A do mund të flisnim për problemet e shoqërisë sonë
kosovare, e të mos e prekim përditshmërinë e cila është përplot me intriga,
varfëri, padrejtësi, parregullsi,diskriminim dhe jonormalitete të dukshme. Për
fat të keq, kjo ndjejnë e hidhur e përditshmërisë sonë, nuk është aq e pranishme tek ne, sa do të duhej të
ishte. Po të ishte eminente do të
krijohej një masë kritikuese e së keqes, e cili do të merrte
përgjegjësitë në supet e saja.
Pa
marrë parasysh kësaj prezence të neglizhencës tek ne, bota njerëzit e
vetëdijëshëm i njofton me e cilësitë e saja duke i zbuluar ligësitë e saj. Ne
nuk duhet të lejojnë të na mashtrojnë ata të cilët janë të dhënë pas kësaj
bote. Ata që janë të dhënë pas kësaj bote, janë bërë sikur qentë që lehin dhe
vrapojnë pas gjahut, ose, sikur bishat e egra që e sulmojnë njëri tjetrin për
shkak të ndonjë cofëtine. I forti e ha të dobëtin dhe i madhi, të voglin.
Mendoj se bota i ka larguar adhuruesit e saj nga rruga e drejtë, i ka drejtuar
në rrugën e verbërisë, ua ka mbuluar sytë, që të mos e shohin rrugën e drejtë.
Në këtë mënyrë, kanë mbetur të habitur mbas çoroditjeve të kësaj bote, janë
fundosur në intrigat e saj, e kanë bërë atë Zot të vetin dhe ajo luan me ata.
Dhe kështu, duke lozur me këtë botë kanë harruar atë të ardhshmen, andaj
Pejgamberi – Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij e këshillon Imam ALiun duke
i thënë se:
“O Ali, shenjat e
fatkeqësisë e tek njeriu, janë katër:
Tharja e lotit, të bërit zemërgurë, dëshira e gjatë dhe dashuria ndaj botës.”
Shumë njerëz lindin e rritën në shoqëritë familjare në të
cilat mbretërojnë marrëdhënie jo të shëndosha, në bashkësitë ku kultivohet
egoizmi dhe agresiviteti, urrejtja dhe jo toleranca. Këtij lloji të bashkësive
njerëzore është shumë vështirë ti ofrosh
çfarëdo çoftë nga vlerat jetësore, qofte edhe ato fetare, kombëtare e morale,
sepse këta njerëz mjerisht nuk dinë të jetojnë në paqe, në marrëdhënie dhe
relacione të ndershme njerëzore. Këta
nuk njohin njeri, kur është në
pyetje paraja, pra, me një fjalë bota.
Shumë njerëz që nga vegjëlia kultivojë ndjenjën e
egoizmit, ata me kalimin e kohës bëhen
edhe agresivë. Agresivitet i tyre dërgon deri te mendjemadhësia, i cili ves
është njeri ndër veset me të shëmtuara të njeriut. Mendje madhësia i hap dyert
e së keçes, njerëzit që kanë një pikë dinjiteti në veten tyre, ata janë në
gjendje të vuajnë e të vdesin nga uria, e të mos kërkojnë edhe të vetmen gjë
nga njeriu mendje madh.
Mendjemadhësia
është afrim nga vetmia, sepse askush s’mund ta duroj teket e mendjemadhit dhe mburrësitë të
rrejshëm. Vetmia e mendjemadhit është
hap nga çmenduria, sepse ai e ndien veten si Zot dhe nuk ndien nevojën e prezencës së Zotit. Andaj depresionet dhe sëmundjet e ndryshme
mendore vinë nga veset tona jo të mira që nuk përputhen me njohurit dhe mësimet
e Krijuesit të vet.
Ndonjëherë jemi të lodhur nga të gjithë, e pastaj
bërtasim. Bërtas edhe unë, por e kam dëgjuar atë britmë edhe nga miqtë e mi.
Këto britma janë pothuajse të njëjta dhe na shpijnë vetëm tek një lirim apo
shfryrje nga streset dhe dhimbjet e brendshme shpirtërore.
I them vetes;-më ruaj O Zot nga këto shoqëri të rreme!,
që për hir të interesit të kësaj bote janë në gjendje të shesin dinjitetin e
vet, të cilin edhe nuk e e kanë.
Njerëzit e sotshëm të shikojnë në sy dhe aty për aty të rrejnë. Nuk do të kisha dëshirë të jem pjesë e kësaj
shoqërie ku kultivohet rrena dhe shpifja
që të ndjek në çdo hap, por qe do, jam dhe rrojë në të, nga ana tjetër e
falënderojë Zotin që më bënë të jem vigjilente e nuk bie lehtë në kurthet e
tyre djallëzore.
Nuk do të doja të jem pjesë e shoqërisë ku në çdo hap te
shpërndahen përshëndetje dhe tregojnë fytyrate e tyre me mirësjellje fallëse, e nga ana tjetër janë
në gjendje të pështyjnë prapa shpine, për arsye se paragjykimet, xhelozit,
smirëkeqësia, injoranta e tyre kanë
formuar një bindje me ndihmën e
dredhinave të shejtanit dhe kanë harruar apo nuk i din fjalët e Allahut në “Suren Huxhurat” ajeti 12 “O besimtar, shmanguni një mori parashikimesh ( paragjykimesh)! Disa parashikime,
me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiunoni njeri- tjetrin! A do dikush prej jush të hajë mishin e
vëllait të vet të vdekur- ju atë e dini se është shumë keq- prandaj, ruajuni
All-llahut; All-llahu,
vërtetë, pranon pendim dhe është shumë i mëshirshëm.”
Nuk do të doja të jem pjesë e shoqërisë, ku akademikët
dhe njerëzit e ditur nuk mund të
bashkohen me asgjë si dhe egoja e këtyre njerëzve t’i humb shpresat dhe të dekurajon në çdo hap të suksesit.
Këta njerëz të dijës aq shumë janë bërë mendjemëdhenjë në lëmitë e tyre e jo në
shumë sfera të jetës, sa që nuk të lënë
të depërtoshë kursesi në “ideologjin” e tyre, sepse frikohen nga dijet e të
tjerëve dhe kështu bëhen inferior duke menduar se vetëm ata dinë.
Mua më dhimbsen këta njerëz që ia bëjnë vetes qefin me mburrje të rrejshme që nuk i sjell aspak dobi.
Këto mburrje të rrejshme shpejt bien nga forma dhe poseduesit e tyre hynë në
depresione e demoralizime jetësore, sepse ai që është i mësuar që të tjerët t’i
duartrokasin, e kur ndodhë njëherë të mos pranoj lëvdata e mirënjohje ata bien
në humnerën e errët pa Zot sepse rrugën e trasuar ia ka zbukuruar shejtani e më
pas i ka lëshuar.
Nuk do doja
t’i takoj shoqërisë ku i vogëli e
i madhi jetojnë nga harami. Nuk janë të pakët ata njerëz të cilët falin namaz
apo lahen nga xhunubllëku i tyre, por nga ana tjetër, e vjedhin rrymën për ta
ngrohur ujin e vjedhur.
Unë do t’ju
këshilloja të bëni ndryshime, se po e fale
namazin me abdesin e vjedhur ( ujë+rrymë) nuk do të kesh dobi, as do ti jetë namazi yt i
pranuar. E ti, që nuk i përulesh Allahut je më shumë i atakuar nga këto sjellje
të shëmtuara, por do të shpërblehesh nga Zoti nëse e mban veten larg këtyre
dukurive, prandaj edhe nëse nuk falesh Allahut, veprat e tua mund të shkëlqejnë më shumë se sa
një namazliu i cili mbas namazit bënë
shumë vepra të pahijshme në shoqërinë ku jeton, e që është më e keqja se këto fanatizma
ia etiketon fesë islamit. Por Allahu i
Lartësuar na ka dhënë mendje që të mendojmë dhe të dallojmë se Islami është i
ngritur nga muslimanët me sjellje të
pahijshme.
Prandaj të thërras në ndryshim me mendime, se Feja islame
ka shumë dallim nga myslaminët, mysliman mund të jemi 95% të shqiptarëve në
Kosovë, por mysliman besimtarë ndoshta as 5 % e tyre nuk mund ta gjesh.
Prandaj miq të dashur ju thërras të mendoni të studioni
fenë Islame, sepse ajo është e përkryer prandaj e pranojnë çdo ditë në
Perendim e në Lindje. Feja islame është udhëzim më i duhur për të gjithë njerëzinë, ndërsa sa i përket
myslimanëve dhe gjithë njerëzisë të paudhëzuar,
ejani të i lutemi së bashku Allahut të madhëruar që t’i udhëzojë Zoti, t’i udhëzo në rrugë të drejtë duke e dalluar
të mirën nga e keqja dhe duke marrë hapa për ndryshime në jetë.
Hoxhanesha Ikballe Berisha Huduti