Saturday, May 23, 2015




Libri  " EJA SHPEJT"  Autor :Ikbale Berisha Huduti 

PARATHËNIE

Të nderuar lexues, sidomos ju dashamirës të poezisë!

Vepra që keni në dorë është libri i parë me poezi i shkruar nga znj. Ikbale Berisha Huduti.
Ai është një libër poetik, me poezi të shkruara nga autorja ndër vite, por për arsye të ndryshme nuk arriti dot të botohej deri më sot.
Titulli i kësaj përmbledhjeje poetike të saj u titullua “Eja shpejt”, duke u marrë nga titulli i një prej poezive të autores, titulli i plotë i së cilës është “Eja shpejt Imam Mehdi”.
Shumica e poezive nga 99 poezi të botuara në këtë përmbledhje poetike të saj, që shpresojmë të pasojë me krijimtari të tjera poetike dhe letrare, janë përgjithësisht të natyrës fetare-shpirtërore. Por, gjithashtu, nuk mungojnë as poezitë me motive atdhetare, si p.sh. poezia “O moj Serbi”, me motive shoqërore si p.sh. poezia “8 marsi” dhe “Lakmia”, me motive melankolike si p.sh. poezia “Jetimi” etj..
Autorja në shumë prej poezive të saj shpreh dashurinë hyjnore, duke treguar anën e besimit të saj dhe shumicës së bashkëkombësve të saj, Islamit. Me këtë, ajo dëshiron që përmes poezisë të shprehë para lexuesit shqiptar se jeta në këtë botë është e varur tërësisht nga Krijuesi ynë, Allahu i Madhëruar.
Dinamika e jetës e shpërfaqur në kohën në të cilën po jetojmë ka reflektuar edhe në mënyrën e shprehjes letrare dhe të kodifikimit poetik të autores, të cilën ajo e shpreh në poezinë “ Bota Makute”:

“Të jetosh i pasur nuk është pasuri
Të jetosh komod nuk është harmoni
Pasuri është që të mundesh të shikosh në sy
Një krijesë të Allahut që rri përballë me ty”

Prandaj jeta, bota shpirtërore dhe misioni human e shoqëror brenda poezive nuk janë të lehta për t’u manifestuar e aq më pak për t’u organizuar dhe jetësuar brenda një qenësie të trazuar. Bota poetike e Ikbales mbase ka qenë një vend ku janë takuar të humburit brenda një individi: arti, dashuria hyjnore, misioni fetar dhe atdhedashuria. Për pasojë edhe takimi i tyre i ngjanë një takimi të përmalluarish me ç’rast rrëfenjat e tyre janë thënë herë me nxitim e herë me vrullin e papërmbajtshëm të së bukurës, dashurisë dhe të së mirës, prandaj edhe mangësia estetike e këtij takimi është pjesë e pandashme e këtij kodi të ligjërimit poetik, i cili në momente kapërcen përtej konvencionit dhe “gramatikës” poetike.
Te poezia “Misioni i paharruar” autorja sikur na sugjeron se edhe ajo kishte skutën e saj ku strehohej dhe përmes meditimit sodiste botën që e rrethonte dhe ku përpiqet të perceptojë një realitet më të pranueshëm për të cilin duhen sakrifikuar energjitë:

“Mbas pak kohe vjen meleku
I drejtohet me këto fjalë:
“Lexo, mëso duke përmendur
Emrin e Zotit që të ka falë”

Ndërkaq te poezia “Hazreti Fatime” autorja synon të prekë majat e ndjesisë së një nëne dhe bije të përkryer, ndjenja këto të shprehura sa në mënyrë origjinale për nga origjina kuptimore, po aq edhe për nga perceptimi stilistik dhe mesazhi që përçojnë përtej kohës:

“Populli thotë nënë e bijë
Janë mu si hark e dry
Por kësaj here babë e bijë
Allahu i bëri arkë e dry”

Dhembja për të dashurit është një manifestim tjetër i ndjesive më sublime krahas dashurisë, bukurisë dhe mirësisë. Në poezinë “Unë jam dhimbja e tij, ai është ilaçi im” autorja ka zgjedhur ngjarjen më tragjike për ta shprehur atë përmes çasteve nëpër të cilat po kalonte Zejnebja, mbesa e profetit Muhamed ( paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) në logun e përgjakur të Qerbelasë, ku po vriteshin më të pafajshmit e njerëzimit prej djallëzisë më kriminale:

“Ti e shijove dhembjen kur gjyshi na la
Ti e shijove hidhërimin e nënës Zehra
Ti e shikove kokën me gjak, të babait Murteza
Ti e mbështolle me qefin, trupin e Hasanit vëlla”

Nëpërmjet kësaj ajo na bën të kuptojmë se gjenealogjia e sakrificës për liri e drejtësi patjetër do të ndeshet me gjenealogjinë e krimit dhe të kaosit. Në këtë frymë janë edhe poezitë përmes të cilave poetesha Ikbale ka shprehur gulçimet e një zëri të ndrydhur nën regjimin më të egër kolonialist të cilin Kosova dhe shqiptarët e përjetuan përgjatë tërë shekullit njëzetë nën Serbi.
Nëse poetika dhe poezia janë virtyt dhe model shprehës që fisnikërohen nga frymëzimi, modeli i vargut të përzgjedhur për ta shprehur atë mbase është fusha ku Ikbales i mbetet të punojë më tepër në të ardhmen. Gjithashtu radhitja dhe periodizimi tematik e stilistik në lëvrimin poetik të radhës pritet ta tejkalojnë vrullin shprehës të librit të parë të botuar prej saj.

Në fund autores i urojmë suksese për këtë libër duke shpresuar që të pritet sa më mirë nga lexuesi shqiptar.

FEHMI MALIQI

Wednesday, November 5, 2014

UNË JAM DHIMBJA E TIJ, AI ËSHTË ILAÇI IM



UNË JAM DHIMBJA E TIJ, AI ËSHTË ILAÇI IM

Në natën e fundit të jetës në këtë botë,
Kumboi një zë i kobshëm nga qielli gjer në tokë,
Një dremitje e jotja shumë gjëra na kumtoi,
Një ëndërr e hidhur shpirtrat na shqetësoi.

Pyeti motër Zejnebja, vëlla ç’ishte ky zë?
Ti ishe duke pushuar e gjumi të kishte kapluar,
Vëlla, a më thua se ç’mund të jetë kjo?
Imam Husejni me buzë në gaz e me lot në sy,
Ia shtrëngoi duart motrës, e mori në gji
Motër, e dashura ime, gjithmonë për mua je trazuar,
Njëmijë e një gjëma ke për t’i përjetuar
Këtë të tha gjyshi ynë, i dashuri Pejgamber,
Që kur erdhe në këtë botë, me vuajtje plot.

Ti e shijove dhembjen kur gjyshi na la
Ti e shijove hidhërimin e nënës Zehra
Ti e shikove kokën me gjak, të babait Murteza
Ti e mbështolle me qefin, trupin e Hasanit vëlla

Më kujtohet si sot i thotë motra, Husejnit vëlla
Të kam thënë, mos e ke dert o vëlla
Se Zejnebja është si një dragua,
Që të gjitha këto i ka përballuar.

Por dashuria dhe brenga për ty është mbi të gjitha, o vëlla
A më thuase çfarë ke ëndërruar në këtë natë të Qerbelasë?
Mos vallë ka lajme të mira që moti s’kam dëgjuar,
Një zë i madh nga qielli, ndihmë kërkonte si i bekuar:
“Më jepni ndihmë, o i Dashur i Allahut, o i Dashuri i Perëndisë,
Nga kjo jehonë e zërit u ngrita në këmbë befasi“

U trembëm o vëlla, zemra në kraharor rreh pa ia ndalë,
thanë dy motrat e dashura, Ummu Kulthumi dhe Zejnebja.
- Husejni pyet, edhe ju këtë zë e dëgjuat?
Po o vëlla, thanë motrat të dyja me një zë,
Atëherë mua s’më mbetet pa ju kumtuar

-Në ëndërr më erdhi gjyshi ynë Mustafa, dhe kështu më tha:
“O drita ime Husejn, të gjithë engjëjt e lartë, të gjithë shpirtrat e profetëve,
të gjithë shpirtat e shehidëve, nëna jote Fatimeja, babai yt Veliullah,
Po e presin shpirtin tënd, të pastër, o nipi im, i biri i Zehras.
Ne presim, presim e të mirëpresim, ti do të vish nesër tek ne,
Me këtë ardhjen tënde disa do të hidhërohen, por ne këtu do të gëzohemi”

O i Dashuri i Allahut, o babai i Zehras,
Më sqaro pashë Allahun, si ke mundur që këtë lajm të dhimbshëm,
t’ia kumtosh nipit tënd, o Mustafa?
Ti moj krijesë e brishtë, mos u brengos e mos u mallëngje,
Se Husejni dhe njerëzit e ngritur kështu nuk mendojnë
Ata shohin me sytë e zemrës, e zemrat e tyre larg vrojtojnë
Ata flasin me gjuhën e shpirtit
E fjalët e shpirtit shumë shpirtra rehatojnë,
Prandaj lajmi i keq, nuk është lajm, por sihariq,
Për njerëzit si Imam Husejni që këtë botë e kanë një hiç

Vazhdoi Imam Husejni ëndrrën t’ia kumtojë,
Motrës së dashur Zejnebes, që rrugën e tij do ta vazhdojë,
“Prapa shpinës së Profetit, pash një engjëll hyjnor,
Me kupë qelqi në dorë, të vulosur në një anë,
Atëherë unë e pyeta, ”o gjyshi im Pejgamber,
Që kërkon me kupë të zbrazur, ç’pret ky engjëll i ndjerë?
Ai pret çastin tënd, që gjakun tënd ta tuboj,
Me këtë kupë qelqi Allahut t’ia dërgojë,
Gjaku yt do të jetë dëshmi në Dunja e Ahiret,
Gjaku yt do të ringjallë Islamin, fenë e vërtetë“

Imam Husejni tregonte, e Zejnebja gjëmonte
O vëlla mos ma thuaj, mjaft vuajtje kam përjetuar
Unë nuk mundem të përballoj më, zemrën po ma përvëlon
Më është tronditur zemra, nga vuajtjet e kësaj dunjasë
Shpirti më është helmuar për familjen e Mustafasë

A nuk ishte mjaft për mua, o Allah i Lartësuar,
Që e pashë trupine gjyshit tim, me dhëmbë të helmuar,
A nuk ishte mjaft që nënën e mjekoja,
Trupin e saj të gjakosur, në Ahiret ta përcolla,
A nuk ishte mjaft kur e pashë gjakun në kokën e babait,
Dhe sexhaden e gjakosur në mihrabin eXhumasë,
A nuk ishte mjaft për mua, vëlla Hasanin kur e pashë,
Që me lot mbi fytyrë të vdekur,në buzë helmin ia lashë.
Ia pashë e ia lashë, asgjë s’kishe çfarë t’i bësh
A nuk ishte mjaft vëlla Muhsinin, që ta dhashë
Dhe tani dëshiron të më marrë Husejnin e gjithë dunjasë?

Jo, o Zot jo, se mjaft zemra më është copëtuar,
Nuk e lë vëlla Husejnin një hap të shkojë askund pa mua

U mblodhën gra, fëmijë, burra, familje e shoqëri
Në natën e fundit, të ngrohtë në qetësi
Të gjithë gratë, fëmijët, motra e vëllazëri
I përqafoi Imam Husejni me mall e dashuri

Me lot gjaku që pikonin nga zemra e copëtuar
Unë po ndahem nga ju, por skam për t’ju harruar
******Jeni viktima në vend të huaj, askush nuk ka mëshirë
Unë po ndahem nga ju, por jo përgjithmonë
Do të takohemi në Xhennet, të gjithë do të jemi një
Por e kam një brengë që zemrën ma shkrumbon
Do të jeni në duart e këtyre gjakpirësve muavijan
Por e keni motrën Zejnebe, që ju do e ju mbron
Prandaj kjo pak shpirtin, mua ma qetëson”

Zejnebes dhe motrave të tjera, gjoksi iu kishte shtrënguar
E rrihnin atë dhimbjet e frymëmarrjes së shpeshtuar

“O kandil i shtëpisë së Profetit
Ti  na le të mallëngjejmë
Zemrat tona janë brymosur
Me gjak e me dhimbje  plot

Husejn vëlla, Husejn vëlla

O zotriu i Qerbelasë  
Mos ke dert për ne në dunja
Se  kemi motrën Zejnebe
Trimëreshën e Qerbelasë

Aq shumë vaje e rënkime, toka e qielli i dëgjonte,
Aq shumë ah-uh, nga zemrat e tyre, qielli, toka mezi duronte
Nga gjëmat e shteruara, nga zemrat e copëtuara
Lindi dielli i Qerbelasë, ditën e dhjetë të Ashurasë
Së bashku me shokët tij namazin përfundoi
I lajmëroi të gjithë se lufta filloi
Nga ana tjetër armike, buçisnin daullet me brohoritje
E të dashurit e Imam Husejnit rrinin të gatshëm pa pikë frike
Të dëshmonin për Islamin, me jetë e me Kur’an
Përuleshin para këmbëve të tij, jemi gati Ja Imam
Dilnin para ushtrisë armike me bindje dhe trimëri
Luftonin deri në frymën e fundit, me gëzim e krenari

Erdhi radha e Imamit, shehidit të Qerbelasë
Me qëndrim stoik të bukur si të Mustafasë
Vendosi mbi kokëne tij, sarëkun e zi
Që e kishte dhuratë, kujtim nga gjyshi i tij
Në shpatullat e gjera vendosi hirkën profetike
Që ia kishte dhuruar gjyshi me salavate të përshpirtshme
Allahumme sali ala Muhammed, ve ala ahli Muhammed

Doli ballë përballë armiqve mizorë jezidij
Aspak nuk iu tremb syri, i këshilloi si njeri:
“Unë jam biri i Aliut , nga fisi Hashimij
Mua më mjafton ky emër që është nder dhe fisnikëri
Në shtëpinë tonë të shenjtë, të quajtur Ehli Bejt
Tek ne është vend i dritës, i kujtimit Muhammed
Libri i Zotit të Vërtetë tek ne gjendet pa u prekur
Gjyshi im, i Dërguari i Zotit, mbi të gjithë pejgamberët
Kandil i Zotit ne jemi, në këtë botë ne ndriçojmë
Zemrat i gjallërojmë, Islamin e lartësojmë
Fatimja është nëna ime, më e mira femër në botë
Aliu është babai im, që ju e kishit shok”

U nis Husejni në dyluftim, në fushën e Qerbelasë
Me shokët e tij së bashku, me Ali Abbas
Tani erdhi radha e Imamit që të dalë në mejdan
Para ushtrisë së Jezidit, rrinte si kapiten
Kishin kulturë dhe urtësi fëmijët e Imam Aliut
I kishte mësuar babai, shpata menjëherë s’duhet ngritur
Prandaj Imam Husejni iu drejtua me këto fjalë
Nuk e donte gjakun e tyre, të shitur me para
“O populli i Kufes, o ushtri e Jezidit, do t’ju kumtoj një lajm të ri
Do të vijë një ditë kur para Zotit me ju do të rri
Unë do të kërkoj të drejtën time, gjakun që ma keni derdhur
Atëherë ju do të dridheni, para të dashurit Pejgamber
O popull i paturp, ky sarëk që kam në kokë
Kjo shpatë e ngjeshur në belin tim
Kjo hërkë që kam në krah
Këtij kali që i kam hipur
Janë të gjyshit tim që ai m’i ka bërë kujtim
Unë jam trashëgimtar i dijes profetike
Jam dritë e syve, për nënën time Fatime
Kurrë në jetën time s’ka dalë ndonjë rrenë nga goja ime
Kurrë në jetën time s’kam mohuar fenë time
Unë jam biri i Murtezait që ishte dhëndëri Mustafait
Për të cilin Pejgamberi shumë gjëra na ka thënë
“Men kuntu mevla fe hadha Alijun mevla”
Kush më njeh mua për të parë, Aliu është i pari i tij
Unë jam qytet i dijes, Aliu është porta e tij

Këto fjalë i thoshte Pejgamberi, edhe unë po jua them
“Husejn minni ve enne minel Husejn”
Husejni është nga unë, e unë jam nga ai
Unë jam gjak Muhammedi, ai është gjaku im
Unë jam nip profeti, ai është gjyshi im
Unë jam zemra e tij, ai është jeta ime
Unë jam feja islame, ai është Kur’ani im
Unë jam prijës në Xhennet, ai është Xhenneti im
Unë jam dhimbja e tij, ai është ilaçi im

O ju popull i Kufes, jezidij e muavijë
Si na dolët aq të pabesë?
A s’më thoni ç’ju kam bërë?
A mos vallë ju kam tradhtuar, apo ndoshta mashtruar
Gjakun s’jua kam derdhur, mallin nuk jua kam prekur, nderin kurrsesi
Pse atëherë dëshironi shpirtin tim, o njerëzi?

Unë para se të vija në këtë vend të Qerbelasë
Isha në xhami te varri i Muhammed Mustafasë
Kur u nisa në mërgim, përreth Qabes kërkova shpëtim
Në vendlindje nuk më latë të jetoj në qetësi
E lashë shtëpinë dhe çatinë pa zot shtëpie e pa dry
O ju popull i pabesë, më thirrët dhe më ftuat
Me dhjetëra letra besnikërie, mirëseardhje më ofruat
Unë iu përgjigja ftesës suaj, e lashë shtëpinë e bagëtinë
Në mes të natës dola në arrati
Me familje e fëmijë, vëllezër e shoqëri
E lashë bukën e papjekur, shtratin e ngrohtë në vetmi
M’i latë fëmijët pa kujtime, pa ushqim e ledhatim
E tani m’i trishtoni me britma, gjak e masakrim
A keni besë muslimani apo besë tradhtari
Musafirin mos ta mbroni, e hakun t’ia cungoni
Të m’i leni fëmijët jetimë para syve të mi
Tëm’i leni gratë e veja në skamje e mjerim
A keni shpirt në vete, o ju muslimanë
Ti që ke gjak Muaviu, gjak Ebu Sufjan

E gjithë ushtria armike, kishin vesh  por ishin të shurdhër
Kishin zemra por i kishin vulosur me besën jezidite
Omer Sadi komandat kriminel, i tha Imam Husejnit
“Leri këto tregime e llafe për të tjera herë
Dy gjëra i ke në dispozicion
Të pranosh Jezidin si halife ose vdekja të takon”

Iu drejtua Imam Husejni: ne jemi të denjë për këtë që besojmë
Ndërsa ti dhe pasuesit e tu jezidij
Me fenë islame jeni duke bërë gërdi
Ju them, nëse feja Islame ka ardhur deri në këtë gjendje
Atëherë unë këtij Islami i them lamtumirë

Ne dimë të vdesim para se të vdesim
Na ka mësuar jeta e cila na takon
Njerëzit si ne nuk vdesin, por gjithmonë jetojnë
Prandaj ranë dëshmorë në fushën e Qerbelasë
Trimat që i priste shpirti i Mustafasë
Kishin të gjithë një ideal, një gjallëri në shpirt
Se rruga e Ehlul Bejtit është i vetmi shpëtim
Që ta mbrosh Islamin, Kur’anin fisnik
Ishte urdhër i Allahut atëherë dhe çdo ditë

Kësaj ngjarje të Qerbelasë shumë vlera i janë kushtuar
Elegji e fjalë trimërie, janë thurur e krijuar

Çdo ditë është Ashura, çdo vend është Qerbela
Çdo ditë është Ashura, çdo vend është Qerbela
Çdo ditë  është Ashura, çdo vend është Qerbela

Thursday, July 17, 2014


Shehadeti  Imam Aliut

  paqa qoftë mbi të








Sa e madhe është dhimbja jonë në këtë ditë,
Në këtë muaj Ramazan.
Sa e zezë është nata e nëtëmbëdhjetë  e muajit të shenjtë.
Sa i zi është fati i umetit  mysliman, për këtë  punë të zezë që Imamit ia bënë.
Sa i pandjenjë është shpirti  mizor , për  këtë humbje të madhe,  qëai  nuk  vajton.
Sa të mjerë janë ato zemra që loti gur iu është bërë.  

Duke qenë në lule t’rinis,  ishte i pari përqafues i fjalës Perëndisë.  
Duke qen në momente t’vështira,  kur Muhamedi ndihmë kërkonte
Aliu ia zgjati  duart , i dha mbështetje dhe vullnet,  si vëlla e pat emëruar.

Ti ishe shembull i kulluar,
Ngase duart e Pejgamberit  të kishin  edukuar.
Askush nuk mund  ti jap fund,  jetës sate mik,
Sepse çdo vepër e jotja  është shembull fisnik.
 
Shkolla jote e shenjtë,  me Hasan e Husejn, me Zejneb, Malik Ashtar
Në këmbë mbeti  përgjithmonë,  i dhanë shembull botës mbarë.  

Jeta jote, o mik i Zotit,  me shehadet u kurorëzua,
 Varri për një trup të shenjtë ishte i papranuar.
Shehadeti yt,  mbeti legjendë në histori,
Prandaj për ty nuk ka vdekje O  Imam Ali.
Ti do të mbesësh gjallë në jetë gjeri në Kijamet,
Kështu ka caktuar Allahu,  Zoti i vërtet.

Njerëzit e mëdhenj , fisnik e shenjtëror
Nuk meritojnë të ndahen nga kjo jetë
Me vdekje pa shehadet. 

Krimet Muvijane nuk ndalen në këtë jetë,
Se po mos të ishte gënjeshtra , e vërteta nuk do  delte në shesh.

Ibni Mulxhemi i mallkuar, me guxim satanik,
Në ditën e nëntëmbëdhjetë  në muajin  e shenjtë
Në vendin më të dashur në mihrab,  imam  xhamie,
Iu vërsul si ujk i çartur, mu në  kokë e plagoj,  këtë luan Perëndie.

Me 21 Ramazan të vitit katërdhjetë  Hixhri
U bë shehid Imam Aliu për  të Vërtetën dhe Drejtësinë.
Prandaj shehidët nuk vdesin, ndodhen  në mes nesh,
Kështu deshi Allahu i Madhëruar, që Imam kur të mos vdes. 


Ramazan 2014






IMAM ALIU




IMAM ALIU -  paqja qoftë mbi të


            A ka dëgjuar dikush, për këtë mrekulli,            
Se në shtëpinë e Allahut, u lind një fëmijë.

Ky fëmijë i pastër është Imam Alia,
E rriti  Pejgamberi me duar nga dashuria.

Si shkëndijë nga qielli zbriti Imam Alia,
Shndritës i shpirtit, siç kërkon njerëzia.

Mendjeprehtë inteligjent, mrekulli e vërtet
e kuptoi tërësishtë Kuranin e shenjët.

Adhurues i të vërtetës, i pari musliman,
I lindur, i rritur, i martirizuar për Islam.

I zgjati dorën të varfërit, kudo që e takoi,
Por edhe në ruku ata nuk i harroi.

Krenar jemi ne, që kemi këtë fe, këtë Kuran dhe Ehli Bejt
Që na përcollën Islamin me dymbëdhjetë Imam të shenjët.


Thursday, November 14, 2013

Zejnebja zbukurim i babait

 



ZEJNEBJA ZBUKURIMI I BABAIT  DHE  ZEMËR E GJITHË DUNJAS. 

Zejnebja ishte vajza e Imam Aliut dhe  Fatime Zehras –paqa qoftë mbi ta. Pesë vite  pas migrimit të Muhamedit s.a.a nga Mekja në Medine , Fatimes i lindi kjo vajzë e vogël.  Kur babai i saj,  Imam Aliu (pqmt) pa vajzën e tij për të parën herë,  Imam Huseini  i cili atëherë ishte 3 vjeç, ishte me të dhe tha me kënaqësi, "O baba, Allahu ma ka falë një motër." Kur Imam Aliu (pqmt) dëgjoi këto fjalë sytë iu mbushën lot, dhe pastaj Imam Huseini e pyeti –“pse po qanë”, ai iu përgjigj se kur të rritesh do ta kupton. Fatime Zehra (pqmt) dhe Imam Aliu (pqmt) nuk e emërtuan vajzën e tyre,  gjersa nuk u kthye Pejgamberi s.a.a. nga një  udhëtim  ngase kishin dëshirë që vajza e tyre të ketë një emër domethënës.
Pejgamberi s.a.a.  e quajti atë  "Zejneb" duke shpjeguar se ky emër është kombinim i dy fjalëve “Zayn” dhe “ab” që do të thotë  “stolia e babait”,  me fjalë të tjera ajo ishte si një shëmbëlltyrë prototip e karakterit të Imam Aliut (pqmt).  Pejgamberi s.a.a. thoshte: “Një ditë Fatimja –paqa qoftë mbi të, Pejgamberit s.a.a. ia përmendi masën dhe forcën e dashurisë së bijës së saj për Imam Huseinin  (pqmt). Ai mori frymë thellë dhe tha me sy të përlotur:  "Bija ime e dashur. Ky fëmijë i imi, Zejnebja, do të konfrontohet me njëmijë e një gjëma dhe do të përballet me vështirësi serioze në Qerbela."
Emri Zejneb, ka një domethënie në kuptimin imanent  misterioz,  ai është  “diell” që shndritë në historinë e fesë Islame. Ajo që ne e dimë për jetën dhe karakterin e saj nuk janë kurrë të mjaftueshme dhe do të duhej ende të mësojmë për te.  
Lindja e Hz. Zejnebes fillon me zbritjen e melekut Xhebrail  a.s., me emrin e saj dhe me lajmin e pikëlluar që ajo do të përjetoj dhimbje dhe tortura të mëdha në jetën e saj, kjo që themi përshkon me ajetin Kuranor se “ Pejgmberi edhe kur ka folur, ai ka folur vetëm nga frymëzimi i Vahjit- shpalljes ( Il-la vahju juha) . Realisht, Zejnebja  edhe para tragjedisë së Qerbalasë, u përballua me shumë dhimbje e mundime në jetë. Ajo përjetoi humbjen e gjyshit të saj Muhamedit s.a.a, menjëherë pas një kohe të shkurtër  pas gjyshit,  i vdesë edhe nëna e hz.Fatime Zehra (pqmt), ritet jetime, ajo shijon edhe një dhimbje me vdekjen tragjike të babait të saj kur e sheh me plagë në kokë  babin e saj të dashur  Imam Aliun (pqmt). Zejenbja përjetoi shumë kur ia pa trupin e gjelbërt nga helmi të vëllait të saj Imam Hasanit a.s.  që nga buzët e helmuara shkëlqenin nga nuri i Allahut. Mbi të gjitha dhimbjet,  gjëmat, rënkimet , plogështit copëtimet e zemrës që përjetoi në jetë, Zejnebja për fatë të keq është i vetmi peron në sipërfaqe të tokës që  përjetoi  kulmin e dhimbjes më të tmerrshme që askush në jetë prej atëherë e deri në ditë të Kiametit nuk do ta ndiej, sepse Zejnebja ishte dëshmitare e masakrës brutale të Qerbelasë,  ku vëllai  i saj i dashur Imam Husejni a.s.  dhe anëtarë të tjerë të familjes së bashku me shokët e tij besnik kishin dalë për të sakrifikuar jetët e tyre  vetëm e vetëm që ta ruajnë Islamin e Pastër , Kuranin Fisnik të cilin ne duke iu falënderuar gjakut të Shehidave të Qerbelasë, sot e kemi në dorë të besimtarëve të vërtet.
 Zonja Zejnebe  u burgos bashkë me gra dhe fëmijë të tjerë, u zë rob nga ushtrija e Jezidit dhe u lëshuan të marshojnë nëpër rrugë pa shamijët e tyre , prej Kufës deri në Damask duke qenë të lidhura me zinxhir e të prangosur si rob. Pas lirimit të tyre, pas kthimit në Medine, pas gjithë atyre trishtimeve që panë sytë e saj në Qerbela dhe pas Qerbelasë, Zonja Zejnebe  mbijetoi vetëm edhe pesë muaj  pas ngjarjes së Qerbelas. Këroi që të dërgojnë në  Damask të Sirisë, aty mbeti shehide duke përkujtuar maltretimet që i kishte përjetuar në rrugët e Damskut apo Shamit të asaj kohe Shehidët dhe heroinat e betejës së Qerbelasë.   
U varros  në Damask ku tani i pushon trupi i saj i rrethuar me muret e xhamisë madhështore  ku njerëzit shkojnë të e vizitojnë dhe të solidarizohen me dhimbjen e Imam Husejnit a.s. me dhimbjen e Zejnebes së madhe, të cilës populli sirian pos që ia bëri nderin e madh me ngritjen e xhamisë dhe  përkujdes ndaj varrit të saj, ata emëruan një lagje të tërë të Damaskut, me emrin “Lagjja e Zejnebes” apo në gjuhën arabe “Zejnebije.”
Është e habitshme vdekja,  nëse mund të themi, më mirë do të ishte të themi “ shehadeti” , pra dhënia e shehadetit e këtyre njerëzve të mëdhenj siç ishin nëna dhe bija . Fatime Zehra s.a.  tha : “të më varrosni natën, ngase ata që më kanë bërë në këtë gjendje  që të shkojë në varr me trup të gjakosur, nuk dua ti shohë në  funeralin tim, në  përcjelljen e xhenazes sime, as varrin të mos ma dinë, mos i lejoni të aktrojnë me lotët e tyre në fytyrë , kinse na kanë dashur.....” Shehadeti i hz. Fatimes ndodhi pesë  muaj pas vdekjes së babait të saj Pejgamber s.a.a.  Nëse bëjmë një analogji me shehadetin e nënës Fatime dhe bijës Zejnebe,  vdekjet ( shehadetet) e tyre janë shumë misterike dhe të ngjashme, sepse edhe Zejnebja ndërroi jetë pesë muaj pas vdekjes së vëllait të saj, andaj këto personalitete deshe s’deshe, s’mund të harrohen në histori ngase vetë ekzistenca e tyre sado e shkurtër që ishte në këtë botë kanë lënë vepra të mëdha shembullore për njerëzinë.
Hasreti Zejnebja pas gjithë atyre torturave pesë mujore që përjetoi në Qerbela dhe pas asaj, ajo mirëmbante qetësinë e vet shpirtërore me lutje të vazhdueshme dhe me përkujtimin e shkakut të sakrificave të tyre. Ajo nuk dëshiroi të varroset në Medine aty ku jetonte me gratë e veja, jetimët dhe familjen e saj, aty ku e kishte në fshehtësi varrin e nënës së saj, aty ku e kishte  në prani varrin e gjyshit të saj, Muhamedit s.a.a. Sa herë që shkonte në xhami për të kryer namazin,  në Medine  e kishte varrin e vëllait të saj Imam Hasanit (pqmt) në Xhenatul Bakije, përkundër të gjitha këtyre kujtimeve që kishte në vendlindje, ajo vendosi të shkojë tek qyteti ku Jezidi ende ishte i pangopur me gjakun e Ehlul Bejti a.s. Kësaj herë nuk do ta shqyrtojmë këtë segment të jetës së saj, por po ju pyes juve të dashur miq, athua pse Zejnebja shkoi në qytetin e fronit të  Jezidit dhe aty dha shpirt?
 Hazreti Zenebja  e luti burrin e saj që të shkojnë në Damask, në të njëjta rrugë ku i përjetoi shumë dhimbje për vëllain Imam Husejnin (pqmt) dhe shehidat e Qerbelas. Në fund dha shpirt  dhe jo më shumë se 5 muaj pas shhehadetit të të vëllait Imam Husejnit a.s. Nga e gjithë kjo mund të kuptojmë se njerëzit e mëdhenj si Fatimeja Zejnebja  kanë lënë mesazhe shumë vetëdijësuese me vdekjen e tyre, që këto mesazhe mund ti kuptojnë vetëm njerëzit që dinë të mendojnë dhe kanë zemra  dhe dashuri të pastër ndaj  të Vërtetës islame dhe Familjes së Pejgmaberit s.a.a.  

Fjalimet e saja elokuente dhe sjelljet e saja të çmueshme në Qerbela treguan se kjo Zonjë e nderuar  ishte në një rang të lartë që i ishte dorëzuar vullnetit të Allahut të Lartësuar, që ishte një ndër gjendjet më të pëlqyeshme të Allahut  dhe  pejgambereve (paqja qoftë mbi të gjithë ta).
Përgjatë torturave të saja,  hasreti Zejnebja  me guximin, trimërinë dhe hutbet e saja elokuente kishte një amanet të madh nga vëllai i saj Imam Husejni (pqmt) që të avokoj, përhap e njoftojë umetin mysliman  për të bëmat djallëzore të Ibn Ziyadit  në Kuffe  dhe Jezidit në Siri. Mbi të gjitha këto ngashërime,  brenga e saj kryesore ishte të përpiqej për të kënaqur Allahun.“Ajo duroi dhimbje fizike dhe torturë mentale me qëndrueshmëri dhe ishte një nxitëse e qëndrueshmërisë për të gjithë rreth saj. Forca e nënshtrimit të saj te aktvendimi i Allahut ishte hyjnore, po ashtu zija e saj shpuese njerëzore.
Zejneb bija Imam Aliut  a.s. më 682 Hixhri, në moshën 56  vjeçe duke lënë pas vete një histori të tërë që çdo vit me veprat dhe trimërinë e saj, vetëdijësohen me miliona njerëz  dhe hynë në shtegun e Ehli Bejtit a.s. Deshi Zoti e gjithë kjo të ndodhte  kështu që Familja e Pejgamberit paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij,  ta ruaj me shpirt e me gjak fenë e pastë të Allahut të transmetuar nga gjyshi i tyre Muhamedi s.a.a.
Gratë si Zejnebja e Fatimja nuk vdesin, ato  janë gjallë por ne nuk i shohim, ato edhe dhimbjet i kanë parë të vogla në sytë e tyre në krahasim me atë se çka kanë parë me sytë e zemrës. Sytë e zemrës së madhe të Zejnebes kanë parë se me historinë e saj çdo ditë do të lindin Zejnebe që ta mbrojnë Islamin që ia mësoi gjyshi i saj Pejgamberi s.a.a.  Prandaj ne e kemi borxh që çdo vjet të e përkujtojmë  hz. Zejneben duke u solidarizuar me lot e me dije për të,  sepse kështu nuk do ta harrojmë as ne as mbesat, nipat e stërnipat tan.
Autore: Ikballe Berisha Huduti  2013