VËLLAIT TË KRISHTERË
Thonë se Zoti është i njëjtë
Thonë se kemi të gjithë një Zot
Dikush i thotë Bog, Zot, Tanri, God apo Allah
Zotin mund ta njohësh dhe ta duash pa kufi
Me atributet e Tij që mund t’i kesh edhe ti
Zoti është i vetëm, nuk ka shok e as fëmijë
Zoti është mbështetja jonë, çdokush varet nga Ai
Ai s’ka lindur dikë e as nuk është i lindur, nuk është At e as biri i Tij
Sepse po të ishte Zoti At, atëherë pse nuk e mbrojti dot veten Jezusi
Biri i ngjan babait, ndërsa bija mamasë
Por Zoti i Madh e i Vërtetë, është i Vetëm dhe me asgjë nuk ka të ngjarë