Friday, October 12, 2012
Wednesday, September 26, 2012
Kush është Hazreti Fatimja s.a. –paqja qoftë mbi të
Me
rastin e lindjes së Hz. Fatimes (selamullahi aleja), Allahu i Lartësuar zbriti
Suren KEWTHER - pra “Mirësi të shumta”
Fatimja u
lind në shtëpinë ku për herë të parë u dëgjua leximi i tekbirit,
adhurimi i Allahut dhe përmendja e Tij.
Hazreti
Fatimja (paqja qoftë mbi të) ishte e veçantë nga motrat e tjera sepse ajo
lindi pesë vite pas fillimit të
shpalljes së Kuranit, në kohën kur Muhammedi s.a.a. tani më ishte caktuar si
i Dërguari i Allahut.
Hazreti
Fatimja (paqja qoftë mbi të) u edukua
pranë të Dërguarit të Allahut, në shtëpinë e pejgamberisë, aty ku ishte vendi i
zbritjes së engjëjve dhe qendra e zbritjes së ajeteve të Kuranit.
Fatimja
e vogël rritej në shtëpinë e babait të saj Pejgamber dhe i pranonte mësimet e
Allahut në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse babai i saj e mësonte atë në mënyrë
të veçantë. Çdo ditë e saj kalonte duke u sprovuar, e çdo natë e saj kalonte në
asketizëm.
Fatimja
mbeti jetime në kohën kur i duhej më së shumti nëna Hatixhe, por ajo, krahas mungesës së nënës,
mori një përgjegjësi dhe shfaqi një përkujdes të madh ndaj babait të saj Pejgamber dhe, për këtë arsye, i Dërguari i
Allahut e quajti atë “UMMI EBIHA” (Nëna e babait) sepse ajo ishte njëkohësisht edhe
vajzë, edhe nënë e babait të saj.
Aq shumë
e donte Pejgamberi bijën e tij, Fatimen, saqë kur asaj i erdhi koha të
martohej, i dërguari i Allahut u
plogështua nga mërzia që kishte. Kur e kuptuan dashamirët e tij se Pejgamberi
vuante për largësinë e bijës së tij, ata
e ndërruan shtëpinë e tyre me Imam Aliun,
në mënyrë që Pejgamberi ta shihte
përballë vajzën e tij sa herë që ta merrte malli.
I
dërguari i Allahut ka thënë: Vajza ime Fatimja është femra më e virtytshme prej
të gjitha femrave të botës.
“Oj
Fatime, Allahu të ka zgjedhur ty, të ka dhënë epërsi ndaj të gjitha femrave të
botës.”
Pejgamberi s.a.a. kishte aq shumë respekt ndaj bijës së tij,
saqë zgjonte habi tek të tjerët. Sa herë që Fatimja hynte në dhomë, Pejgamberi pavarësisht
personalitetit të lartë që kishte, ngrihej,
ia puthte duart dhe e ulte tek vendi i
tij.
I dërguari i Allahut
përdorte gjithmonë shprehje të larta për personalitetin e Fatimes. Ndonjëherë
thoshte lule (Rejhane), ndonjëherë e ndritshme (Zehra), ndonjëherë thoshte
“Fatimja është pjesë e trupit tim” dhe ndonjëherë tjetër “Fatimja është njeriu
më i dashur për mua.” Në një rast tjetër thoshte: “Çdokush që e gëzon Fatimen,
më ka gëzuar mua dhe çdokush që e hidhëron Fatimen më ka hidhëruar mua. Ndërsa
gëzimi dhe hidhërimi im është gëzimi dhe hidhërimi i Allahut.”
Muhamedi (salallahu
alejhi ve alibi) ishte Kurani i gjallë, ndërsa Fatimja ishte brendia e Kuranit,
sepse ajo ishte më shumë se hafize e Kuranit. Ajo ishte pjesë e Kuranit, sepse
Kurani fliste për të dhe familjen e saj të mrekullueshme.
Fatimja ishte Masume – e paprekur
nga mëkatet. Kjo vërtetohet në suren
Ahzab.
Fatimja ishte mëshiruese,
bamirëse dhe altruiste e madhe, pasi ajo brengosej më shumë për të tjerët se sa
për veten. Kjo vërtetohet në suren Insan.
Hazreti Fatimja kishte një
qëndrim plotësisht femëror. Ajo e dëshmonte me veten e saj se është nëna e
gjithë umetit musliman, andaj Pejgamberi e thërriste atë UMMI UMEH – Nëna e Umetit
musliman. Ajo e meritonte këtë, sepse ishte nëna e Hasanit, Husejnit dhe e 12
imamëve lider.
Hazreti Fatimja (selamullahi
alejaha) shkonte kudo që preferonte babai i saj. Edhe në rastin kur u nxit mallkimi
për ata që mohonin pejgamberinë dhe Islamin e vërtetë. Prandaj Mubahila mbeti argument në suren Ali Imran.
Mbi të gjitha, Fatimja ishte KEWSER (me mirësi
të shumta), simbol i trashëgimisë dhe i mirësisë së Islamit në atë kohë, sot, nesër
dhe deri në Ditën e Kiametit.
Pra, Fatimja është
Fatime.
Tuesday, April 24, 2012
HAZRETI FATIME ZEHRA S.A. FEMRA SHEMBULLORE
HAZRETI FATIME ZEHRA S.A. FEMRA
SHEMBULLORE
Autor : Ikballe Berisha Huduti Prishtinë Maj 2010
Bismil-lahir-rahmanir rahim.
Allahumme
sal-li ala Fatimete ve ebiha ve baëliha, ve beriha ve sir-ril mustewdii’fiha
bia’dedi ma ehata bihi i’lmuk.
“O Allah dërgoje bekimin Tëndë mbi Fatimen dhe babain e saj, burrin dhe
bijt e saj, me fshehtësinë që iu është
caktuar asaj, që është vetëm në dijen Tënde.”
HAZRETI FATIME ZEHRA S.A. FEMRA SHEMBULLORE
Abstrakt
Punimi me tematikë “ Hazreti Fatime
Zehra s.a. shembull femëror” do të shfaqë karakterin dhe personalitetin e një
femre me plot virtyte njerëzore dhe mbinjerëzore, e cila është Hazreti Fatime
Zehra s.a. (paqa qoft mbi të) përndryshe
bija e çmuar e Profetit Muhamed s.a.a. (pqmtf).
Karakteri ,
personaliteti dhe virtytet e saja të mrekullueshme në këtë punim tematik do
të paraqiten me qëllim që të bëhet një shembull krahasim dhe imitimi për të gjitha femrat në botë, duke
reflektuar dhe të influencuar të gjitha
femrat e botës.
Duke
përkujtuar qëndrimin e bukur femëror të kësaj krijese madhështore, do të mundohemi të
paraqesim shëmbëlltyrën e sajë të
pashembullt të pa imituar nga askush më parë, por të dhuruar nga fisnikëria e Zotit dhe të mësuar e
edukuar nga babai i saj i Dashuri i Allahut dhe nga nëna e saj Hatixhe Kubra. Kjo shëmbëlltyrë do të pasqyroj Fuqinë, Lartësinë, Mrekullinë
dhe Urtësinë e Allahut të Lartësuar i cili paraqitet në virtytet e krijesave të
Tij më të afërta dhe më të dashura.
Qëllimi bazë i këtij punimi është që të pasqyrojmë
karakterin, veprimtarin dhe misionin e
saj në këtë botë, si dhe indikacionet dhe lëvizjet shpirtërore që të mund të
influencojnë te personaliteti i femrave të ditëve të sotme.
HYRJE
Sot myslimanët në botë e festojnë ditëlindjen e
vajzës së dashur të Profetit Muhamed (pqmtf – paqa e Allahut qoftë mbi të dhe
familjen e tij) pra ditëlindjen e Fatime
Zehras s.a., e cila me jetën e shkurt që jetoi ndriçoi si një yll flakërues në
gjithë shoqërinë njerëzore dhe poashtu
arriti të tregoj përsosmërinë e njeriut të përkryer. Ajo ishte një pasqyrim i madhështisë së një
gruaje dhe ishte një shembull i krijimtarisë së Allahut të Lartësuar.
Pa dyshim, Hazreti Fatimja është shquar si figura
më e dashur e fesë, etikës morale, virtytit,
kulturës dhe devotshmërisë që nuk mund të gjendet shembull më të bukur para e pas saj e deri në
ditë të Kijametit. Është krenari që ne
ymeti mysliman krenohemi me virtytet e Hazreti Fatimes s.a. Është e mjaftueshme që i
Dërguari i Allahut është babai i saj, është e mjaftueshme që bashkëshorti i saj
është Imam Alia paqa qoftë mbi të, udhëheqësi
më i përkryer i besimtarëve, është e mjaftueshme që Hazreti Fatimja
është nëna e Imama Hasanit dhe Husejnit (paqa qoftë mbi ta) si dy personalitete
të shquara të dy botëve.
Ne nuk kemi çka të flasim
për Hazreti Fatime Zehran s.a., veprat e saj flasin për të, ndërsa ne vetëm e
pasqyrojmë këtë personalitet. Ajo fletë për jetën personale, shoqërore, për
virtytet dhe pozicionin e femrës nga këndvështrimi i Kuranit i haditheve të Pejgamberit,
haditheve të dijetarëve mysliman e jo mysliman. Me shpalosjen e këtyre
qëndrimeve të Zotit dhe të njerëzve të
mëdhenj dijetarë, ne do të bëjmë një krahasim relativ që mund t’i shërbej çdo
njërës femër që dëshiron të jetoj e lumtur dhe e kënaqur me të dy jetët duke e
pasur shembull Hazreti Fatime Zehran s.a. (paqa e Allahut qoftë mbi të).
LINDJA DHE JETA
Ishin vitet
e para të predikimit të fesë Islame në
Gadishullin Arabik, e njëzeta ditë e shenjët e muajit Xhemadul Ahir. Nëna Hatixhe Kubra dhe babai i
dashur Profeti Muhamed s.a.a. shkëlqenin
nga gëzimi i lindjes së kësaj vajze të vogël të veçantë nga të gjtha foshenjet
tjera që kishin më parë. Ishte e veçantë sepse kishte lindje të veçantë si
askush më parë.
Askush nuk dëshironin ta ndihmonin lehonën e
ardhshme Hazreti Hatixhen ( Allahu qoftë
e kënaqur me të), kishin arsye xhelozie,
sepse
ishte gruaja e mashkullit më të mirë të Medines dhe ajo kishte një shtatzënësi të çuditshme si kurrë
ndonjëherë. Prania e saj në çdo vend kundërmonte me një aromë të këndshme nga
xheneti. Fytyra e Pejgamberit kur shikonte fytyrën e Hatixhes i jepni shkëlqim
të dyanshëm dhe ndriçonte një dritë e
papërshkruar që foshnja e ndiente në trupin e nënën së saj. Mrekullia e Zotit
ishte se fliste foshnja me nënë e saj ende pa ardhur në këtë dynja.
Shpirtrat ndjenin shpirtin e vogël, u bashkuan tri drita të
papërshkruara për të dhuruar trashëgimin
e pafund të imamëve të pagabueshëm.
Megjithatë kur iu afrua
koha e lindjes, Hatixhes iu largua frika sepse u përgëzua me pranin e katër
zonjave nga xheneti, gra me butësi, shenjtëri
dhe bukuri të papërshkruar hynë në shtëpinë e Ehlul Bejtit ( Familjes ë
Pejgamberit).
-E para tha: “Unë jam nëna jote,
Hava”
-e dyta tha : “Unë jam Ummi
Kulsumja, motra e Musas.”
-E treta tha: “ Unë jamë Asija Bint
Muzaim”
-E katërta tha: “Unë jam Merjemja nëna e Isasë”
- Kemi ardhur të të ndihmojmë
thanë të gjitha së bashku, jemi shumë të gëzuar që kemi nderin të lidhim në
lulak të ri!
Lindja e Fatimes ishte përgëzim dhe nënçmim. Besimtarët
e mirëpritën sepse besonin në caktimin e Allahut, ndërsa injorantët dhe smirëkeqit
e ofendonin babin e kësaj foshnje, në
vend të urimit i thoshin “ebter” që ishte ofendimi më i ulët
për një mashkull që donë të thotë “farësosur, pa trashëgimtarë”. Injorantët pabesimtarë i thoshin,
- “ O
Muhamed, ti thua se je i Dërguari dhe i Dashuri i Zotit, po të kishte dashur Ai ty, pse nuk të dërgoi
një djalë, pse po punon për Të, kush do ta vazhdoj punën tënde misionin tënd
profetik, ti nuk ke djalë ti je farësour, kur do të vdesësh emri yt do të
tretet në faqe të dheut, s’do të ketë njeri për të vazhduar rrugën tënde”
Por nga ana tjetër Allahu i Lartësuar e përuroj të Dashurin e tij me këto fjalë:
بسم الله الرحمن الرحيم
إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ
الْكَوْثَرَ فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ اِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ
|
Në emër të Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirplotit.
Ne të dham ty, me të vërtet të mira shumë të mëdha.
Prandaj falu dhe preje kurbanin për Zotin tënd.
Ai që të urren ty, me siguri Ai është farësosur ( Kur’an- Surja Kewther.)
Mentaliteti i arabëve ishte i till, se vetëm
përmes fëmijët mashkull mund të vazhdojë dhe trashëgohet fisi dhe lloji i tyre,
dhe se trashëgimia vazhdon vetëm përmes djalit e kurrsesi vajzës. Femra ishte e zhytur në greminën e mundimshme, që
neve na mjafton ta kuptojmë rastin e vajzës së gjorë të Omer Ibnul Hatabit, që
e varrosi vajzën 10 vjeqare me duart e
tij, ndërkaq duart e vajzës e fshinin djersën e babait që e gërmonte varrin për
të.
Kësaj here Allahu vërtetoi se përmes fëmiut femër
do të trashëgohet e gjithë bota me bijtë e saj lider shpirtëror, që ende na
udhëzojnë me këshillat e tyre të kohë pa
koheshe që janë në pranin tonë me Imam
Zamanin a.s.
Ndërkaq ata që iu lavdëruan se kanë nga katër djem
e më shumë, ata Allahu i bëri farësosur “اِنَّ
شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ” edhe pse kishin pasur fëmijë mashkull, turpet dhe
ligësitë e djemve të tyre mbetën
tragjedi trishtimi në këtë botë, që të
tjerët të marrin shembull për të keq, dhe
kjo u bë ashtu si deshi Zoti ata mbetën farësosur, e njerëzia prej
atëherë e deri më sot askush nuk emroi fëmijën e tij Jezid e Muavi, ata mbetën
për mallkim, ndërsa Familja e Pejgamberit i dha nderë gjithë botës me emrat e
bukur Hasan e Husejn.
Lindja e Fatimes s.a. ka qen lindje e veçantë,
sepse ajo nuk ka lindur për të jetuar, por ka ardhur në këtë botë që të mund
të lind në botën tjetër dhe të jetë
lidere e Xhenetit me gratë më të çiltra, më të pastra, më të devotshme që e
meritojnë pranin e saj. Allahu ka
treguar me qenien e saj, etikën,
edukatën, përsosmërinë, sinqeritetin, çiltërsinë, mëshirën devotshmërinë,
sakrificën, që njeriu i thjesht nuk mund
t’i posedojë të gjitha këto virtyte, por vetëm nëse e merr shembull Hazreti Fatimen
s.a., babain e saj Pejgamber burrin dhe fëmijët e saj lider.
Ajo nuk ka lindur për të vdekur, ajo ka qen e
veçantë, është lindur nga zanafilla e Dritës,
është ngjizur nga trupi i Dritës, ka ardhur në këtë botë nga duart e Grave të Dritës, është rritur duke
e parë dritën e shenjët të Xhebrailit që fliste me babain e saj, dhe ka jetuar
me grimcat e dritës, gjersa është takuar me Dritën më të madhe që ka qen pjesë
e dritës së saj.
Ajo nuk është asgjë tjetër veçse Dritë.
“ ATESH NIST, BELKI NUR EST,
NURUN NUR, BISMIL-LAHI NUR, NURUN NUR
,
NURUN ALEN NUR , JANI FATIME”
“Zjarr nuk është, ndoshta dritë është.
Dritë e dritës, në emër të Zotit
Dritë,
Dritë përmbi drita, dritë mbi të
gjitha dritat, është pra Fatimja”
Parashtrojë pyetje vetes sime se si mund të kuptohen, interpretohen këto tekste
kur’anore dhe ndodhi të veçanta në kohën
tonë bashkëkohore?
Dikush mund të thotë se janë mit.! Me dritën ka të bëjë edhe Merjemja,
andaj si është e mundur që Merjemja të lind një fëmijë pa baba, apo Fatimja të lindet nga katër gratë e
xhenetit pa fizikën por me nurin e tyre, si është e mundur që Fatimja të mbetet një
burim KEWTHER i pashtershëm deri në ditë të Kijametit?
Është thënë
që moti se mitet janë krijimtari dhe art. Ato përbëhen nga përralla,
legjenda e folklor. Por, sot qarkullojnë shume hipoteza se si arti gjithmonë i
ka paraprirë shkencës. Kur e kanë pyetur V. Nabakovin lidhur me shkencën dhe
artin ai ka thënë:“ Nuk ka shkencë pa
fakte dhe art pa zbukurime”, pra artisti a krijuesi trajton jo vetëm pamjen
e jashtme të realitetit, por edhe të brendshmen që përbehet nga fantazi, mite,
ëndrra, ndjenja, shpirt.
Deri para një shekulli,
shkencëtarët merreshin vetëm me anën e jashtme të lëndës duke studiuar formën,
lëvizjet, përbërjen fizike, forcën etj. Në vitin 1905, Ajnshtajni doli me idenë
se “drita
mund të jetë objekt fizik i përbërë nga grimca shume të vogla të quajtura
fotone.” A nuk ishte provuar për qindra vjet me eksperimente se
drita ishte thjesht një valë, ndërsa tani Ajnshtajni, i ri në moshë e në
shkencë, thyente çdo ligj shkencor duke thënë se drita përbëhej nga
grimca fizike. Ajnshtajn ndihmoi për të provuar se drita është edhe materie.
Por i nisur nga një arsyetim i ngjashëm i përmbysur, del se bota është jo vetëm
fizike por edhe shpirtërore. Ajnshtajni ishte hebre dhe Talmudi (libri i
shenjtë hebraik) përmban edhe një bisedë midis Zotit dhe Abrahamit:
Zoti: - “Po të mos isha Unë, ti nuk
do të ekzistoje”
Abrahani:- “Po Zot është e vërtetë e
të jam mirënjohës. Por po të mos isha unë, Ju nuk do të njiheshit”.
Rasti tjetër lidhur me dritën dhe Profetin Muhamed
s.a.a është i njohur dhe i argumentuar,
se kur i Dashuri i Allahut fliste me Xhebrailin që ishte me përbërje të dritës,
për të më nuk kishte rëndësi fizikja por bisedonte drita me dritë, pra shpirti
me shpirt, e Drita e Fatimes ishte në një qoshe të dhomës që e shikonte me
syrin e saj të dritës babain e saj pejgamber duke biseduar me shpirtin e
shenjët të Xhebraili, dhe kënaqej me ato bisedime që iu ishte lejuar vetëm
asaj.
Me dritën e shenjët kishte të bëjë edhe Imam
Aliu (pqmt), ishte i plagosur me një shigjet në këmbë, të cilën ishte
shumë vështirë për ta nxjerr nga
këmba dhe trupi po helmohej, mjekët nuk
kishin zgjidhje më të mirë, duhej prerë këmba. Por këtu urdhëroi Pejgamberi dhe
i tha: -Kur të hynë Aliu në namaz atëherë operojeni atë, dhe kështu u bë.
Gjersa Aliu ishte në namaz fizikja e tij nuk ndiente asgjë, e shigjeta e helmuar
u largua pa asnjë uh e rënkim, sepse Aliu a.s. ishte nur, dhe fliste nuri me
Nurin.
Ky
dialog bëhet midis natyrës dhe njeriut, trupit dhe shpirtit, kohës dhe
hapësirës, mitit dhe krijimit, e njeriut në vetvete midis pjesës së djathtë e
të majtë të trurit. Gjithashtu, dialogu Zot - Ibrahim tregon se njeriut
gjithmonë i është dashur të besojë e njëkohësisht të shohë me dyshim atë që
beson. Por të devotshmit janë ata
që besojnë në të fshehtën, “Eledhine juëminune bil gajbi.
Kanë kaluar mijëra vite ku Mejremja dhe Fatimjeja, prej besimtarëve të krishterë dhe muslimanë,
që përbëjnë afër gjysmën e njerëzimit, e
besojnë si një shenjë nga Zoti fuqiplotë, ndërsa gjysma tjetër këtë
shenjë nuk pranon si besim, por e shikon me dyshim.
KARKTERI DHE PERSONALITETI I HAZRETI FATIME ZEHRAS SHEMBËLLTYRËS FEMRORE
Për çdo femër myslimane është me rëndësi që të
bijën e Pejgamberit (pqmtf), ta
konsiderojë si një shembull të përkryer e një model të rrallë. E vërtetë është
se Fatimja ishte një personalitet krejt tjetër nga të gjitha femrat e botës. Në
mënyrë të përmbledhur mund të themi se është pjesëz e Resulullahut, që mori
shumë nga virtytet e lavdëruara e cilësitë
e tij të rralla. Rritja dhe
prania e Fatimes pranë babait Pejgamber
dhe Zonjës së Madhe nënës Hatixhes, e bënë që vjaza e tyre të arrijë një shkallë
të lartë në besim, dituri dhe përkushtim.
Ne, të pranishmit e shekullit XXI duhet të jemi krenar
që kemi një model shembullor për nënë
baba dhe fëmijë, e ky shembull është Familja e përkryer e Pejgamberit s.a.a.
(pqmtf). Hazreti Fatimja s.a. ka pasur fatin e madh të lind e jetoj me
prindër shumë të ngritur me virtyte të larta njerzore, por çka duhet të bëjmë
ne? A jemi ne fëmijë të dikujt, e jemi ne nëna të dikujt, a jemi ne baballarë
të dikujt, a jemi ne bashkëshorte të dikujt, a duhet të hulumtojmë jetën e të
mëdhenjve të botës, çka ka mundësi të praktikojmë nga këto njohuri të mara, a mund të puqen ndodhit e para katërmbëdhjetë shekujve në
këto ditët e sotme? Këto janë pra pyetjet që duhet të na preokupojmë dhe na
shtynë që të formojmë një jetë më ideale, sepse është fati jonë që neve na ka
zgjedh Zoti të jemi nga Umeti Muhamed, dhe se duhet të jemi mirënjohës, se për
hir(hatër) të Muhamedit (pqmtf), Allahu
na mëshiron dhe largon ndëshkimin, ashtu
siç na ka premtuar Ai, e jo siç e
meritojmë ne.
Shtrohet pyetja, çka duhet të bëjmë ne?
Të gjitha gjeneratat e tashme dhe të ardhshme të umetit Muhamed duhet shfaqur inteligjencë, kujdes,
shkathtësi, sakrificë, dashuri ndaj virtytit dhe karakterit të Hazreti Fatimes
s.a. Gjithë kjo kërkon një punë të madhe për të cilën duhet bindje dhe durim,
dhe kërkon të kemi një vizion më të
largët për ardhmërinë e bukur të shoqërisë, vetëm atëherë ne do të jemi në gjendje të marrim hapa për të
ndryshuar jetën tonë duke e pas shembull Hazreti Fatimën dhe shtëpinë e saj.
Ngjizja e Fatimes (pqmt) në trupin e Nënën Hatixhe
ishte një porosi nga Allahu që ia përcjelli të Dashurit të tij gjersa ai ishte në Miraxh, ndërsa molla e xhenetit që ia dhuroi Meleku Xhebrail,
ishte eliksir i dashurisë hyjnore në mes
qiftit të mrekullueshëm.
Fatimja
s.a. nuk kishte vëllezër për të lozur me
ta, por ajo e donte aq shumë babain e saj sa që nuk e ndiu mungesën e vëllait,
bile të kundërtën e saj ajo e ndjeu kënaqësinë dhe përgjegjësin që nga fëmijëria se duhet të
kujdeset për babain e saj me një fuqi dhe guxim mashkullor sa herë që të
paraqitet nevoja.
Duart e saja
të vogla shumë herë janë gëzuar, sepse sa herë që hynte brenda në shtëpi, babai ia puthte me buzë të
ngrohta dhe i ledhatonte me mjekrën e tij. Ato duar të vogla shpesh herë kanë qen të zëna
duke ia pastruar fytyrën e babait për t’ia
parë shikimin e pikëlluar që ia sjellin mushrikët e pa nderë. Duart e saja më
vonë u bënë shumë të shkathta në çdo sferë të jetës, si në luftë e në liri
lidhën plagë me dhimbje e dashuri për shehid e gazali.
Sytë i kishte ngjyrë gështenje, kur ato nguliteshin
në një vend ato rrëfenin shumë, lëkura e bardhë me një hije të shkëlqyer ia
vinin në dukje vetullat e saj si hëna pesëmbëdhjetëshe. Sytë e saj panë shumë,
e panë vdekjen e nënës që në fëmijëri, por e panë edhe dritën e Xhebrilit kur
fliste me babain e saj. Pejgamberi e mësonte se shikimi i fëmijut në sytë e prindërve është ibadet (vepër
adhurimi), andaj ata babë e bijë ishin si bebëza e syrit të njëri tjetrit, dhe
bënin ibadet duke e shikuar me respekt.
Të folurit
e saj që nga fëmijëria ishin të lidhur me zemrën dhe arsyen, sepse veprimet
e babait, kështu e kishin mësuar dhe
ndikuar. Ajo fliste fjalë të shenjta që nga fëmijëria e hershme duke u rritur me
ato fjalë Kur’anore nën hijen e
Shpalljes. Rrjedhshmërinë e të folurit e trashëgoi nga babi i saj e më pas e përforcoi
nga burri i saj Imam Aliu a.s. Kur
Fatimja fliste njerëzit shpesh
përloteshin nga fjalët e saj, fjalët e saja ishin të drejta, të sinqerta, të
matura me zgjuarsi me çiltërsi. Fjalët e saj të jepnin besim e vullnet për të
ardhme, ajo kurrë nuk fliste fjalë të trishtueshme pesimiste, por vijat e
fytyrës së saj flisnin për një optimizëm dhe nxitje që njerëzit Islamin e
pranonin me dashuri e jo me frikë.
Ecja e Fatimes s.a. ishte e njëjtë si e babait të
saj, kishte aq shumë ngjashmëri në të ecur sa që ata nuk ishin dy persona ata
ishin një në esencë, prandaj i Dashuri Allahut shpesh herë thoshte “ Se
Fatimja është pjesë e trupit tim, Fatimja është nga unë, çka jam unë për burrat
Fatimja është për gratë e shumë fjalë tjera të bukura”.
Me një fjalë ajo ishte filozofe e kohës, ajo nuk e zgjedhi të lehtën e jetës por ajo e zgjedhi të drejtën, dhe lëshoi këtë
botë për shkakë të drejtës, dhe i la jetim katër fëmijët e saj të mitur të pa ngopur me dashurin amnore, i
la jetim nën mbikëqyrjen e babit, sepse
edhe vet mbeti jetim nën mbikëqyrjen e Pejgamberi s.a.a. Fjala jetim është
fjalë më e dhembshur, këtë dhimbje e përjetojnë ata që janë jetim, andaj jetimi
ka gëzimin dhe Shefaatin ( mbështetjen) më të madhe të
Hazreti Fatimes e të Pejgamberi s.a.a. i cili u lind jetim pa baba dhe mbeti
jetim i vogël pa nënë. Ndërsa babai i të gjithë jetimëve të botës u bë Imam Ali a.s. që e trashëgoi këtë përkujdesje
nga babi dhe nëna e tij të cilët e rritën Muhamed edhe pse kishin shumë fëmijë
e varfëri.
Fatimja ishte gjëja e vetme mbas vdekjes së zonjës
së Madhe Hatixhe. Fatimeja ia sjellte lumturinë dhe shpresën e vazhdimësisë së punës së të tij të shenjët Islame. Por Fatimja ishte edhe shtrëngim i shpirtit të Pejgamberit s.a.a.
kur i kujtonte vuajtjet e saja që do të i ndodhin në jetën pas kalimit të tij
në botën tjetër.
Jeta e Fatimes ishte legjend mbi legjendat, roman
mbi të gjitha romanet e vërteta, elegji
mbi të gjitha elegjitë, shenjtëri mbi të gjitha shenjtërit, mesazh mbi të
gjitha mesahet.
FATIME ZEHRA
S.A. DHE FEMRA SOT
Ishte një femër e
madhe e quajtur Fatimetuz Zehra
s.a. që gjërat i shikonte me një diapazon të gjerë dhe depërtues për çdo
sferë të shoqërisë. Përveç femrave dhe njerëzve të saj ajo iu drejta mbar njerëzimit, njerëzve të shtypur
anë e mbanë botës duke shpërndarë mesazhin e ideologjisë së Shenjët Kuranore.
Ajo ishte “eksplozion i dritës” e
babi i saj ishte “njeri i cili Islamin e zbriti
nga yjet në tokë”, gjithashtu
simbol i egzistencës së saj, ishte “çlirimi i gruas si dhe avancimi i statutit
të saj në shoqëri”.
Vlerat
dhe imazhin shembullor, femrës ia ka
dhurua Allahu xh.sh. në mënyrë që ajo të jetë simbol dhe pjesë e
shëmbëlltyrës së femrës dinjitoze me të
gjitha të drejtat e saja femërore duke pasur për shembull të saj hz. Fatimetuz- Zehran s.a.
Fatimja ishte e shkëlqyer sepse ishte e përkrahur nga meshkujt më të mirë të botës me
babain e saj të përkryer Pejgamberin
Muhamed s.a.a. dhe burrin e saj të lartësuar me virtyte, Imam Aliun a.s.
Shoqëria e cila mendon
për pozitën e vërtet të gruas, qëndrimin e bukur të saj, çiltërsinë e saj,
pozitën e ndritur që ia ka dhuruar
Krijuesi, duhet ta ketë bazë dhe model personalitetin e Hz. Fatimes s.a.
që është dhuruar për gjithë femrat si
shëmbëlltyra e vetme dhe e pashmangshme.
Morali i Hz.Fatimes është tërësia e parimeve, e
normave edhe e rregullave që janë shpallur në Kur’an. Sjellja e saj lidhet me
nderin, sjelljen e ndershme, me tërësinë e forcave të brendshme që e shtynin të veprojë, të qëndrojë dhe të plotësojë çdo
detyrë kur’anore. Morali i saj rrjedh nga fetrati i Pejgamberit dhe prehri i nënës Hatixhes.
Hazreti Fatimja
s.a. ishte mësuesja e etikës, që ia mësoi njerëzimit e sidomos femrës, parimet,
normat dhe rregullat e sjelljes së njerëzve në shoqëri. Ajo merrej me çështjet
se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, çka është hallall, çka është
haram, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e
njëjtë për të gjithë. Hz. Fatimja (a.s.)
në jetën e saj të shkurtër tokësore, etikën islame kur’anore, jo vetëm
që e ka njohur në hollësi, por ajo e ka zbatuar me devotshmëri.
Hazreti Fatimja s.a.ishte psikologja më e
famshme, ajo ia mësoi njerëzve se ndërgjegjja është forma më e lartë e
pasqyrimit të realitetit objektiv si veçori e veprimtarisë së trurit të
njeriut, zemrës dhe shpirtit. Është aftësi njerëzore përvetsimi i diturisë,
ndërkaq dituria Kuranore që ia mësonte njerëzimit Familja e Pejgamberit s.a.,
është dritë mbi çdo dritë, që zhvilloi ndjenjat, ngacmoi shpirtin dhe vetëdijësoi
mendjet e njërzimit.
Ndjenjën e ndërgjegjes çfarë na mësonte
hasreti Fatimeja s.a. nuk arrihen nga mendja, por nga zemra, andaj ajo
punonte shumë për të zhvilluar ndërgjegjen që është një shkallë e veçantë e
vetëdijes njerëzore, e cila është dhuratë nga Drita Hyjnore. Ndërgjegjja e Hz.
Fatimes (a.s.) ishte e plotësuar andaj dinte njerëzve tua mësonte sepse ajo për te kishte punuar sipas Kur’anit
të madhëruar.
Sikur
mashkulli ashtu edhe femra kanë nevojë për sjelljen e lirë në suaza të normave
Kuranore, andaj kultivimi i moralit është përbërsi kryesor për formësimin e një shoqërie. Feja
Islame nuk bënë dallim në mes mashkullit
dhe femrës, në bazë të doktrinës Islame njerëzit ndahen sipas shfaqjes nga ana
e vlerave morale të devotshmërisë, respektit,
kualiteteve etike e shpirtërore. Në bazë të kësaj që cekëm, i lejohet edhe
burrit edhe gruas ti kultivojë këto vlera të jashtëzakonshme që do të ishin burim kryesor i një familje të
lumtur. Ditën e gjykimit do të gjykohen
çdo njëri shpirt, në bazë të vlerave dhe virtyteve morale, pa marr parasysh
gjininë.
Shembëlltyra dhe mësimet e Hazreti Fatimes na
mësojnë se veprat e mira të besimtarëve janë begati edhe për mashkullin edhe
për femrën ashtu siç na përkujton edhe Allahu në Kuranin Famëlartë. Femra
bashkëkohore myslimane është në mesin e dy zjarreve të mëdha. Asaj nuk i pëlqen tradita por edhe
nuk i pëlqen konditat islame çfarë predikohen për fatë të keq nga persona jo
përkatës, që rolin e femrës të krijuar nga vet ata, ia etiketojnë islamit.
- Athua a
kanë faj këto femra?
-Jo ato nuk kanë faj, por ka faj neglizhenca e
tyre, mos intersimi i tyre që ta studioj statusin që ia ka dhënë Zoti e jo
robi. Këtë zbrazëti të mosnjohjes së tyre e keqpërdorin krijesat meshkuj, qoftë ai
babai, vllau apo burri injorant dhe jobesimtarë.
-A është ajo fajtore?
-Jo jo, ajo nuk është fajtore, por është fajtor guximi i saj sepse ia kanë marrë. Ajo që moti është e mësuar që
është krijuar nga brinja e Ademit. Ajo që moti është mësuar se është fajtore
për daljen e mashkullit nga xheneti. Asaj që moti ia kanë fiksuar se është
krijesë më e dobët se burri. Ajo që moti e ka të njohur se nuk vlen sa vlen
burri. Ajo që moti e ka në kokë se duhet të jetë e dëgjueshme ndaj burrit.
Unë të
gjitha këtyre i them jo dhe atë JO me të madhe. Sepse nëna ime Hava nuk është e
krijuar nga brinja e Ademit, por u krijua e ngjajshem me natyrën e Ademit, bile
me gjini më të bukur se të Ademit. JO ajo nuk e nxori Ademin nga Xheneti por
kështu Allahu deshi. Jo, ajo nuk
është më pak me vlerë se sa mashkulli,
bile vlerat e saj janë më të mëdha se sa të mashkullit, ajo është më e ngritur ani se s’ka qen pejgambere, por mos harro se
Isa a.s. ka pas Nënë dhe nënë ke edhe ti dhe shumë mirë e din sa vlen për ty. Jo,
ajo nuk duhet gjithmonë të dëgjoj por edhe të dëgjohet. Ajo nuk duhet të luhas
kokën për pohim në çdo mendim të babait, vëllait apo burrit, por duhet të ketë durim e urtësi që gjinin
mashkullore ta bëjë që të luhas kokën
për miratim dhe pohim. Merreni me mend po të e kishte luhatur kokën për pohim e
ndershmja Asija r.a. para burrit të saj
pabesimtarë.
Neve bijtë
e Hazreti Fatimes s.a. na ka mësuar, se
nëse nuk e largon të keqen nga burri jot atëherë mos u habit se një ditë edhe
ti do të gjendesh në të. Me këtë e kuptojmë se ne femrat jemi edukatoret e
kombit edukatoret e njerëzisë andaj kemi vlera dhe përgjegjësi shumë të mëdha. Ne kërkojmë
nga meshkujt e ndershëm të na përkrahin, të na japin hapësirë për veprim dhe të
duartroskasin për sukseset e femrave musliamane . Ndërsa meshkujt e pa ndërgjegjshëm
ne do ti luftojmë qoftë edhe burrat tonë, do t’i luftojmë dhe kërkojmë që nëse
nuk janë të gatshëm të na përkrahin, atëherë kërkojmë të drejtën tonë që mos të
na pengojnë në punë të mira.
Pikërisht për t’u ngritur në
shkallët e larta të moralit shoqëror na duhet femra dhe prapë femra deri në
ditë të kijametit. Femra me plotë kuptimin e fjalës, është e vetmja krijesë që
ka një rol shumë madhështorë që ia ka falur Zoti, andaj nuk ia vlen të kursejmë
vetën tonë e të mos punojmë për bijat tona dhe pasardhësit e njerëzimit. Rezultati punës sonë është mashkulli, andaj unë
them se: “nuk ka mashkull të keq por ka femra të këqija” qoftë ajo nëna
e burrit tënd apo ti vet për
fëmijën tënd.
Të nderuar meshkuj, emri nënë është i shenjët,
andaj edhe nëse ajo ka gabuar në edukimin tuaj,
mos e lejo këtë emër ta njollosësh me sjelljen e ligë ndaj gruas,
familjes dhe shoqërisë. Fillo, merre një hap në jetë, e ke shembullin më të
mirë Pejgamberin s.a.a. që ka qenë burrë i botës që kurrë në jetë nuk ka
kërkuar nga gratë e tija që ta shërbejnë qoftë edhe me një gotë ujë.
Ju motra të nderuara, keni një rol të shenjët në
krijim, Nëse jeton në një kulm dhe rreth
jo të rregullt, mos iu dorëzo jetës, ti je ajo që duhet të ndryshosh rrethin ku
jeton, ti je ajo që duhet të kesh forcë, ti duhet të jesh kampione e botës
ashtu siç ka qenë vajza e Pejgamberit s.a.a Hazreti Fatimja s.a., edhe pse ajo
ka pasur fatin e madh që të ketë një
babai si Muhamedi s.a.a., të ket një burr si Aliu a.s., që ka mundur shumë
lehtë të krijoj një familje të mrekullueshme.
Mos u dëshpëro! A dëshiron të jetosh bashkë me Hazreti Fatimen
në Xhennet? A dëshiron që jeta në këtë botë të shëmbëllej me mënyrën e të jetuarit të saj? Nuk është aspak
vështirë. Ti duhet të jesh e lumtur që ndoshta jeton në një familje me një burrë
jo të edukuar, por ti duhet të jesh fatlume, sepse durimi dhe urtësia jote do
të shpërblehet, ti do të shpëtosh një njeri, ti ke edukuar një brez të tërë.
Zoti e dinë pse ty të ka caktuar për atë bashkëshortë, sepse ti do të jesh
kampione. Kampioni duhet të ushtroj me ditë të tëra për të arrit në atë pozitë,
normal ka vështirësi, ka thyerje këmbësh , duarsh e tjera, por qëllimin e ka të bëhet kampion,
në momentin kur bëhet kampion vinë të gjitha shpërblimet, dhe për një reklamë
të vetme merr famë dhe miliona para. Ti mos dysho
në shpërblimin e Allahut të Lartësuar.
مَنْ
عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ
حَيَاةً طَيِّبَةً وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُواْ
يَعْمَلُونَ
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose
femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë
botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e
tyre.”
Zakonisht çdo punimi i jepet
një përfundim, por nuk mund të kem kompetenca të tilla të jap një përfundim këtij
punimi, sepse Hazreti Fatimja s.a. është një oqean i pa fund dhe kurrë nuk
përfundon. Sidoqoftë, ia vlen që për këtë Femrës të Madhe në vend të
përfundimit do të jap një dëshmi me emrat e saj të njohur, e pastaj çdo njëra
nga ne emrat e saj emrat e saj ti
përvetësojmë për të mirat tona njerëzore.
Pra Hazreti Fatime Zehra s.a.
me emrat e saj dëshmohet dhe kuptohet.
Hz. Fatimja është: Sayyidah kulli
nisā i’l Jannah, Prinjëse e të gjitha
grave në Xhennet.
Hz. Hatimja është: Ez-Zehra: E
shëndritshmja, dritë shkëlqyese.
Hz.Fatimja është: Batul: e pastër,
virgjëreshë.
Hz.Fatimja është: Ma’sumah: E pamëkate.
Hz. Fatimja është: Merhuma; E mbështjellur
me Mëshirë t’Allahut.
Hz. Fatimja ësht: Raki’ah: E përulura ndaj
Allahut.
Hz.Fatimja është: Saxhidah: Ajo që gjente
kënaqësi në sexhde ndaj Allahut.
Hz.Fatimeja është Saimah: Ajo që agjëronte
për Allahun..
Hz.Fatimja është Sāniyah: Virtuoze ndaj
Allahut.
Hz.Fatimja është: Abidah: Adhuruese e
Allahut
Hz.Fatimja është: Velajjah: Shenjtore e
Allahut
Hz.Fatimja është: Vafijje: Përplotë besim
ndaj Allahut
Hz.Fatimja është: Zekijje: E pastër, para
Allahut
Hz.Fatimja është: Radijjah: E kënaqur me
Allahun
Hz.Fatimja është: Alijje: E lartësuar tek
Allahu
Hz.Fatimja është: Safijjeh: E zgjedhur prej
Allahut...
Allahum-me sal-li ala Muhemed ve alihi
Muhamed.
Autore: H.Ikballe
Berisha Huduti
Maj 2010 Prishtinë
Literatura
dhe burimet kryesore:
1. KURANI i
madhërishëm
Përktheu kuptimin e tij nga gjuha arabe:
Prof.Dr. Feti Mehdiu
Prishtinë 1998
2.Murteza
Mutahari “Të drejtat e gruas në
islam” Prishtinë 2003
3.Armstrong, Karen. "A Short History of
Myth".
Knopf,
Canada, 2006.
4.Albert
Einstein: His Life and Universe by Walter Isaacson,
New York, 1984
5. Shkrimi Shenjt, Besëlidhja e Vjetër dhe
Besëlidhja e Re,
Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj,
Drita, Ferizaj, 1994.
6. Çaushi, Tefik, “Fjalor i estetikës”,
Tiranë, 1998
Sunday, April 22, 2012
FEMRA DHE FEJA ISLAME
Gjithmonë gratë kanë qenë ato që është dashur të luftojnë për të drejtat e tyre. Vetëm në shek. XX ato arritën t’i realizojnë disa të drejta në disa vende të botës por jo në të gjitha fushat e jetës. Shumë grave i parashtrohet mejdani për arritjen e barazisë, i cili mejdan duket i pafund.
Në kohët e lashta, ishte zakon që në altarët e
perandorive të ndryshme të sakrifikohen virgjëresha. Në mesjetë, shumë gra u dogjën ne zjarr duke i
akuzuar se ishin shtriga të liga që sillnin mbrapshti. Edhe sot situata nuk
është më mirë. Në SHBA, e cila e konsideron veten ideal i
demokracisë, gratë dhe burrat që e bëjnë
të njëjtën punë nuk paguhen në mënyrë të barabartë, për çdo dollar që burrat
fitojnë, gratë fitojnë vetëm gjashtëdhjetë
e tre cent. Në Arabinë Saudite, gratë e kanë të ndaluar ta
ngasin makinën, madje e kanë të ndaluar edhe të kryejnë lutjet ne xhami. Në shumicën e
vendeve të Evropës, gruaja vetëm
para njëqind viteve e fitoi të drejtën
për trashëgimi në pronë: në Angli 1882 (The Married Women’s Property Act), në Gjermani në vitin 1900, në Suedi në vitin
1907, dhe në Itali deri në vitin 1919.
Në shumë
vende afrikane dhe aziatike, pavarësisht nëse ato janë të krishtera, muslimane
apo të komunitetit pagan, grave i gjymtohen organet gjenitale, në mënyrë që të
respektohet me porosi të
"rrethprerjes" (CIRCUMCISION- synetia ) që është një parim shumë me i
lashtë se Dhiata e Vjetër e përcaktuar vetëm për gjininë mashkullore.
Ekziston një fjalë e urtë aziatike e cila thotë se "rritja e vajzave është si ujitja e bimës në oborrin e komshiut”,
apo siç është tek shqiptarët se “ vajza është e derës huaj”, që aludon për kotësinë rritjes së fëmijës femër e cila shpejt rritet dhe duhet të largohet
nga shtëpia e prindërve, ndërsa meshkujt
gjithmonë kujdesen për prindërit dhe
janë trashëgimtar të tyre . Edhe sot në trojet shqiptare prindit mashkull i
vjen turp nëse i lind foshnja femër dhe nëna ndihet e pavlerë në atë shtëpi. Në Kinë, deri vonë është praktikuar që në
fëmijëri lidhja e këmbëve të vajzave, kjo
është bërë për të ndalur rritjen e tyre si dhe dukja e tyre të jetë më
“femërore”. Rritja e këmbës nuk mund të ndalet por bëhet një lloj deformimi, ndërsa të ecurit japin dhimbje të ndryshme. Pra, me lidhjen e shputave të këmbës arrihen dy gjëra: gruaja
lidhet për shtëpi dhe nuk merr pjesë në jetën publike, gjithashtu, gjersa një
vajzë rritet me muskuj të shtrënguar, për të është shumë më e vështirë
marrëdhënia seksuale që i sjell dhimbje, ndërsa mashkullit i jep më shumë
kënaqësi.
PJESMARRJA E FEMRËS NE SHOQËRI
Kohëve të fundit flitet shumë për pozitën e
femrës në islam dhe vihet në dukje se si feja po penguaka dhe nuk po i lejuaka
ato që të afirmohen si personalitete në planin privat dhe shoqëror. Përmendet
mbulesa islame për të cilën kinse burrat e tyre i detyrojnë, rrethprerja
(synetimi) barbare në disa fis në
Afrikë, ndalimi i edukimit të grave në
Afganistan e tjera. Përshkruhen shumë emigrant myslimanë, që shkojnë për të punuar ne
vendet evropiane
dhe ruajnë plotësisht identitetin e tyre kulturor dhe si i mbeten besnik fesë
së tyre. Femrat e reja kur vinë në Evropë ato nuk punojnë, dhe të moshuarve
nuk i lejohet të mësojnë gjuhën e vendit
ku ata jetojnë dhe në këtë mënyrë bëhen
të izoluara. Ndonjëherë në rrugë mund të
vërehet si shembull i keq, sjelljet e
një mashkulli mysliman ndaj gruas së tij, se si nuk flasin me njeri tjetrin
gjatë të ecurit, pastaj se si gratë ecin mbrapa burrave e tjera. Të huajt duke
e pas në dijeni se këta persona janë mysliman, ata mendojnë se këto ndodhi janë nga feja islame, por ne
realitet disa parime e qëndrime që i veprojnë myslimanët ato nuk janë nga feja por nga tradita apo fanatizmi i tyre
tradicional.
Arabët paganë para
ardhjes së fesë islame gratë i trajtonin në mënyrë shumë brutale. Foshnjën femër
e varrosnin për së gjalli, gratë nuk kanë pasur të drejtë në pronësi dhe i kanë
vlerësuar si një mall tregu. Në fillim të shekullit të shtatë pas Krishtit, shpallja e Kur’anit
i hoqi të gjitha praktikat dhe veset
barbare, por për fat të keq nuk iu nënshtruan të gjithë njerëzit këtyre ligjeve Kur’anore. Disa ende
vazhdojnë të mundojnë gjininë më të brishtë e më të dobët, kështu që këto barbarizma me një model me
liberal po vazhdojnë edhe sot në këtë periudhë të shekullit XXI .
Çdo
person i cili ka udhëtuar në botën islame, kanë vërejtur se në xhamitë dhe
shkollat fetare, promovojnë ndarjen e femrave dhe meshkujve, pasi që kjo praktikë e ndarjes së dy gjinive,
gati është e pamundshme, prandaj jepen
teza të ndryshme se si feja islami
parashikon që një grua e mirë dhe
besnike duhet të kujdeset për reputacionin e saj, prandaj duhet të qëndrojë në
shtëpi dhe kështu nuk do të jetë e nxitur të bëjë ndonjë mëkat me ndonjë
mashkull tjetër. Përveç
kësaj, përmendet
dhe thuhet se "zëri i femrës
numërohet si një gjë i turpshëm” dhe
këtë ia atribuojnë Muahmedit s.a.a. Në këto vende islame shumica e
femrave myslimane që mbajn mbulesën islame –hixhabin,
janë të ndara nga jeta publike dhe e shpenzojnë
jetën e tyre midis katër mureve lidhur me shporetin dhe lindjen e shumë
fëmijëve. Ndërsa gratë që marrin pjesë në jetën publike dhe që nuk e mbajnë mbulesën islame, konsiderohen
si gratë e shthurura.
Mendimet e dijetarëve për te drejtat e femrave
Egjiptiani,
Muhammed Kutb, vëllai i Said Kutbit të njohur, në librin e tij "Dilemat e
Islamit" shkruan: "Në periudhën e parë, puna e gruas jashtë shtëpisë
ka qen e arsyeshme. Islami
nuk i ka ndaluar gratë që të dalin
nga shtëpia për tu angazhuar në
profesione të ndryshme sipas prirjeve dhe aftësive që posedonin, siç janë:
edukatore, mësuese, dado, infermiere, mjeke për sëmundjet femërore pra
gjinekologe, e tjera. Kontributi i saj me këto profesione ka pasur edhe qëllim
për të ndihmuar në sigurimin e mjeteve jetësore, sepse ka pasur edhe prej atyre
femrave që kanë qenë të detyruara të fitojnë për jetesë, për arsye se kanë qenë
gra veja, apo kanë pasur burrin e sëmur, apo burrat i kanë pasur në luftëra të
ndryshme, apo për shkaqe tjera të arsyeshme. Nëse femra nuk ka qenë vetushqyese
e familjes dhe ka pasur gjendje të mirë financiare, ajo ka qen e lirë të dal të
shëtis, të shkojë në vizitë të afërmve, apo të punoj jashtë shtëpisë nëse ka
pasur dëshirë. Megjithatë, duhet ta kemi parasysh se feja islame i ka ndaluar
femrës që të dalë nga shtëpia pa ndonjë
nevojë të arsyeshme për t’i nxitur dhe provokuar xhinin e kundërt siç është
bërë traditë në botën moderne.
Feja
islame nuk e pamundëson që gratë të marrin pjesë në ngjarjet shoqërore, por vlera e saj e
vërtetë vjen në dukje vetëm në shtëpi
dhe familje, ku ajo do të ketë mundësi të trajtoj shumë probleme psikologjike,
sociale dhe morale brenda familjes, e pastaj nëse ajo ka aftësi dhe prirje mund
të shërbej edhe jashtë familjes.
Disa njerëz pretendojnë se puna e femrës
jashtë shtëpisë mundëson rritjen e të ardhurave në familje, sepse shpesh herë
paga e një anëtari të familjes nuk është e mjaftueshme. Kjo mund të jetë e vërtetë, por nëse të gjitha gratë punojnë jashtë shtëpisë jeta e fëmijëve do të jetë e
gjymtë, që mund të rezultojë në rënie morale të familjes. Atëherë a mund të
jetë kjo një justifikim nëse një familje gjymtohet, e nga na tjetër gjendja
ekonomike, financiare përmirësohet me punën e gruas në shoqëri. Çfarë çmimi do
të jepej kësaj pune?
Muhamed Kutbi kishte të drejtë për dy gjëra: e
para është se gruaja është edukatore e njerëzimit,
dhe e dyta është se feja islame në fillim kishte lejuar femrës të jetë një anëtare aktive e shoqërisë. Por, me vonë ai nuk ka të drejt kur thotë, se femra
gjithmonë duhet të qëndrojë në shtëpi,
në mënyrë që edukimi i fëmijëve të saj do të jetë i garantuar. Domethënë, në
qoftë se një grua arrin të plotësoj detyrimet e saja personale dhe
profesionale, nuk ka asnjë arsye që ajo të punësohet jashtë shtëpisë. Gjithashtu është gabim të thuhet
se feja islame në periudhën e parë të predikimit, femrës i ka lejuar të dal
jashtë shtëpisë, por në rrethanat e tanishme nuk është e pranueshme. Kurani është shpallur para njëzet e tri viteve, me të cilin është plotësuar
i tërë ligji islamik, dhe redaktuarat e mëvonshme në të shumtën e rasteve nuk janë të
nevojshme. Në qoftë se feja islame në periudhën e parë ka lejuar pjesëmarrjen
aktive të femrës në shoqëri, nuk ka arsye që sot të mos jetë e lejuar.
Kutb
beson dhe sugjeron se gratë nuk duhet të ekspozohen në shoqërinë e meshkujve,
por nuk e kam të qartë si mundet një femër të ekspozohet dhe të jetë e dëmshme
për shoqëri nëse ajo është e mbuluar me
një mbulesë islame-hixhab , dhe në qoftë se shihet vetëm fytyra e saj e pa
ondulua, pa kozmetik dhe duart e saja pa stoli, që bukurit i ruan vetëm për
burrin e saj? Nëse do ti përjashtojmë gratë nga shoqëria dhe i mbyllim
ato në kuzhinë, i kemi mbyllur më shumë
se gjysmën e popullsisë botërore. Kjo natyrisht të çon në jo-produktivitetit,
varfërim dhe stagnim të shoqërisë.
Pikërisht
këto gjëra kanë ndodhur ne ish- kalifatet e myslimanëve, që ne mund të i
fajësojmë udhëheqësit religjioz të cilët me të padrejtë i kanë mbyllur femrat
në burgjet shtëpiake, apo nëpër pallate
duke i joshur ato me stoli dhe pasuri të mëdha, e duke mos i angazhuar pas
emancipimit dhe prirjeve kreative.
Sjelljen e talebanëve afganë të cilët nuk lejojnë gratë të vijojnë
shkollimin, me të vërtetë është një krim kundër njerëzimit dhe kundër Islamit,
që asnjëherë nuk ka mbështetur idenë se gratë nuk duhet të kenë qasje në
shkencë dituri dhe shoqëri, si dhe kjo është gjithashtu kundër urdhrit të
Pejgamberit s.a.a. i cili thot se: "kërkimi i diturisë është i detyrueshëm për çdo musliman dhe muslimane.”
Në fakt, kjo është një shkelje e urdhrit
të parë të Allahut, është fjala e parë e
Kur'anit e cila u shpall “ Lexo në
emër të Zotit tënd! "
Disa myslimanë besojnë që zëri i gruas është ‘avra, apo numërohet si një prej organeve të turpshme të njeriut, ata e komentojnë thënien e tyre duke thënë se kështu paska thënë pejgamberi Muhammed s.a.a. Në fakt, ata gjithashtu interpretojnë se grua duhet të mbulojë tërë trupin përveç fytyrës dhe dy duarve, në këtë mënyrë vërehet haptas se feja islame nuk e ndalon një bisedë mes burrave dhe grave që nuk janë në marrëdhënie fisnore. Për shembull, një sure nga Kur'ani, i quajtur Muxhadile (d.m.th., ajo që diskuton), e përshkruan një grua që ishte e pakënaqur me sjelljen e burrit të saj dhe shkoi në xhami për të diskutuar me Pejgamberin s.a.a. Ai, Pejgamberi as nuk e ka larguar, as nuk i ka thënë se nuk guxon të flas me meshkuj por e ka këshilluar në mënyrë më njerëzore lidhur me problemin e saj. Përveç kësaj, dijetari i njohur Sejjid Muhammed Husein muxhtehid Fadlullah, një nga autoritetet më të mëdhenjë në Liban tha se zëri i femrës nuk është vend ose pjesë private e turpshme.
Disa myslimanë besojnë që zëri i gruas është ‘avra, apo numërohet si një prej organeve të turpshme të njeriut, ata e komentojnë thënien e tyre duke thënë se kështu paska thënë pejgamberi Muhammed s.a.a. Në fakt, ata gjithashtu interpretojnë se grua duhet të mbulojë tërë trupin përveç fytyrës dhe dy duarve, në këtë mënyrë vërehet haptas se feja islame nuk e ndalon një bisedë mes burrave dhe grave që nuk janë në marrëdhënie fisnore. Për shembull, një sure nga Kur'ani, i quajtur Muxhadile (d.m.th., ajo që diskuton), e përshkruan një grua që ishte e pakënaqur me sjelljen e burrit të saj dhe shkoi në xhami për të diskutuar me Pejgamberin s.a.a. Ai, Pejgamberi as nuk e ka larguar, as nuk i ka thënë se nuk guxon të flas me meshkuj por e ka këshilluar në mënyrë më njerëzore lidhur me problemin e saj. Përveç kësaj, dijetari i njohur Sejjid Muhammed Husein muxhtehid Fadlullah, një nga autoritetet më të mëdhenjë në Liban tha se zëri i femrës nuk është vend ose pjesë private e turpshme.
FEMRA
NË KUR’AN DHE HADITHE
Duhet të theksohet se në Kur'an askund nuk urdhëron se jeta e femrës duhet të kufizohet për burrin dhe fëmijët. Sigurisht, roli i nënës është detyra e saj primare, por në qoftë se një grua do të jetë e punësuar apo e angazhuar në mësimdhënie dhe shkencë, por nga ana tjetër ajo është e zonja që të i menaxhoj punët e shtëpisë me punën e saj private, ( qoftë duke e angazhuar një ndihmëse të shtëpisë), atëherë këtë rast nuk ka arsye pse të mos jetë e kyçur në jetën kolektive sociale duke qenë në shërbim të aftësive të saj profesionale për të mirën e familjes dhe shoqërisë. Në fakt, mua më duhet të përmendet se nuk ka asnjë ajet Kur'anor, as ndonjë thënie e pejgamberit Muhamed s.a.a, që gruaja është e detyruar të ziej e gatuaj, gruaja nuk është e obliguar të i ushqej fëmijut me qumështin e saj nëse nuk ka dëshirë, pos kësaj gruaja nëse kërkon nga burri që t’ia paguaj gjidhënjen, ai është i obliguar ta kryej këtë kërkesë. Të gjitha këto punë gruaja i bënë nga vullneti i saj i lirë. Feja islame gruan e obligon që burrin e saj mos ta largoj nga dysheku, pra të mos refuzoj në marrëdhënie seksuale, për arsye që mos të përhapet zinaja apo amoraliteti në shoqëri, gjithashtu femra është obligative që ta ruaj pasurinë e burrit si dhe të mos pranoj në shtëpi njerëz të huaj gjersa nuk është prezent burri i saj.
Sa i
përket daljes së femrës nga shtëpia, të cilën dalje disa e numërojnë si
provokim për punë amorale, kjo nuk mund të jetë e këtillë, sepse burrat janë më
shumë të prirë për amoralitet se sa grat, kur themi gratë kjo nënkupton më
shumë për gratë të cilat i respektojnë rregullat dhe parimet islame, sepse është vërtetuar se gratë janë më të kujdesshme për
ta kontrolluar pasionin e tyre epshor. Përveç kësaj, në qoftë se femrat ndahen nga meshkujt
deri në atë masë që marrëdhëniet e tyre sociale të ndërpriten tërësisht, mund të ketë pasoja të padëshiruara. Një
mashkull i cili nuk fletë në asnjë moment me një grua tjetër, siç është në
shumë vende të Arabisë Saudite, do të shohin gruan si fruta e ndaluar, që duhet
një ditë gjithsesi të vjelët. Pra, aq shumë do të aludojë e ëndërroj për ta ndier apo
për ta parë qenien femër,- e në mënyrë të pashmangshme ai do ta shoh dhe dëgjoj
zërin e saj, në rrugë apo në treg,-ai do të përjetojë një shok, një pasion të
lartë të pakontrolluar. Transmetohet se
një rast një dijetar i madh islam, kishte parë këmbën e zbathur të një gruaje
që kishte ecur nëpër rrugë dhe si rezultat i kësaj ai nuk kishte mundur të shkruaj dhe ligjëroj një muaj të tërë.
Sipas gjithë kësaj që u tha më lartë, pyes
veten, - A nuk është më e natyrshme për gratë që të jenë gjithmonë të pranishme
në jetën shoqërore, në mënyrë që ato të llogariten si qenie normale njerëzore,
e jo sikur sprova të mundimshme dhe të rrezikshme ose si shigjeta të shejtanit
për ta luhatur devotshmërinë e krijesës mashkull?
ÇKA
MENDON BOTA FEMINISTE?
Gratë
dhe burrat duhet të jenë të barabartë, por jo në mënyrën se si e përcaktojnë feministët
e sotme. Domethënë, ato besojnë se gratë duhet të kryejnë të
njëjtat pune dhe të kenë të njëjtat pozita pune si
meshkujt, qoftë edhe nëse femrave nuk u pëlqen. Ato bëjnë protesta të ndryshme
për arsye se një grua është e përjashtuar nga puna, duke e fajësuar meshkujt
për pabarazi gjinore, madje besojnë se Zoti nuk duhet të jetë i gjinisë
mashkullore, të
menduarit sipas logjikës së shëndosh, Perëndia, në fakt, nuk është as mashkull
as femër - Ai nuk ka gjini, Zoti nuk
është si ne dhe nuk mund të krahasohen me njerëz dhe të peshohet me kriteret e
njeriut.
Feja islame konsideron se gratë dhe burrat
duhet të jenë të barabartë, por nuk përpiqet të na bind se ata janë të krijuar
si të barabartë. Ata janë cilësisht të ndryshëm. Në fakt, gratë mund të lindin fëmijë dhe t’i japin qumështin nga
gjiri i saj, ndërsa një burrë nuk mundet. Njeriu është fizikisht më i fortë se femrat, por femrat fiziologjikisht janë më të forta se meshkujt, sepse mund ta
përballojnë një shkallë më të lartë të dhimbjes. Për shkak të konstruktit të tij mendor, mashkulli nuk do të ishte
në gjendje të përballoj problemet që sjell cikli mujor, ndërsa dhimbjet e
lindjes as që do të mundte t’i paramendonte.
Një shkrimtarë arab Amin Maalouf ka thënë se -“femrat gjatë goditjes së problemeve jetësore lakohen apo përkulen,
ndërsa meshkujt thyhen dhe shkatërrohen. Për të gjitha këto arsye, gratë dhe burrat e kanë një rolë të ndryshëm në shoqëri, sepse gratë nuk mund
të përvetësojnë apo të gjinden në botën e mashkullit, ndërsa një burrë e ka shumë vështirë të hyjë
në botën e femrës. Prandaj feja islame
në shumë raste ka predikuar ligje të ndryshme për meshkujt dhe për femrat,
sepse shkoi nga ajo se mashkulli dhe femra nga natyra janë të ndryshëm dhe
ndiejnë kënaqësinë natyrore të këtyre diversiteteve në gjini.
PSE GRATË NUK JANË PEJGAMBERE
Asnjë
grua në realitet nuk ka qenë pejgambere, e dërguar e Zotit – në këtë pozitë kanë qenë vetëm meshkuj.
Kjo nuk do të thotë se femra është e privuar, por kjo vetëm tregon se femra
është e ndryshme nga mashkulli dhe se roli i saj në shoqëri është në përputhje
me aftësitë dhe mundësitë e saja
gjinore.
Është e vërtetë se feja islame nuk lejon që gratë t’i kryejnë të gjitha llojet e bizneseve apo
punëve. Për shembull, një grua nuk mund të jetë imam (prijëse) në namaz dhe të udhëheq lutjet.
Arsyet janë shumë praktike dhe logjike. Femra çdo muaj ka ciklin
menstrual, pas lindjes së fëmijë ajo është lehonë dhe ka gjakderdhje që tek
disa femra zgjatë deri në dyzet ditë, kjo gjendje e saj numërohet si e sëmur
dhe e papastër, andaj ajo nuk mund të fal namazin dhe nuk mund të agjërojë. Duhet të ceket gjithashtu se femra ka
një zë tingëllues si dhe të bukur provokues, mund t’ia tërheq vëmendjen
meshkujve dhe t’i dekoncentrojë nga meditimi
për Allahun e Lartësuar.
Nuk është e thënë nëse gruaja nuk mund të jetë prijëse në namaz, e pastaj të mos jetë aktive ne jetën publike. Gratë mund të studiojnë fenë, shkruajnë libra dhe mbajnë ligjërata në lidhje me fenë. Është e njohur se Fatime Zehra (paqja e Allahut qoftë mbi të) pra bija e Pejgamberit s.a.a ka mbajtur edhe fjalime politike. Në Tunizi, Siri dhe Irak, gratë janë të vendosura në vendet kyçe ne gjykatë, ndërsa në Iran, shumë gra janë përcaktuar si gjykatëse në sektorin e mosmarrëveshjeve familjare. Republika Islamike e Iranit është i vetmi vend ku ligji Islam është i respektueshëm dhe i aplikueshëm dhe mbi 30% të grave janë të ulura në parlamentin e këtij shteti islam, gjithashtu një grua është emëruar në postin nënkryetares. Sigurisht, këto femra janë të veshura si duhet, flokët dhe i gjithë trupi i tyre janë të mbuluara sipas parimeve islame, kështu që tek këto femra nuk ka pengesa për kryerjen e përgjegjësive, biznesit dhe karrierës së tyre.
Nuk është e thënë nëse gruaja nuk mund të jetë prijëse në namaz, e pastaj të mos jetë aktive ne jetën publike. Gratë mund të studiojnë fenë, shkruajnë libra dhe mbajnë ligjërata në lidhje me fenë. Është e njohur se Fatime Zehra (paqja e Allahut qoftë mbi të) pra bija e Pejgamberit s.a.a ka mbajtur edhe fjalime politike. Në Tunizi, Siri dhe Irak, gratë janë të vendosura në vendet kyçe ne gjykatë, ndërsa në Iran, shumë gra janë përcaktuar si gjykatëse në sektorin e mosmarrëveshjeve familjare. Republika Islamike e Iranit është i vetmi vend ku ligji Islam është i respektueshëm dhe i aplikueshëm dhe mbi 30% të grave janë të ulura në parlamentin e këtij shteti islam, gjithashtu një grua është emëruar në postin nënkryetares. Sigurisht, këto femra janë të veshura si duhet, flokët dhe i gjithë trupi i tyre janë të mbuluara sipas parimeve islame, kështu që tek këto femra nuk ka pengesa për kryerjen e përgjegjësive, biznesit dhe karrierës së tyre.
MBURRJA PËR TË KALUAREN
Muslimanët
e sotëm mburren me atë se feja islame i ka nxjerrë femrat nga kthetrat e
barbarizmit dhe i ka dhënë rol më të lartë në krijim. Gjithashtu myslimanët
lëvdohen se gratë myslimane janë me të vlerësuara ne krahasim me gratë moderne
të cilat vërtet janë si një objekt për reklamimin e bizneseve të ndryshme.
Gjithashtu myslimanët cekin se si për daljen nga xhenet nuk ka gabuar hazreti Hava por ka
gabuar edhe Ademi s.a. së bashku me një kohë. Kështu që me këto fjalë mburrësie
mbahen me vite të tëra pa menduar se ata që mburren e shëmtojnë të kaluarën me
të tashmen e reales së hidhur.
Në teori, bota shikohet përmes syzeve me xhama të trëndafilta, ndërsa në praktik kjo teori plotësisht injorohet. Në fakt, bota muslimane shpesh ka tendencë për të jetuar mbi dafinat e lavdisë së vjetër, duke i përkujtuar të arriturat e filozofëve të mëdhenj, edukatorëve, shpikësve, shkencëtarëve arab që shpikën algjebrën, kimin, matematikën, alkiminë dhe shumë të arritura mjekësore dhe shkencore astronomike. Lëvdohen me shtetin e tyre islamik, i cili në atë kohë ishte i njohur në gjithë botën. Përkujtohet pasuria e madhe e Abbasidëve kur nuk ka pasur asnjë të varfër dhe s’ka pasur kujt t’i jepet zekati (lëmosha) - por askush nuk bën asgjë për të ndryshuar gjendjen e tashme, stagnimin total moralizues të botës islame dhe myslimane në përgjithësi.
Në teori, bota shikohet përmes syzeve me xhama të trëndafilta, ndërsa në praktik kjo teori plotësisht injorohet. Në fakt, bota muslimane shpesh ka tendencë për të jetuar mbi dafinat e lavdisë së vjetër, duke i përkujtuar të arriturat e filozofëve të mëdhenj, edukatorëve, shpikësve, shkencëtarëve arab që shpikën algjebrën, kimin, matematikën, alkiminë dhe shumë të arritura mjekësore dhe shkencore astronomike. Lëvdohen me shtetin e tyre islamik, i cili në atë kohë ishte i njohur në gjithë botën. Përkujtohet pasuria e madhe e Abbasidëve kur nuk ka pasur asnjë të varfër dhe s’ka pasur kujt t’i jepet zekati (lëmosha) - por askush nuk bën asgjë për të ndryshuar gjendjen e tashme, stagnimin total moralizues të botës islame dhe myslimane në përgjithësi.
Pse myslimanët e sotëm janë shumë larg nga e kaluara
ideale?
Një
grusht i beduinëve i kanë rrëzuar perandoritë bizantine dhe persiane, e kjo ka
ndodhur vetëm disa vite pas vdekjes së Pejgamberit s.a.a, ndërsa për 70 vite
kanë arritur në përhapjen e kulturës islame deri në Spanjë dhe në jug të
Francës, në Portugali, më pas deri në Kinë dhe
Indi. Pse pra myslimanët e sotëm
janë larg këtyre arritjeve? Të gjitha këto arritje janë meritë e këtyre burrave
që kanë pasur sjellje shumë të mira ndaj grave të tyre. Sepse ne kohët e
hershme gratë kanë qenë shumë aktive në aktivitetet e shoqërisë së hershme.
Kanë qenë mjeke, infermiere, kanë shkuar nëpër fushë beteja, që të i lidhin
plagët e luftëtarëve. Shembulli më konkret është vajza e Pejgamberit s.a.a Fatime
Zehra (paqa e Allahut qoftë mbi të) – nuk na duhet shembulli më i mirë se kjo –
personalisht ka lidhur plagët e babait dhe burrit të saj Imam Aliut ( paqja e Allahut qoftë mbi të). Domethënë nëse
këto ndodhi kanë qenë të lejuara në kohën e Pejgamberit s.a.a, ne nuk duhet as
të përmendim absurditetet që po ndodhin sot nëpër botën islame, shembull
konkret se femrave i ndalohet të marrin pjesë ne namazet e përbashkëta me
meshkujt, dhe kjo është një pasim i shtrembëruar i fesë islame, e mos të përmendim
p.sh. Tunizinë ku feja islame ka mbetur vetëm si traditë. A nuk vërehet kjo edhe tek ne në trojet
shqiptare, se jemi të ndikuar nga islami radikal, fundamental, ekstrem, qe nuk
ka të bëje aspak me islamin e vërtet të pejgamberit Muhamedit s.a.a., por për
fat të keq naivitetin dhe fanatizmin e tyre tradicional ia etiketojnë islamit,
me të cilin arrijnë që fenë islame ta bëjnë të neveritshme dhe gërditshme me
formalitetet dhe pamjen e jashtme të tyre, e sa i përket mbendisë së saj, është
shumë larg nga islami i vërtet. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që mendojnë dhe
që nuk kanë paragjykime naive, por vërtetohen duke studiuar për disa ligjerata dhe diskutime që nuk i flejnë
kollaj në zemër.
Koleksionisti
apo tubuesi i haditheve të Pejgamberit s.a.a., Ibn Maxhe në Sunenin e
tij citon këtë thënje: " Thuani bijave dhe grave tuaja që të marrin pjesë
në ceremonit e festës së Bajramit dhe të
ndjekin ligjëratat përkatëse.” Shumë mirë po dihet se myslimanet e dikurshme,
shkonin ne xhami dhe merrnin pjesë ne aktivitetet shoqërore, ndërsa praktika e sotme që të
ndahen femrat nga bashkësit fetare dhe mos dhënia e hapësirës për veprim të
motrave muslimane me shkollim të lartë
universitar, krijon një padrejtësi, e më pas ato ndien inferiore dhe të
pavlera. Krahas kësaj gjendje të tyre, vëllezërit, baballarët dhe burrat e tyre
në vend se të luftojnë dhe të i përkrahin motrat e nënat dhe gratë e tyre, duke i avancuar e duke i dhënë vende pune të
moralshme, ata arsyetohen shumë lehtë dhe pa pik ndërgjegje, se femrat myslimane
nuk kanë kushte për të punuar ne vende publike. Çka është më e keqja se shumë
vëllezër besimtarë arsyetohen pa pik logjike, se mbasi femra nuk ka kushte për
të vepruar në shoqëri, atëherë për të
mjafton që të bëjë sa më shumë fëmijë dhe të merret me edukimin e tyre.
Më
lejoni të ju pyes juve të nderuar “besimtarë”, - a mjafton që gruaja juaj të i
mësoj fëmijët me aq njohuri dhe metoda puna që ajo ka? Apo themi se një grua ka njohuri më të gjëra
për t’i mësuar fëmijët e saj, ndërkohë kur
fëmiu saj shkon në shkollë e ka para
sysh një mësimdhënëse të pispillosur, me rroba të ngjitura për trupi, me
minifundin shumë tërheqës, me edukatë të shthurur. Kjo mësimdhënëse pra, ta
mëson e edukon fëmiun tëndë të paformuar.
A s’do të ishte më mirë që një mësimdhënëse e edukuar në frymën islame që ka një dukje shumë normale dhe një
dije të bazuar ne emër të Allahut, të jetë mësuese e fëmijëve të saj dhe
fëmijëve të shoqërisë dhe rrethit ku jeton, e të mos rrijë e izoluar në shtëpi?
Problem tjetër i shkaktuar në shoqëri, për shkak
të mos aktivizimit të besimtareve në shoqërinë civile, është përplasja e ndjenjave dhe hormoneve në
pubertet, për të cilin problem psikik
është figura e mësimdhënëses që me pamjen e saj provokuese shkakton probleme
mendore tek nxënësit e saj adoleshent.
Kemi
respekt ndaj nënave që janë intelektuale dhe janë në kurthat e fanatizmit dhe
naiviteti fetar, prandaj apelojmë që të marrin hapa në ndryshimin e shoqërisë
sepse do të jemi përgjegjëse, se sa kemi kontribuar për fëmijët, bashkëshortin
dhe pastaj shoqërinë. Nga ana tjetër është turp dhe mjerim për ato nëna që tërë
ditën rrinë në shtëpi, tërë ditën shikojnë filma dhe seriale të njëpasnjëshme,
falin ndonjë namaz sa për formalitet, nga ana tjetër e vlerëson më shumë pastrimin dhe gatimin e
gjellërave të shijshme se sa të jap
kohën dhe mundin e saj për emancipimit e fëmijë së vet.
ÇKA DUHET TË BËJMË?
Sugjeroj
se nuk është e
mjaftueshme që të përmendim vetëm përfitimet
e kamotshme që i solli feja femrës
myslimane përmes ligjeve islame. Ne duhet të zbulojmë dhe hulumtojnë çka i
ofrojnë ligjet islame sot femrës
myslimane për një jetë më të mirë. Nuk dëshirojmë të bëjmë reforma në
këto ligjet e kamotshme islame, sepse çdo gjë që është materiale ajo vjetrohet,
ndërsa ligjet kur’anore kur nuk vjetrohen dhe mbesin të njëjta dhe të dobishme
për çdo kohë. Ne nuk dëshirojmë të bëjmë reforma e risi, por dëshirojmë dhe
punojmë për të larguar traditat çnjerëzore në shumë vende të botës, të cilat tradita, që ia
etiketojnë fesë islame e mbajnë femrën myslimane të izoluar, të varur, të
varfëruar, e në vende të ndryshme ka me miliona gra të privuara nga shumë hallalle dhe të drejta që
ia ka lejuar Zoti e që ato nuk kanë guxim ti kërkojnë e të mishërohen me
dëshirën e Zotit.
Do
të jepja një mesah të përzemërt me ndjenja të thyera për gjendjen e motrave myslimane kudo që janë. -Vazhdoni të jeni nëna, motra dhe bija të ndershme, ruani pastërtinë morale, merreni kontrollin e
jetës suaj në duart e juaja, merruni me atë punë për të ciën keni prirje talent
dhe dashuri, pa marrë parasysh që nuk
është në pëlqim me prindërit apo bashkëshortët e juaj, por me rëndësi është që
këto lëvizje reformuese e juaja të jenë në
pëlqim me Allahun. Te jeni të sigurta se
nëse Allahu është i kënaqur me një punë tuajën e të tjerët nuk ju kuptojnë, do
të keni telashe në jetë, por prapë merrni hapa dhe sakrifikoni për fëmijët e
juaj, mos u frikoni. Kur juve ju merret e drejta, më mirë është të bëhesh kurban
për të drejtën dhe hakun tënd , sepse gjithsesi
tani më veç je kurban i padrejtësisë. Andaj kërkoje të drejtën tënde,
merr hapa në jetë, ia vlen të bënë ndryshime në të mirë duke pasur kujdes që me
veprat e tua të mos e hidhërosh Allahun. Nëse je duke vuajtur për padrejtësitë
që të tjerët t’i bëjnë, atëherë ashtu se ashtu je duke vuajtur, prandaj mos e
kurse veten që të vuash duke kërkuar të drejtën, Allahu është ndihmës i të
drejtëve.”
Ka ardhur koha ti qasemi Islamit në një mënyrë
më të re, më të mirë dhe më origjinale.
Në këtë kohë, femra duhet të rifilloj rolin e saj të
mirëfilltë që ajo meriton si një krijesë e dashur e Allahut të lartësuar. Së fundi,
mashkulli mysliman do të jetë xheneti ynë, i cili arrin te bëhet banor i
xhenetit duke respektuar edukatoren e njerëzimit, sepse Pejgamberi s.a.a. ka
thënë " Xheneti është nën
këmbët e nënës."
Ikballe
Berisha Huduti Mars 2011
Subscribe to:
Posts (Atom)

