ZEJNEBJA ZBUKURIMI I BABAIT DHE ZEMËR E GJITHË DUNJAS.
Zejnebja ishte vajza e Imam Aliut dhe Fatime Zehras –paqa qoftë mbi ta. Pesë vite pas migrimit të Muhamedit s.a.a nga Mekja në
Medine , Fatimes i lindi kjo vajzë e vogël.
Kur babai i saj, Imam Aliu (pqmt)
pa vajzën e tij për të parën herë, Imam
Huseini i cili atëherë ishte 3 vjeç,
ishte me të dhe tha me kënaqësi, "O
baba, Allahu ma ka falë një motër." Kur Imam Aliu (pqmt) dëgjoi këto
fjalë sytë iu mbushën lot, dhe pastaj Imam Huseini e pyeti –“pse po qanë”, ai iu përgjigj se kur të rritesh do ta kupton. Fatime
Zehra (pqmt) dhe Imam Aliu (pqmt) nuk e emërtuan vajzën e tyre, gjersa nuk u kthye Pejgamberi s.a.a. nga
një udhëtim ngase kishin dëshirë që vajza e tyre të ketë
një emër domethënës.
Pejgamberi s.a.a. e quajti atë "Zejneb" duke shpjeguar
se ky emër është kombinim i dy fjalëve “Zayn” dhe “ab” që do të thotë
“stolia
e babait”, me fjalë të tjera ajo
ishte si një shëmbëlltyrë prototip e karakterit të Imam Aliut (pqmt). Pejgamberi s.a.a. thoshte: “Një ditë Fatimja –paqa qoftë
mbi të, Pejgamberit s.a.a. ia përmendi masën dhe forcën e dashurisë së bijës së
saj për Imam Huseinin (pqmt). Ai mori
frymë thellë dhe tha me sy të përlotur: "Bija ime e dashur. Ky fëmijë i imi, Zejnebja,
do të konfrontohet me njëmijë e një gjëma dhe do të përballet me vështirësi
serioze në Qerbela."
Emri
Zejneb, ka një domethënie në kuptimin imanent misterioz, ai është “diell” që shndritë në historinë e fesë
Islame. Ajo që ne e dimë për jetën dhe karakterin e saj nuk janë kurrë të
mjaftueshme dhe do të duhej ende të mësojmë për te.
Lindja e Hz. Zejnebes fillon
me zbritjen e melekut Xhebrail a.s., me
emrin e saj dhe me lajmin e pikëlluar që ajo do të përjetoj dhimbje dhe tortura
të mëdha në jetën e saj, kjo që themi përshkon me ajetin Kuranor se “ Pejgmberi
edhe kur ka folur, ai ka folur vetëm nga frymëzimi i Vahjit- shpalljes ( Il-la
vahju juha) . Realisht, Zejnebja edhe
para tragjedisë së Qerbalasë, u përballua me shumë dhimbje e mundime në jetë.
Ajo përjetoi humbjen e gjyshit të saj Muhamedit s.a.a, menjëherë pas një kohe
të shkurtër pas gjyshit, i vdesë edhe nëna e hz.Fatime Zehra (pqmt), ritet
jetime, ajo shijon edhe një dhimbje me vdekjen tragjike të babait të saj kur e
sheh me plagë në kokë babin e saj të
dashur Imam Aliun (pqmt). Zejenbja
përjetoi shumë kur ia pa trupin e gjelbërt nga helmi të vëllait të saj Imam
Hasanit a.s. që nga buzët e helmuara
shkëlqenin nga nuri i Allahut. Mbi të gjitha dhimbjet, gjëmat, rënkimet , plogështit copëtimet e zemrës
që përjetoi në jetë, Zejnebja për fatë të keq është i vetmi peron në sipërfaqe
të tokës që përjetoi kulmin e dhimbjes më të tmerrshme që askush
në jetë prej atëherë e deri në ditë të Kiametit nuk do ta ndiej, sepse Zejnebja
ishte dëshmitare e masakrës brutale të Qerbelasë, ku vëllai i saj i dashur Imam Husejni a.s. dhe anëtarë të tjerë të familjes së bashku me shokët
e tij besnik kishin dalë për të sakrifikuar jetët e tyre vetëm e vetëm që ta ruajnë Islamin e Pastër ,
Kuranin Fisnik të cilin ne duke iu falënderuar gjakut të Shehidave të Qerbelasë,
sot e kemi në dorë të besimtarëve të vërtet.
Zonja Zejnebe u burgos bashkë me gra dhe fëmijë të tjerë, u
zë rob nga ushtrija e Jezidit dhe u lëshuan të marshojnë nëpër rrugë pa shamijët
e tyre , prej Kufës deri në Damask duke qenë të lidhura me zinxhir e të prangosur
si rob. Pas lirimit të tyre, pas kthimit në Medine, pas gjithë atyre
trishtimeve që panë sytë e saj në Qerbela dhe pas Qerbelasë, Zonja Zejnebe mbijetoi vetëm edhe pesë muaj pas ngjarjes së Qerbelas. Këroi që të dërgojnë
në Damask të Sirisë, aty mbeti shehide
duke përkujtuar maltretimet që i kishte përjetuar në rrugët e Damskut apo
Shamit të asaj kohe Shehidët dhe heroinat e betejës së Qerbelasë.
U varros në Damask ku tani i pushon trupi i saj i
rrethuar me muret e xhamisë madhështore
ku njerëzit shkojnë të e vizitojnë dhe të solidarizohen me dhimbjen e
Imam Husejnit a.s. me dhimbjen e Zejnebes së madhe, të cilës populli sirian pos
që ia bëri nderin e madh me ngritjen e xhamisë dhe përkujdes ndaj varrit të saj, ata emëruan një
lagje të tërë të Damaskut, me emrin “Lagjja e Zejnebes” apo në gjuhën
arabe “Zejnebije.”
Është e habitshme vdekja, nëse mund të themi, më mirë do të ishte të
themi “ shehadeti” , pra dhënia e shehadetit e këtyre njerëzve të mëdhenj siç
ishin nëna dhe bija . Fatime Zehra s.a. tha : “të më varrosni natën, ngase ata që më kanë
bërë në këtë gjendje që të shkojë në
varr me trup të gjakosur, nuk dua ti shohë në funeralin tim, në përcjelljen e xhenazes sime, as varrin të mos
ma dinë, mos i lejoni të aktrojnë me lotët e tyre në fytyrë , kinse na kanë
dashur.....” Shehadeti i hz. Fatimes ndodhi pesë muaj pas vdekjes së babait të saj Pejgamber
s.a.a. Nëse bëjmë një analogji me shehadetin
e nënës Fatime dhe bijës Zejnebe,
vdekjet ( shehadetet) e tyre janë shumë misterike dhe të ngjashme, sepse
edhe Zejnebja ndërroi jetë pesë muaj pas vdekjes së vëllait të saj, andaj këto
personalitete deshe s’deshe, s’mund të harrohen në histori ngase vetë
ekzistenca e tyre sado e shkurtër që ishte në këtë botë kanë lënë vepra të
mëdha shembullore për njerëzinë.
Hasreti Zejnebja pas gjithë
atyre torturave pesë mujore që përjetoi në Qerbela dhe pas asaj, ajo mirëmbante
qetësinë e vet shpirtërore me lutje të vazhdueshme dhe me përkujtimin e shkakut
të sakrificave të tyre. Ajo nuk dëshiroi të varroset në Medine aty ku jetonte
me gratë e veja, jetimët dhe familjen e saj, aty ku e kishte në fshehtësi
varrin e nënës së saj, aty ku e kishte
në prani varrin e gjyshit të saj, Muhamedit s.a.a. Sa herë që shkonte në
xhami për të kryer namazin, në
Medine e kishte varrin e vëllait të saj
Imam Hasanit (pqmt) në Xhenatul Bakije, përkundër të gjitha këtyre kujtimeve që
kishte në vendlindje, ajo vendosi të shkojë tek qyteti ku Jezidi ende ishte i
pangopur me gjakun e Ehlul Bejti a.s. Kësaj herë nuk do ta shqyrtojmë këtë
segment të jetës së saj, por po ju pyes juve të dashur miq, athua pse Zejnebja
shkoi në qytetin e fronit të Jezidit dhe
aty dha shpirt?
Hazreti Zenebja e luti burrin e saj që të shkojnë në Damask,
në të njëjta rrugë ku i përjetoi shumë dhimbje për vëllain Imam Husejnin (pqmt)
dhe shehidat e Qerbelas. Në fund dha shpirt
dhe jo më shumë se 5 muaj pas shhehadetit të të vëllait Imam Husejnit
a.s. Nga e gjithë kjo mund të kuptojmë se njerëzit e mëdhenj si Fatimeja
Zejnebja kanë lënë mesazhe shumë
vetëdijësuese me vdekjen e tyre, që këto mesazhe mund ti kuptojnë vetëm
njerëzit që dinë të mendojnë dhe kanë zemra
dhe dashuri të pastër ndaj të
Vërtetës islame dhe Familjes së Pejgmaberit s.a.a.
Fjalimet e saja elokuente dhe sjelljet e saja të çmueshme në Qerbela treguan se kjo Zonjë e nderuar ishte në një rang të lartë që i ishte dorëzuar vullnetit të Allahut të Lartësuar, që ishte një ndër gjendjet më të pëlqyeshme të Allahut dhe pejgambereve (paqja qoftë mbi të gjithë ta).
Përgjatë torturave të saja, hasreti Zejnebja me guximin, trimërinë dhe hutbet e saja
elokuente kishte një amanet të madh nga vëllai i saj Imam Husejni (pqmt) që të
avokoj, përhap e njoftojë umetin mysliman
për të bëmat djallëzore të Ibn Ziyadit
në Kuffe dhe Jezidit në Siri. Mbi
të gjitha këto ngashërime, brenga e saj
kryesore ishte të përpiqej për të kënaqur Allahun.“Ajo duroi dhimbje fizike dhe torturë mentale me qëndrueshmëri dhe
ishte një nxitëse e qëndrueshmërisë për të gjithë rreth saj. Forca e
nënshtrimit të saj te aktvendimi i Allahut ishte hyjnore, po ashtu zija e saj
shpuese njerëzore.
Zejneb bija Imam Aliut a.s. më 682 Hixhri, në moshën 56 vjeçe duke lënë pas vete një histori të tërë
që çdo vit me veprat dhe trimërinë e saj, vetëdijësohen me miliona njerëz dhe hynë në shtegun e Ehli Bejtit a.s. Deshi Zoti
e gjithë kjo të ndodhte kështu që
Familja e Pejgamberit paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij, ta ruaj me shpirt e me gjak fenë e pastë të
Allahut të transmetuar nga gjyshi i tyre Muhamedi s.a.a.
Gratë si Zejnebja e Fatimja nuk
vdesin, ato janë gjallë por ne nuk i
shohim, ato edhe dhimbjet i kanë parë të vogla në sytë e tyre në krahasim me
atë se çka kanë parë me sytë e zemrës. Sytë e zemrës së madhe të Zejnebes kanë
parë se me historinë e saj çdo ditë do të lindin Zejnebe që ta mbrojnë Islamin
që ia mësoi gjyshi i saj Pejgamberi s.a.a. Prandaj ne e kemi borxh që çdo vjet të e përkujtojmë hz. Zejneben duke u solidarizuar me lot e me
dije për të, sepse kështu nuk do ta
harrojmë as ne as mbesat, nipat e stërnipat tan.
Autore: Ikballe Berisha
Huduti 2013