe fisnikëri
Në shtëpinë tonë të shenjtë, të quajtur Ehli Bejt
Tek ne është vend i dritës, i kujtimit Muhammed
Libri i Zotit të Vërtetë tek ne gjendet pa u prekur
Gjyshi im, i Dërguari i Zotit, mbi të gjithë pejgamberët
Kandil i Zotit ne jemi, në këtë botë ne ndriçojmë
Zemrat i gjallërojmë, Islamin e lartësojmë
Fatimja është nëna ime, më e mira femër në botë
Aliu është babai im, që ju e kishit shok”

U nis Husejni në dyluftim, në fushën e Qerbelasë
Me shokët e tij së bashku, me Ali Abbas
Tani erdhi radha e Imamit që të dalë në mejdan
Para ushtrisë së Jezidit, rrinte si kapiten
Kishin kulturë dhe urtësi fëmijët e Imam Aliut
I kishte mësuar babai, shpata menjëherë s’duhet ngritur
Prandaj Imam Husejni iu drejtua me këto fjalë
Nuk e donte gjakun e tyre, të shitur me para
“O populli i Kufes, o ushtri e Jezidit, do t’ju kumtoj një lajm të ri
Do të vijë një ditë kur para Zotit me ju do të rri
Unë do të kërkoj të drejtën time, gjakun që ma keni derdhur
Atëherë ju do të dridheni, para të dashurit Pejgamber
O popull i paturp, ky sarëk që kam në kokë
Kjo shpatë e ngjeshur në belin tim
Kjo hërkë që kam në krah
Këtij kali që i kam hipur
Janë të gjyshit tim që ai m’i ka bërë kujtim
Unë jam trashëgimtar i dijes profetike
Jam dritë e syve, për nënën time Fatime
Kurrë në jetën time s’ka dalë ndonjë rrenë nga goja ime
Kurrë në jetën time s’kam mohuar fenë time
Unë jam biri i Murtezait që ishte dhëndëri Mustafait
Për të cilin Pejgamberi shumë gjëra na ka thënë
“Men kuntu mevla fe hadha Alijun mevla”
Kush më njeh mua për të parë, Aliu është i pari i tij
Unë jam qytet i dijes, Aliu është porta e tij

Këto fjalë i thoshte Pejgamberi, edhe unë po jua them
“Husejn minni ve enne minel Husejn”
Husejni është nga unë, e unë jam nga ai
Unë jam gjak Muhammedi, ai është gjaku im
Unë jam nip profeti, ai është gjyshi im
Unë jam zemra e tij, ai është jeta ime
Unë jam feja islame, ai është Kur’ani im
Unë jam prijës në Xhennet, ai është Xhenneti im
Unë jam dhimbja e tij, ai është ilaçi im

O ju popull i Kufes, jezidij e muavijë
Si na dolët aq të pabesë?
A s’më thoni ç’ju kam bërë?
A mos vallë ju kam tradhtuar, apo ndoshta mashtruar
Gjakun s’jua kam derdhur, mallin nuk jua kam prekur, nderin kurrsesi
Pse atëherë dëshironi shpirtin tim, o njerëzi?

Unë para se të vija në këtë vend të Qerbelasë
Isha në xhami te varri i Muhammed Mustafasë
Kur u nisa në mërgim, përreth Qabes kërkova shpëtim
Në vendlindje nuk më latë të jetoj në qetësi
E lashë shtëpinë dhe çatinë pa zot shtëpie e pa dry
O ju popull i pabesë, më thirrët dhe më ftuat
Me dhjetëra letra besnikërie, mirëseardhje më ofruat
Unë iu përgjigja ftesës suaj, e lashë shtëpinë e bagëtinë
Në mes të natës dola në arrati
Me familje e fëmijë, vëllezër e shoqëri
E lashë bukën e papjekur, shtratin e ngrohtë në vetmi
M’i latë fëmijët pa kujtime, pa ushqim e ledhatim
E tani m’i trishtoni me britma, gjak e masakrim
A keni besë muslimani apo besë tradhtari
Musafirin mos ta mbroni, e hakun t’ia cungoni
Të m’i leni fëmijët jetimë para syve të mi
Tëm’i leni gratë e veja në skamje e mjerim
A keni shpirt në vete, o ju muslimanë
Ti që ke gjak Muaviu, gjak Ebu Sufjan

E gjithë ushtria armike, kishin vesh  por ishin të shurdhër
Kishin zemra por i kishin vulosur me besën jezidite
Omer Sadi komandat kriminel, i tha Imam Husejnit
“Leri këto tregime e llafe për të tjera herë
Dy gjëra i ke në dispozicion
Të pranosh Jezidin si halife ose vdekja të takon”

Iu drejtua Imam Husejni: ne jemi të denjë për këtë që besojmë
Ndërsa ti dhe pasuesit e tu jezidij
Me fenë islame jeni duke bërë gërdi
Ju them, nëse feja Islame ka ardhur deri në këtë gjendje
Atëherë unë këtij Islami i them lamtumirë

Ne dimë të vdesim para se të vdesim
Na ka mësuar jeta e cila na takon
Njerëzit si ne nuk vdesin, por gjithmonë jetojnë
Prandaj ranë dëshmorë në fushën e Qerbelasë
Trimat që i priste shpirti i Mustafasë
Kishin të gjithë një ideal, një gjallëri në shpirt
Se rruga e Ehlul Bejtit është i vetmi shpëtim
Që ta mbrosh Islamin, Kur’anin fisnik
Ishte urdhër i Allahut atëherë dhe çdo ditë

Kësaj ngjarje të Qerbelasë shumë vlera i janë kushtuar
Elegji e fjalë trimërie, janë thurur e krijuar

Çdo ditë është Ashura, çdo vend është Qerbela
Çdo ditë është Ashura, çdo vend është Qerbela
Çdo ditë  është Ashura, çdo vend është Qerbela

Thursday, July 17, 2014

IMAM ALIU




IMAM ALIU -  paqja qoftë mbi të


            A ka dëgjuar dikush, për këtë mrekulli,            
Se në shtëpinë e Allahut, u lind një fëmijë.

Ky fëmijë i pastër është Imam Alia,
E rriti  Pejgamberi me duar nga dashuria.

Si shkëndijë nga qielli zbriti Imam Alia,
Shndritës i shpirtit, siç kërkon njerëzia.

Mendjeprehtë inteligjent, mrekulli e vërtet
e kuptoi tërësishtë Kuranin e shenjët.

Adhurues i të vërtetës, i pari musliman,
I lindur, i rritur, i martirizuar për Islam.

I zgjati dorën të varfërit, kudo që e takoi,
Por edhe në ruku ata nuk i harroi.

Krenar jemi ne, që kemi këtë fe, këtë Kuran dhe Ehli Bejt
Që na përcollën Islamin me dymbëdhjetë Imam të shenjët.


Saturday, November 24, 2012




QERBELASË

Ah e mjera unë Fatimja, si nuk mund të ju tregojë,
Për hidhërimin që kam në zemër,  për Husejnin unë vajtojë.

O ju njerëz sa ju kam dashur, unë dhe babai im Pejgamber
Sa shpejt na harruat dhe devijuat, e fëmijët e tan na masakruat.

Pasha Zotin, pasha të vërtetën, pasha ty që e njeh Ehli Bejtin,
Ç’mund të ndien për Qerbelanë, përveç lotit, mallit e dhimbjes për ta.

Çdo horë i pafytyrë juve ju ka lënduar, barkun e Fatimes në brendi e helmuan.
Ia prenë gjymtyrët Imamëve  të Islamit,  ia prenë kokën e Husejn alejhiselamit.

Ah Zejnebe motër, thoshte Imam Husejni, e lëshuam vatrën  dhe varrin e Pejgamberit.
Këtë natë kur dolëm nga qyteti Medines, u dridh toka përreth varrit të  Fatimes.

Atë natë edhe hëna deshi të pëlciste, nga dhimbjet që ndjeu për birin e Murtezas,
Atë natë edhe toka deshi të gëlltiste, mushrikët e mallkuar pjellën e Hindas.

Tërë natën ecën e pastaj u afruan,  te shtëpia e Allahut mallin e larguan,
Se babi  i Hasanit Ali Murteza, nga brendia e Qabes kishte ardhur në këtë dynja.

Vajtonte Qabeja si fëmijë i dëshpëruar, për trishtimin që ndjen për trimat e uruar.
Që për hatër të Muhamedit dhe për hir të Mekes, ja mësyn migrimit për në rrugën e Kufes.

Rruga e gjatë për në fushën e Qerbelasë, me zallin e nxehtë që piqte këmbët e Sukejnës
Vapa e madhe shkrumboi buzët e njoma, vajtonin dhe melaqet përmbi kokat tona.

Fjalët e Imam  Husejnit jepnin gjallëri, mezi pritnin njerëzit të takohen në ty o Perendi.
Andaj ia mësyn rrugës së migrimit, ta ruajnë Islamin, të pastër nga burimi.

Jezidët e munduan, pa mëshirë e pa rahmet, për një pik uji e dogjën  foshnjën  krejt
E në vend të ujit gjaku i Abdullahut u drejtua nga qielli Arshi i Allahut.  

Lumi Eufrat  ofshan i tërbuar, për buzët e shenjta e të shkrumbuara,
Që s’mundi  t’ia ofrojë një gllënjkë për të pir, e kështu ti njomi trupat e dëlirë.

Sukejna e durueshme  baba Husejnit  nuk ju ankua, se goja fyti nga etja ishin zaptuar,
Por ngadalë xhaxha Abasit ajo iu drejtua, dua ujë,  dua ujë, pëshpëriti duke  gjëmuar.

Ali Abasit trim i rrallë  më nuk  iu durua, ja mësyu  Eufratit  ujë për të grumbulluar,
Sa iu afrua ujit , deshi ta shijoj,  kur ju kujtua Sukejna ujin e largoj.

Kur ju kujtua Sukejna me buz të shkrumbuara,  ai mbushi ujin me vrull vrapoi.
Mbesës së vogël ujin që t’ia dhurojë,  por shtiza nga harku shpejt e  qëlloi .

Kur e pa Sukejna  xhaxha Ali Abasin,  filloi të qaj e për toke u përplas ..
Oh nuk dua ujë , tani zeher mu bëftë,  e humba xhaxhain , o gjyshi im Mustafa.

Oj  fushë  e Qerbelasë që po më dhimbesh fort, Jezidët e lig që po të shkelmojnë kot.
Unë Husejni të dhurojë gjakun tim të njom, që mbjellë  urtësi për brezat e ri.

Autore : Ikballe Berisha Huduti
                                     Xhamia  dhe varri i  Hz. Zejnebes  r.a. në Damask.



    TRIMËRESHA

Fjalët e tua na zunë vende
Në zemrat tona të pikëlluara
Tani shpirti jonë i dobët
Thur mjerim për ditë të shkuara.

Ju bashkua vëlla Husejnit
Në gëzim e hidhërim
I përballoj të ligat e jetës
Për hir t’islamit dhe t’vëtvetës.

Ju mizor të pa shpirt
Ju shpirtligë e Jezid
Menduat se bëtë trimëri
Që mbytët bijtë e Muhamedit.

Shembulli  i zjarrtë në histori
Është Zejnebja  bija Alis
Trimëresha e Qerebelas
Mbesa e dashur e Mustafas

H. Ikballe Berisha Huduti 




Wednesday, April 11, 2012













 ÇDO NATË PO TË PRESË



Në  perlën e shpirtit tim unë Ty të kërkoj
Në damarin e zemrës Ti me qarkullon,
Ashku im ndaj Teje asnjëherë nuk mjafton,
Sa më shumë  që  e kalis ajo me forcon

Andaj kërkoj njerëz ti dua për Ty
Ti bashkoj shkëndit e shpirtit ne fshehtësi,
Të me shkëlqen fytyra e mallëngjimit tim
të të falë gjerdanin qe e thur për Ty.

Ditë edhe natë digjem shkret o Perëndi,
Se malli për të vërtetën me shkriu si një qiri.
Zemra Allah  pa ndërpre thërret,
Por ende  mua te mjerën as ne gjumë as në zgjim nuk më gjet.

Lësho shkëndin o Zot pas hazreti Muhamedin
Hapmi rrugët e fshehtësisë ta shoh nurin e Xhenetit.
E në xhenet me pëshpëritje  të të ndiej Ty
E pastaj nga kënaqësi të bëhem një me Ty.

Me buzë të thara e pak te hapura si gonxhe trëndafili
Pëshpëris nga brendia zemrës që t’më shfaqesh Ti
Po unë po vajtojë dhe po dënes pa shpresë
Dhe çdo natë po të pres,
Çdo natë po të presë …..

E  pres një shkëndijë të më zbresësh
E të  kënaqem  duke të të shikuar
Të ta jap veten time ,
Të bësh me të që të duash
Se vetëm atëherë ka për të pushuar
Brenga shpresa mallëngjimi
Atëherë do të vdes amshimi !?

Dua të vdes para se të vdesë!
Këtë e kam vesë dhe shpresë
Të ia falë Krijuesit  shkëndinë e shpirtit tim
Të jem e kënaqur në amshim
Qoftë ne xhenet apo xhehenem
Por  një gjë e di se edhe aty do të gjejë Ty,
Se Ti je krijuesi i Gjithësisë

Brenga ime e vetme je Ti,
Eja afroju e  më merr në gji,
Më shtrëngo e mos me lësho
Se unë këtë e kërkoj ,
Të vuaj
Të qaj
Të rënkoj ,
Të mallëngjejë
Të të  dua me butësi
Të të shoh o Perëndi
Të  vdes para se të vdes përgjithmonë
Por JO,  JO  pa TY.





PËR TY OJ QERBELA

E thelluar në mendime
Zemra me lot pikon
Trupi më është tharë
Sikur lulja në nëntor

Ah moj nënë me kokë të lidhur,
Më rrëfeve për Qerbelan
Për stërgjyshërit tanë të parë
Si vuajtën ata të mjerë
Nga jezidat  keq ndjell.

Po të kishin lotët gojë
Po të kishte mllefi sy
Nuk do të mjaftonin
Drunjët e malit,
Të shkruhet mbi letër kjo tragjedi

Parafytyrojë këtë betejë
Këto vuajtje maltretime
Plot me etje e untësi
Me zemra të thyera
E me mallëngjime

Me gjurmë të këmbëve të lodhura
Nga rruga e gjatë që murrën
Trimat e të Imam Hysejnit
Nipat e Pejgamberit
Lulet e Fatimes
Nipat e Hatixhes
Stërnipat e Abdullahut
Dashamirët e Allahut

Atë ditë kur Imam Hysejni
Mori  rrugën e refugjatit
U trondit toka e pastër
Përreth varrit t’Pejgamberit

A vajtuat  o ju engjuj
A vajtove  oj nënë Fatime
Për jetimat e tu
Që aspak me ta su ngire

Mos të vjen turp të qajsh
O vëlla mysliman 
Liroje zemrën tënde
Nga mllefi  që  të ka zaptuar.
Ndieje dhimbjen e Hysejnit
Etjen e Ali Ekberit
Dora e këputur e Ali Abas
Që mbet shenjë e Qerbelas

A ka dhimbje më të tmerrshme
Sa dhimba e motër Zejnebit
Kur e sheh trupin e vëllait
Të gjakosur e pa kokë
Zemra e pastër e Zejnebës
Bëhet grimë e copë.

Dëgjo oj Bija ime Fatime
Dëgjo o biri im Ahmed
Ju lë amanet unë nëna juaj
Rrugën e Imamit  duhet predikuar.

https://www.youtube.com/watch?v=NkccF6zCG24